– Austri

‘autorë’ dhe… Autorë!

Meqe keto ditet e fundit, pas nje bataljoni hollywoodjan (Django, Lincoln, Zero dark thirty, The Master), pashe disa filma qe kane te perbashket te qenit ‘film autor’ (apo indipendente, siç i quajne pertej Atlantikut), po i permbledh ne nje postim te vetem. E po i marr me rradhe :

” V tumane” ( “Dans la brume”, “Nella nebbia”, “Im Nebel”, “Neper mjegull” ) –  film ukrahinas me regji te Sergey Loznitsa

 

Kur para dy vitesh pashe ne kinema filmin e pare me metrazh te gjate te ketij regjizori ukrahinas, pra “My Joy” (http://filmjournal.thedigitalfix.com/autori/2011/01/11/schastye-moye-my-joy-film-ukrahinas-me-regji-te-sergey-loznitsa/), ne fund te reçensionit tim paskam shkruar : “Mendimi im eshte se duhet pare se ‘për nga’ do marrë drejtim (nese vazhdon te beje filma) ky ukrahinasi, sepse, qe ka disa gjera per te thene, duket ashiqare qe i ka”.

Nuhatja nuk me paska gabuar. Filmi, ne pergjithesi, me kish pelqyer, por edhe disa rezerva i kisha, ndaj me sa duket, me te drejte isha shprehur ne ate menyre.
“Neper mjegull”, i prezantuar ne festivalin e Kanes vitin qe shkoi, i ka gjithe simptomat e filmit ’serioz’, ‘autorial’ (ose me sakte – autoritar) europian. Ose thene ndryshe, nje tmerr i vertete. Ne frengjisht perdoret shprehja “film à thèse” (film-tezë) : regjizori ka nje ide, nje tezë te tijen ne mendje ( ‘cilen zgjedhje morale duhet te beje njeriu, ne rrethana kur morali nuk ekziston – pra ne rrethana lufte ??’ ), dhe filmi ben demonstrimin e saj. Pra filmi vuan nga simptoma “çdv” (ç’fare deshem, vertetuam).

Eshte interesante kjo puna e demonstrimit. Ne shqip, kjo folje e ka origjinen nga italishtja ‘dimostrare’, ose nga frengjishtja ‘demontrer’, te cilat e kane origjinen nga ‘mostrare’ (it.) dhe ‘montrer’ (fr.).  Që ne shqip perkthehen : tregoj, pershfaq. Pikerisht, nese filmi do pershfaqte, do tregonte, do ishim vete ne spektatoret qe ne fund te tij do nxirnim konkluzionin. Cilido qofte ai ! Kurse “Neper bryme”, ben pikerisht te kunderten: ben demonstrimin e idese qe e ka pas ne toçin e tij qe ne fillim regjizori dhe pike : dilema morale ne kohe lufte (jemi ne Luften e dyte Boterere) eshte i vetmi dimension qe propozon filmi. I vetmi !

Gjithsesi, une nuk prita fundin (filmi zgjat 2 ore e gjys!) por çava ferren nga salla e kinemase ne krye te 30 minutave (gjynah, se regjizori ka vertet talent persa i perket cilesise se imazhit filmik, drejtimit te lojes se aktoreve … etj etj).

nota : 2.0

TRAILER http://www.youtube.com/watch?v=ZhKc_3XilQs

°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°
°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°

“Paradies : Liebe” (Parajsa : Dashuria) – film austriak me regji te Ulrich Seidl

   

Plaka “sugar mamas” nga Europa e plakur shkojne ne plazhet e Kenias per te marre rreze dielli  Edhe Tereza, trashaluqe mikro-borgjeze austriake 60 vjeçare, per kete pune shkon atje. Por jo vetem. Shkon mbi te gjitha per te takuar “beachboys”, djelmosha muskuloze keniane. Turizem seksual, me nje fjale.
Gjithe problemi eshte se Tereza eshte e bindur se atje mund ta gjeje dashurine. Dhe i duhet te nderroje jo pak partenerë qe te bindet se, produkti më i shitur ne Kenia, eshte pikerisht dashuria !

Filmi eshte kapitulli i pare i nje trilogjie, qe regjizori e ka titulluar : PARAJSA. Ky kapitull quhet : Dashuria.

