– Tailande

Hipnozë, telepati, spleen thai, dashuri: Cemetery of splendour!

 

– film tailandez me regji te Apichatpong Weerasethakul

Ata jane tre : njeri eshte portugez, tjetri kinez, dhe i treti tailandez. Rrezik se as qe njihen me njeri-tjetrin, por kane te perbashket faktin e te qënit gjeneratë e viteve 2000 : “të birtë e shekullit te ri” (do thoshte Migjeni) dhe padyshim, jane ardhmeria e kinemase se shek XXI.

Duke fituar ne 2010-n Palmen e Arte nga duart e Tim Burton (asokohe kryetar jurie ne festivalin e filmit ne Kane) tailandezi eshte me i njohuri nga te tre. U bene 5 vjet qe nuk kishim pare ndonje film te ri prej tij.

Eshte i justifikueshem presioni qe krijon marrja e nje torfeu i tille, po ashtu pritshmeria ne rrethet kinofilike per filmin e tij te rradhes. Por edhe vetë Apichatpong-u nuk eshte se e ka ulur nivelin e kerkeses : nje titull i tille kaq poetik (Cemetery of Splendour !!) nuk ka bere veçse e ka ngritur edhe me teper nivelin e pritshmerise.

*

Dhe fatmiresisht, Apichatpong nuk zhgenjen per asnje sekonde te vetme me ”Varrezen e mrekullive” te tij :  filmi eshte vertet A SPLENDOUR!
Ngjarjet zhvillohen ne nje province tailandeze : nje ish-shkolle e vjeter eshte kthyer ne spital veror ku pushojne nje grup ushtaresh te prekur nga nje semundje e pashpjegueshme: nje gjume i gjate e i panderprere.
Jenjira, grua tek te 60-at, infermiere pensioniste me veshtiresi fizike, vjen ne spitalin fushor here pas here si vullnetare dhe lidh miqesi me Itt, njerin  prej ushtarve (te cilin arrin deri edhe ta zgjoje !). Po ashtu vjen aty here pas here edhe Keng-u, nje vajze e re qe e konsideron vetem magjistare dhe qe pretendon se mund te komunikoje (nepermjet telepatise) me ushtaret nepermjet gjumit e tyre. Nderkohe, ngjitur me spitalin, disa arkeologe germojne nje varreze te dikurshme ku thuhet se jane varrosur mbreter te dikurshem.

Ashtu sikurse dhe në melodramat klasike, Jenjira, heroina kryesore e filmit, lidh aq shume miqesi me ushtarin e panjohur saqe bie ne dashuri me te! Aktorja ka luajtur tashme edhe ne filma te tjere te regjizorit ne fjale (tek “Bilsfully yours” apo “Uncle Bonnee” ) por tek “Cemetery of Splendour” ajo kthehet literalisht në muzë te tij: ka diçka thellesisht te ndryshme nga ajo qe Bergman zbulonte tek Liv Ullman ose Antonioni tek Monica Vitti. Duke qene se jemi ne Tailande, edhe kushtet klimatike jane te ndryshme nga ato te Suedise apo Italise : ngrohtesia dhe zagushia tropikale jane gjithprezente; qetesia shume here më imponuese se gjetiu ne Europe. Keshtu qe simbioza e regjizorit me muzen e tij eshte më organike, me e bute por njekohesisht edhe më enigmatike. Pak a shume si vete Mekongu qe pershkon Tailanden, ne buze te cilet zhvillohen edhe ngjarjet e filmit.

  “Cemetery of Splendour” rrefen nje histori dashurie, por shikimi i tij ne nje salle kinemaje mund te perjetohet po aq si nje seance hipnoze, sa edhe si nje elegji politike (filmi mund te shihet si aluzion i situates se rende aktuale politike ne Tailande). Jane te rralle filmat qe arrijne te ndikoje ne perceptimin e spektatorit dhe ky eshte nga ata te paktet e tille: ritmi i faqeve te shfletimit te nje ditari, ai i rritjes se ngadalshme te ngjyres ne tubat floreshente te spitalit, perkedheljet fizike te ngadalta jane nje buqetë e mrekullueshme intensitetesh te padukshme qe ne fakt kane per objekt vete trupin e spektatorit.

