– Angli

Efigjeni, dreri, Kubriku dhe kamzhiku (“The Killing of a Sacred Deer” – film anglez nga regjizori grek Yorgos Lanthimos)

Ky Lanthimosi (i thartë si kosi, por do ta shpjegoj më poshte pse-në) eshte regjizor grek, por keto kohet e fundit e ka bere te rruges te beje filma nê te cilet luajne yje hollywoodianë (psh, Nicole Kidman ose Colin Farrell) dhe pastaj ti paketojë, më falni desha te them ti prezantoje ata ne festivalin e filmit në Kanë. Nga nje film te ri ne çdo dy vjet: ky eshte pak a shume ritmi. Dhe principi i tyre eshte i njejte.

Megjithate, per te mos ja ngrene hakun, Lanthimosi e ka pas filluar mire karrieren e tij në 2009-n, me Dogtooth” (Dhembet e qenit) : nje film ne gjuhen greke, qe gjithsesi paralajmeronte tashme guston e tij per filma-teoremë. Dmth: filma teorikë në te cilet personazhet jane kryesisht ne sherbim te nje ideje paraprake te regjizorit (qe ne kete rast eshte edhe skenarist, por qe, in fine, ngjan më se shume me nje predikues se sa me  nje kineast, dmth me nje krijues).  Edhe “The Lobster”, në 2015 (po ashtu me Nicole Kidman dhe Colin Farell) ishte film-teoremë, fiks sikurse eshte edhe “The Killing of a Sacred Deer” (qe e merr frymezimin nga mitologjia greke – meqe Lanthimosi esht grek pra mo). Shkurt: Lanthimosi eshte nje anetar i denje i Internacionales Europiane te Regjizoreve-Predikues, president i te cileve eshte, sigurisht, austriaku Haneke.

*

Historia e filmit eshte e meposhtmja :
në qender te tij eshte nje mjek, Steven Murphy (Colin Farrell), kardiolog i njohur. Steven ka per grua nje okuliste (Nicole Kidman), drejtoreshe e nje klinike private. Cifti i mjekeve (pasanikë si pakkush) ka dy femije adoleshentë, nje djale e nje vajze.
Nga ana tjeter, doktor Murphy ka nje lidhje te çuditshme me nje adoleshent te quajtur Martin per te cilin, pak më vone mesojme se eshte i biri i njerit prej pacienteve te dikurshem te mjekut ne fjale, por qe ka vdekur gjate nje operacioni te kryer nga kardiologu.

Nje farë misteri mbreteron mbi filmin, sepse edhe sjellja e Martinit eshte gjithe e më dyshuese dhe bizarre. Po ashtu, kuptojme se ndjenja e fajesise pushton pak e nga pak kardiologun.

Gjerat behen më te qarta kur dy femijet e kirurgut papritur bien pré e nje semundjeje  misterioze : paralizë kembesh dhe pamundesi per tu ushqyer! Martini i shpjegon kardiologut se te gjithe anetarët e familjes se tij do ngordhin si qeni, njëri pas tjetrit, nese ai, si kryefamiljar, nuk vret me doren e tij njerin prej tyre, per te shlyer ne kete menyre vdekjen e babait te tij, pra te Martinit, per shkak te neglizhences se kardiologut gjate operacionit (kardiologu na paskësh shkuar çik i pirë ne punë atë ditë!).
Që nga ai moment, filmi merr nota irracionale dhe ngjyra te nje metafore morale : kardilogu duhet te paguaje per gabimin qe ka bere dhe pikë.

*

Sic thosha me lart, filmi frymezohet nga tragjedia greke e Efigjenit, vajzes se Agamemnonit e cila, ne momentin kur duhej te behej kurban (ose edhe më sakt, kur duhej te therej – a vjen fjala shqipe ‘theror’ nga ‘therja’ mitologjike ne fjale ??), nje dré i madh u shfaq prane altarit, shenje kjo qe provonte se perenditë e falen Efigjenin dhe ne vend te saj do te therej dreri. Pikerisht, ndaj dhe Jorgoja (Lanthimosi pra mo) e ka titulluar filmin e tij “The Killing of a Sacred Deer” : Vrasja e drerit te shenjte.
Në vend te Efigjenit, e hengri dreri.

Pra nga Efigjeni, kaluam tek dreri; nga mitologjia greke kaluam tek historia e semundjes misterioze se femijeve te kirurgut nepermjet fuqise mbinatyrore te Martinit (Stanley Kubrick ka qene i famshem per histori te tilla – kujtoni “Shining”). Pra kaluam nga Kubrick tek Lanthimosi. I “vetmi” problem eshte se filmi i ketij te fundit te jep pershtypjen e nje filmi kubrickian per katranjosët e kinemase. Ose siç thone amerikanët : “for dummies” (per duduma ?).