 

Ne fakt, me pelqeu. ‘Radiografia’ e nje situate te tille, kryesisht qé e arrire : mua me duket se regjizori nuk tallet me personazhet e tij (ne sensin e “take the mickey” ) : per shembull, heroina na pershfaqet pa ndonje paragjykim te dukshem (apo edhe te padukshem). Po ashtu dhe kenianët penismedhenj :sikur nuk me duket se regjizori eshte i vetekenaqur (ne ironine e tij) apo cinik, edhe pse kufiri i kesaj ironie eshte shume i holle per te abuzuar me të… .
Nota : 6.8

TRAILER http://www.youtube.com/watch?v=knOjTUa_2sA

°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°
°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°

“CHATRAK” – film sri-lankez me regji te  Vimukthi Jayasundara

Ky sri-lankezi ne fjale ka pas fitu “Kameren e Arte” ne festivalin e Kanes ne vitin  me “Toke e braktisur” .  Nje nga te mirat qe kane filmat e mire, eshte cilesia e tyre per te mos i harruar se i ke parë (sado bloze qe mund te jesh nga memorja!) dhe nje nga keta syresh, eshte pikerisht ky qe permenda.

Per fat, edhe filmi i tij i dyte, “Chatrak” (qe ne gjuhen indiane dashka te thoka ‘kepurdha’ ), eshte… fort mbreselenes ! Ne fakt, ndofta nuk eshte i tëri i arrire, nga fillmi ne fund, por ka nje te mire te madhe :fuqia e tij estetike nuk kthehet ne nje dominim te lodhshem. Shkurt : eshte krejt i kundert me filmin ukrahinas qe permenda ne fillim te ketij postimi.

TRAILER : https://www.youtube.com/watch?v=Pnqd8dVBgdU

nota : 7.3

°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°
°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°

____________________________________________________

“La Fille de nulle part” (Vajza prej askundi) – film francez me regji te Jean-Claude Brisseau

Qe nga momenti qe nje regjizor nuk e tradheton Idenë (per te mos thene idealin) e kinemase (te kinematografise), edhe sikur filmi te realizohet me 50 mije euro (buxheti i ketij ne fjale thuhet se nuk e kalon kete shumë), rezultati eshte padyshim… i levdushem ! Per me teper qe “Vajzen prej askundi”, Brisseau (nga i cili, keto vitet e fundit kam pare “Ne aventure” dhe “Engjejt shfaroses“) e ka teresisht realizuar ne apartamentin e tij, rolin kryesor e luan vete ai, pra gjithshka eshte bere artizanalçe dhe me shume shume pak harxhe !

Jean-Clade Brisseau vë vetë veten e tij ne skenë. Dhe na rrefen per kurizotetin e tij te pashtershem per jeten, na rrefen dhimbjet e tij shpirterore, misteret e tij, deshirat e tij. Virginie Legeay (qe eshte e vetmja aktore ne film, perveç vetë regjizorit-aktor), mban mbi supe ‘gjysmen’ tjeter te filmit. Dhe eshte po aq e magjishme dhe prekese sa dhe ai!

Dhe per fat, me ne fund nje sinjal mirenjohjeje per regjizorin : filmi ishte fitues Leopardit te Arte ne festivalin e fundit te Locarno-s :

nota : 8.5

TRAILER : https://www.youtube.com/watch?v=RLN5fERhMIc

Posted on 18th February 2013
Under: Te ndryshme | No Comments »

Radicool!

“Amour” – film francez nga regjizori austriak Michael Haneke

Ne mes te fotos se melartme qendron regjizori austriak Michael Haneke (autori i “Funny Games”, “la Pianiste” ose “Kordelja e Bardhe” – palmë e arte ne Kanë, ne 2009-n) i rrethuar nga Jean-Louis Trintignant dhe Emmanuelle Riva, dy aktorët kryesore (e pothuaj te vetem) te filmit te tij te fundit “Amour”, gjithashtu fitues i Palmes se Arte kete vit (2012) ne Kanë.

Historia e filmit mund te permblidhet ne nje rresht te vetem : Georges (Zhorzh) dhe Anne (Ana), dy pensioniste tetedhjetevjeçare ish-profesore muzike jetojne vetem dhe kane nje vajze te vetme (qe jeton jashte shtetit, me familjen e saj). Nje dite, Ana eshte viktime e dy hemoragjive cerebrale te cilat e lene ulog ne shtrat. Dashuria qe lidh çiftin prej dekadash vihet ne prove. Qe kthehet ne sproven e filmit.