Po sikur salla bizarre e spitalit te mos jete gje tjeter veçse vete salla e kinemase ?? Me siguri, perderisa personazhet e fiksionit qe shikojme me syte tane ushqehen nga vete imagjinata jone (ashtu sikurse ushtaret e dikurshem te varrosur në nëntoken e spitalit ushqehen nga energjia e ushtareve te pergjumur!). Pra mund te themi : Varreza e Mrekullive nuk eshte gje tjeter veçse… Salla e Kinemase. Cemetery of Splendour !

nota: 10 me shume ⭐

TRAILER :  https://www.youtube.com/watch?v=bmO-DJeslBE

“PRIMITIVE” – instalacion video nga Apichatpong Weerasethakul (TAILANDE)

Eshte hera e pare qe shkruaj ne kete ditar per nje ekspozite video, ose me sakte, per nje instalacion video. Per fat, autor i saj eshte Apichatpong Weerasethakul, regjizori tailandez i te famshmit “Tropical Malady“, perndryshe nje nga më premtuesit regjizorë te rinj aktuale.

Ky instalacion video ndodhet aktualisht ne Muzeun e Artit Modern te qytetit te Parisit dhe pata fatin ta vizitoj.

5 filma prezantohen ne 3 salla te ndryshme. Shoqeruar nga dy-tre objekte te ndryshme si psh nje mitraloz i ngulur ne toke, disa portrete femijesh e adoleshentesh, per te riprodhuar atmosferen e xhirimit te filmave ne fjalë qe shfaqen “non stop” ne 3 salla te ndryshme :

Making of the Spaceship dokumenton ndertimin e nje strukture ovoide si nje anije kozmiko-kohore.
A Dedicated Machine tregon ngritjen e ketij objekti arkitekturor naten.
Nabua Song, eshte interpretimi i nje kenge qe perkujton perplasjen midis ushtrise dhe fshatareve, vite me pare.
I’m Still Breathing, – eshte xhirimi i nje clip-i te nje grupi rrok tailandez ne rruget e fshatit.
Phantoms of Nabua, metrazh i shkruter (10 minuta) per te cilin kemi diskutuar edhe ne kete forum ketu : http://www.forumishqiptar.com/showpo…8&postcount=59 e qe mund te shihet falas ne adresen ne fjale.

Gjeja më evidente e filmave ne fjale eshte fuzionimi i kohëve, i shumë koheve njeheresh : koha e fiksionit (filmit), koha e mitit, koha e Historise (me H te madhe!), koha e se tashmes (jeta e perditshme, aktualiteti politik etj etj). Ky fuzionim proçedon ne kohe te dyfishtë : ne kohen astronomike (koha e perditshme) dhe në ate kalimtare te ekspozites. Fragmentet formojne nje lloj filmi te copetuar ne disa fragmente, qe eshte nderkohe edhe nje fare “making-of”-i, endrra e nje filmi te ardhshem te regjizorit, spektri ose hija e nje historie (njerezore).

Spektatori hyn ne ekspozite pa patur nevoje per prolog. Dhe ballafaqohet me te rinj fshatare, pasardhes te fshatareve te dikurshem komunistë, dikur ne konflikt me armë me Ushtrine. Sot behet fjale per nje popullsi apolitike, indiferente per te kaluaren. Ne fakt, pergatitja e filmit eshte i vetmi sheqtesim i tyre, eshte realiteti i tyre kryesor, realitet bujar per nje ekspozite te tille : filmi lind perpara syve te tyre dhe njeheresh perpara syve tane (vizitorëve e ekspozites).