Po shpjegohem:
Ne fakt, kjo nuk perben asgje te re nën qiellin e kinematografise autoriale euroipiane te shek XXI . Filma te tille jane bere tashme modë e shkuar modes:  kete vit, deri dhe Palma e Arte ne festivalin e Kanes ju dha një te tilli (“The Square” titullohet).

Behet fjale per filma te realizuar nga regjizorë te cilet, siç thosha më lart, bejne pjese në IRCPE, pra në «Internacionalen e Regjizoreve Cinikë e Predikues Europiane» te shek te 21 dhe qe kane per qellim te vetem te marrin me doemos  çmim ne festivale filmash, gjithe duke e kthyer spektatorin  ne kavje, pra ne objekt eksperimenti dhe ta godasin me kamzhik per ti dhene “nje mesim te mire” (ne fakt, kjo puna e çmimeve dhe e spektatorit-kavje jane dy ane te se njejtes medalje).

Regjizorë te tille, permes filmave te tyre duan te na thone se Perendimi eshte ne nje renie te pakthyeshme morale (a thua se nuk e dinim !), duke u perpjekur te na imponohen permes nje mizaskene artificialisht te akullt, torturuese (por shik amà), nepermjet planesh filmike qe shfaqin koridore spitalesh ultra-moderne (me demek traumatizuese), ‘tracking shot’ me demek enigmatike etj etj si dhe zgjedhje me çdo kusht aktorësh-yje hollywoodianë (rolet e Nicole Kidman apo Colin Farrell fare mire mund ti luante cilido aktor tjeter, qofte dhe i panjohur fare !!). Që nga ky moment (pra qe nga momenti qe regjizori-predikues ka vendosur te denoje spektatorin me kamzhik), fillon edhe akti i fundit, pra ekzekutimi i spektatorit : ky i fundit eshte i detyruar te ndjeje po aq keqardhje sa dhe perçmim per personazhin kryesor, kirurgun,  per me teper qe konsekuencat fatale te gabimit te tij, duhet ti heqe nje tjeter!

Në fakt, qellimi i vetem i retorikave te tilla formaliste (mizaskene artificialisht e akullt etj etj) dhe i ketij nihilizmi te kalkuluar skenaristik (per hater te te atit, e ha… i biri) eshte ta beje spektatorin te dridhet nga ndjesia e fatalitetit te paevitueshem qe çon në katastrofe, a thua se spektatori eshte kokrra e budallait (Kubrick for dummies). Thene ndryshe: sipas regjizorit : meqe ka mitologji greke, pse mos kete dhe “Vrasje te drerit”? Meqe ka patur Kubrick, pse mos kete dhe kamzhik ? (Lanthimos)

Une ne fakt nuk u drodha hiç, perkundrazi, u zgerdhiva (si dhe nje pjese e publikut ne salle).
Sepse : fallciteti teresor dhe ndjesia qe filmi «na dha nje mesim te mire» nuk bejne gje tjeter veçse e kthejne ate, pra « Vrasjen e drerit te shenjtë» në budallikun (qesharak dhe vanitoz, njekohesisht!) te rradhës, të njeres prej degeve te pemes europiane te kinemase-autor (dhe qe per fat te keq, eshte harlisur goxha keto vitet e fundit) : asaj te IRCPE-së dhe presidentit te saj, Herr Michael Haneke.

2.0

Trailer :

 

 

Advertisements

“It’s a free World” – film anglez nga Ken Loach

Image resultParadoksalisht, nje nga regjizorët më humanistë (te pakten, “zyrtarisht” nga më te majtet, nga më socialët) nder regjizorët e talentuar aktuale, pra Ken Loach, vjen nga nje prej vendeve më te djathtë (ultra liberalë) te planetit Tokë, nga Anglia!

Filmi trajton shfrytezimin e refugjateve pa letra ne Angli (citohen dhe kosovarët), puna e tyre ne te zeze etj etj.

Cuditerisht, filmi mu duk shume here me pak i angazhuar (me pak Loach-ian, si te thuash) se filmat e tij pararendes. Ndofta sepse kete rradhe behet fjale per shfrytezimin e te varferve nga te varferit. Kritika qe ai i ben si gjithmone ne filmat e tij modelit ekonomik liberal perendimor, kete rradhe se ç’ka diçka prej disfatizmi. Si te thuash, regjizori u gjen rrethana lehtesuese te gjithe personazheve te tij, edhe te shfrytezuarve, edhe shfrytezuesve… Ndofta Loach shkelqen kur eshte plotesisht Loach

(Bref, cette fois-ci, un Loach mineur…).

Posted on 13th March 2009
Under: AngliLoach | No Comments »