 
Me nje fjale, subjekti i filmit eshte dashuria, jeta dhe vdekja. Jo keq. Jo pak. “Tout un programme” – thote frengu ( “nje program i tere !” ). Megjithate, mua filmi nuk me pelqeu (nuk jam i vetmi : ne France ka patur jo pak debat rreth filmit). Problem per mendimin tim mbetet menyra se si eshte trajtuar ngjarja nga ana e autorit. Eshte e njohur dhe eshte kthyer ne proverbiale menyra profesorale (autoritare) e te berit filma e austriakut Michael Haneke : shpullat e tij ndaj spektatorit (permes filmave, sigurisht) jane tashme te njohura, sikurse njihet tashme statuti i tij prej “autori serioz” qe “prek aty ku dhemb“. Por a “prek vertet aty ku dhemb” Haneke ? Dhe si prek ?? A kemi te bejme me kinematografi radikale apo me se shumti vetem me kinematografi radicool ??

Me se shumti duket se eshte kjo e dyta. Pse ? Sepse – per mendimin tim- ne vend te nje “keputjeje tonaliteti” (abrupt change of tone), pra ne vend te nje kolpoje kinematografike qe do te shperbente tonalitetin serioz te filmit (dhe keshtu do t’i ofronte spektatorit nje tjeter emicion te ri te paparashikuar dhe radikal), Michael Haneke nuk ben gje tjeter veçse shperblen spekatorin ose me nje ‘goditje me koke’ (headbutt) ose me nje pale shpullash flakeruese (fundi i filmit). Dhe pikerisht kjo qe quaj radicool), ne thelb nuk eshte veçse nje tjeter forme e akademizmit te filmave-autor, e kthyer ne normë, ne model dominues (per keto lloj filmash, sigurisht).

Jean Paul Sartre ishte i pari filozof qe futi si kategori filozofike qelbesiren, horrin (le salaud). Ne sensin sartrian te fjales, eshte qelbesire (eshte horr) ai qe kujton se kushedi ç’eshte, qe e merr veten aq seriozisht sa harron kontigjencen (contingence) e tij, pergjegjesite e tij : horri eshte nje egoist qe e ka ndergjegjen e qete se eshte “njeri i mire” dhe qe “njeri i keq” nuk eshte veçse tjetri.
Ka diçka te tille ne filmin e fundit te Haneke : duke krijuar personazhe qe te japin pershtypjen se nuk kane mundesi te zgjedhin ne jete, filma te tille perpiqen te te trullosin ne menyre te tille qe mos kesh mundesi te zgjedhesh, pra a te rrish ne sallen e kinemase apo te çash ferren. Mekanika e rrefimit te filmit eshte ne fakt nje varg ekuacionesh morale dhe … kaq : spektatori eshte i ‘detyruar’ te toleroje te patolerueshmen. “Ti je nje moster vertete, por ti je xhentil” – i thote plaka e semure te shoqit, dhe kjo fjali permbledh deshiren e regjizorit per te detyruar spektatorin qe veprime te urryshme ti pranoje si gjeste dashurie ! Mizantropi e zbukuruar – mund te quhet ndryshe. Qe njeriu eshte ujk (ose pitbull, keto kohet e fundit) per njeriun, faleminderit per lajmin. Faleminderit edhe per sinqeritetin. E dime e dime, ne shek XXI, horrat kane veçantine te jene… te sinqerte !

nota : 2.0

trailer i filmit : http://www.youtube.com/watch?feature=player_embedded&v=U5Hr3eJc88w

Posted on 25th November 2012

3 filma te parë gjate dhjetor 2010-s…

Der Räuber (Hajduti) – film austriak me regji te Benjamin Heisenberg, bazuar mbi nje histori te vertete (ah keto historite e verteta !!), rrefen historine e nje tipi qe del nga burgu e qe ka nje dhunti te hatashme : eshte nje maratonomak (vrapues) i hatashem ! Me kete rast, ai nuk lë banë pa vjedhur. Pa ndonje qellim te veçantë.