Primitive lind nga zbulimi i nje hapsire gjeografike (xhungla tailandeze) dhe nga nje anketim, nga i cili lind nje histori (shtypja e nje popullate nga Ushtria). Kjo hyn ne rezonance me aktualitetin e sotem tailandez, duke evokuar politiken e keqe te kryeministrit tailandez Thaksin Shinawatra dhe familjes se tij (gje qe me kujtoi ate te qeverisjes se sotme te Shqiperise…).

Regjizori Weerasethakul transformon kinemane ne spektografi. Dmth, njeri nga motivet kryesore te ekspozites eshte drita, e filmuar ballazi, duke verbuar hapsiren dhe duke krijuar spektre rreth saj. Tek Tropical malady, kjo ishte nje nga gjestet plastike me te forta te filmit ku Weerasethakul perdorte driten e neonit per te hapur “kanale” brenda imazhit, duke ftuar spektatorin ta perjetonte filmin edhe si eksperience materiale dhe fizike.Forca e xjestit te filmave te ekspozites se Weerasethakul bazohet mbi nje “paradoks” : mos-intervenimi i regjizorit ne drejtimin e aktoreve dhe nje fare “artificialiteti” qe eshte goxha evident. Mizaskena ka te beje thjesht me regjistrimin e nje atmosfere te caktuar, asaj te xhirimit te filmave ne fjale, e shoqeruar nga prezenca e elementeve me drite, te infiltruar ne xhungel : topa futbolli qe marrin flake, prozhektore, vetetima, prezenca shkaterruese e te cilave thyen heshtjen dhe qetesine e genjeshtert qe mbizoteron ne xhungel. Pikerisht, shkaterrimi lejon riciklimin, prej nga lind nje proces permanent reinkarnacioni (rilindjeje). Pa patur nevoje te kete njohuri mbi reinkanacionin budist, spektatori kupton se behet fjale per vënien e nje realiteti te sotem (bazuar tek shoqeria e konsumit) nen perspektiven e te kaluares, dmth edhe te se ardhmes. Per te konfirmuar nje vazhdimesi historike, kunder harreses (dmth dhe mohimit) te krimit.

Ushtrim kujtese.
Skalitje e mendjes (spirit) permes drites.

Master piece !

   

 

 

***

Posted on 19th November 2009
Under: Te ndryshmeTailande | No Comments »

“Phantoms Of Nabua”

Dhe nje lajm i hareshem per qeflinjte e imazheve :

Phantoms Of Nabua“, metrazhi i shkurter prej 10 minutash, realizim i vitit 2009 i tailandezit Apichatpong Weerasethakul mund te shihet falas ketu:

http://www.animateprojects.org/films…/2009/phantoms

Nuk kam pare shume metrazhe te shkurter, por jam kete rradhe jam kategorik: ky eshte me i bukuri qe mund te kem pare deri më sot ! Rralle mund te me jete dhene te shikoj nje ngarkese te tille (une telle charge) ne çdo plan, ne çdo sekonde !

Kesaj i thone te besosh tek imazhet!!

Le cinéma n’est pas mort, il est éternel. Sa lumière brillera toujours.

C’eshte interesante eshte fakti qe, ky metrazh i shkurter, nuk eshte thjesht nje “film estetik” (”arty” film) qe tregon ne menyre te stilizuar nje ndeshje te vogel futbolli. Perkundrazi, fsheh brenda shume idé !
Nabua eshte nje zone gjeografike ne Tailande, pikerisht aty ku lumi i madh Mekong ndan Tailandën nga Laosi. Nje zone ku prej vitesh, kane ndodhur masakra te pergjakshme rraciale. Regjizori tailandez transformon rraketa-hedhëset ne nje loje futbolli midis dy komuniteteve: çdo gjuajtje e topit te futbollit ne flakë eshte e sonorizuar me zhurmen mbytese te rraketa-hedhesve. Ndaj dhe nuk behet fjale thjesht per nje “film estetik”, por per nje mesazh politik, nje mesazh paqeje per nje territor ku njerzit vriten mes vedit.

Fantazmat e Nabua-s” jane gjithe ata te pafajshem qe vdiqen, vetem sepse deshironin te kalonin lumin e te hidheshin nga nje vend ne nje tjeter.

Posted on 22nd March 2009
Under: Te ndryshmeApitchatpong | 1 Comment »

“Syndromes and a century” – film tailandez nga Apichatpong Weerasethakul

Nga Tailanda eshte gje shume e rralle te shikosh filma te rinj, por kur vjen rasti, ato jane te regjizorit ndofta më të talentuar sot per sot ne bote, nga brezi i ri i 30-40 vjeçararëve: nga regjizori Apichatpong Weerasethakul

Emri Apichatpong-ut eshte sport më vehte per tu shqiptuar, por “sport” më vehte eshte kenaqesia qe japin filmat e tij (dy te fundit e tij “Blisfully yours” dhe “Tropical Malady“, perla te verteta !!).

Ky i fundit film i Apitchatpong-ut, pra “Syndromes and a century” eshte goxha i ndryshem nga dy te tjerët, por prap se prap, ndjehet universi dhe bota shpirterore e regjizorit ne fjalë. Filmi eshte nje udhetim ne dy kohe (”pjesa” e parë zhvillohet ne nje spital tailandez ne vitet ‘60 dhe e dyta, po ne nje spital, por ne ditët tona), ku perzihet butesia tropikale e Tailandes me ftohtesine e dhomave e koridoreve te spitaleve. Shume skena te “pjeses” se pare rishihen te ri-luajtuar ne pjesen e dyte, me te njejtet aktore, por ne role te tjera. Narracioni eshte pothuaj inekzistues dhe forma e filmit krejt jasht-tokësore !

Filmi eshte nje portret grupi njerzish, burrash dhe grash tailandezë, qe afrohen me njeri-tjetrin, pa arritur t’ja shprehin po njeri tjetrit lindjen e ndjenjave mes tyre. Ndihen ne film trupat dhe zemrat qe rrahin, por me shume qetesi dhe krejt ne heshtje, edhe pse filmi eshte perplot dialogje. Kohenrencen këta njerez e gjejne tek dashuria, por dhe tek melhemet (ilaçet popullore), tek mjeksia e trupit por dhe e shpirtrave. Mjekët sherojne pacientët, pacientët sherojne mjekët ! Utopi tailandeze !!! Por jo folklorizëm. Thjesht jetë njerezish, dmth, kinema!

Kaq per skenarin.

Në fakt, behet fjalë per nje film te ngitur mbi “improvizim”, biles mbi improvizim “teatral”, por qe nuk jane skeçe te bashkangjitura njeri me tjetrin, por vazhdime jetësh te filmuara me nje naivitet ç’armatosës. Naivitet “femijeror” ne mizaskenë (regji), pa thirrur ne ndihmë asnje kod, asnje artificë, asnje “sajesë”. Krijohet pershtypja se filmi eshte stisur (por jo improvizuar !!) dite pas dite : a thua se ke perpara syve nje film naiv, profan, krejt te pafajshëm dhe te “pa ndergjegjshëm” per ate qe kallëzon.

Pa dyshim, gjithshka eshte e ndergjegjshme dhe e qëllimtë, por ketu eshte filmi!

“Syndromes and a century” eshte nje objekt kinematografik i nje plastike magjepsëse, qe i jep spektatorit mundesine qe te kuptoje qe kinematografia, me shume se art i te rrefyerit te nje historie ne ekranin e kinemase, eshte nga njera anë, arti i transformimit te pelhurës se ekranit ne pllakë te ndjeshme vibruese dhe nga ana tjeter, arti i transformimit te shikimit te çdo spektatori ne eksperiment optik.

 

Posted on 12th March 2009
Under: TailandeVeneziaApitchatpong | No Comments »