Ka nje te keqe ky film : qe nuk ke asgjë te keqe per ti thene…

5.3

°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°° °°°°°°°°°°°°°°°°°°


“The American” – me regji te Anton Corbijn, ose : ku katandiset filmi indipendent amerikan kur perpiqet te imitoje ate europian !
Eshte deshperuese kur konstaton se sa e keqkuptuar eshte shpesh-herë kinematografia : duke qene se dikur ka qene fotograf, ky Anton Corbijn (regjizori) i lejon vetes te beje nje paçavure te tille, dhe te pretendoje se kjo qe ben quhet… kinematografi (nderkohe qe ne film, mund te kete a s’mund te kete 5-6 minuta kinematografi, gjithesej !!).

2.0

°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°° °°°°°°°°°°°°°°°°°°
Unter Dir die Stadt” – film gjerman me regji te Christoph Hochhäusler

Para disa vitesh, kam pas rà ne sevdà me “Falscher Bekenner” (”Gënjeshtari”), – 2006, filmin e meparshem te ketij regjizori te ri gjerman (ndofta perfaqesuesi më tipik i asj qe u quajt ne vitet ‘2000 “vala e re gjermane”). Qe ishte po aq i mire sa filmi i tij i pare, “Milchwald” (Rrruga e Qumeshtit, 2003). Ky qe pashe dje eshte filmi i trete i tij.

Zhgenjim total ! Nje tmerr i vertete ! Eshte me se evidente qe ky regjizor “eshte i talentuar”, “ka gjera per te na thene”…. bla bla bla, por filmi i tij i fundit i ka rreshqitur plotesisht nga duart ! “Unter Dir die Stadt” te jep pershtypjen e nje filmi-program, te nje skenari te filmuar, por… ku zor se gjen nje a dy skena bindese (per ata qe e kane parë : nje skene e mire eshte ajo ku dy te dashuruarit jane te shtrire barkas ne dyshemé e pijne cigare).
Megjithate, mua do të me mbetet ne memorje per skenen më groteske të 2010-s : skena e fundit fare ne film (per ata qe e kane pare filmin : “bo boooooo, erdhi revolucioniiiiiiii !!”). Ideja, sigurisht qe mund te jete interesante, por duke qene se eshte vendosur ne fund te tij ( si me pretekstin “hajt se mund ta shpetoje filmin, i cili ka shku per lesh !” – regjizori me siguri eshte koshient per nje gje te tille), ajo kthehet ne skênë totalisht groteske !

3.0

***

Posted on 11th January 2011
Under: Te ndryshme | No Comments »

”Das Weisse Band” (Kordelja e bardhe)- film austriak me regji te Michael Haneke

Ne Festivalin e Kanës 2009, Palma e Arte (Palme d’or), më teper se e arte, ishte e bardhe dhe …e ftohte ! Dmth e kam fjalen per filmin e fundit te austriakut Michael Haneke ”Das Weisse Band” :

Film i gjithi bardh e zi, “Das Weisse band” i vendos ngjarjet ne nje fshat te humbur gjerman, ne vitin 1913, nje vit para fillimit te Luftes se Pare Boterore dhe merr persiper te kerkoje rrenjet e se keqes, te asaj te Keqeje qe Anna Arendt e quante e keqja banale (banal evil).

Dihet qe lejtmotivi kryesor i pothuaj gjithe filmografise se Michael Haneke eshte tema e pulsioneve sadike te njeriut, nen masken e pafajesise më banale dhe më buzë-qeshur qe mund te ekzistoje. Dhe ne nje fare menyre, filmat e tij kane zakon ta trajtojne nje gje te tille me nje ton dënimi ndaj spektatorit.
Por kesaj rradhe, per ti dhene Cezarit ate qe i takon, regjizori nuk merr poze profesorale (per me teper qe Haneke, ka qene profesor filozofie !), nuk jep mesime, nuk merr pozat e kineastit konceptual: ai thjesht e ne menyre inteligjente dhe diskrete (mizaskene per tu lëvduar !!) rrefen nje histori, permes te ciles transmeton vizionin e tij per boten, per njeriun.

Film i qëruar, intensif, mizor dhe i mprehte si brisku, “Kordelja e bardhe” ka meriten e te qenit nje film qe eviton “efektet shokuese” dhe convenience-n.

Suprize interesante !

***

Posted on 19th November 2009
Under: ThrillerGjermaniCannesHaneke | No Comments »