Anthony Chen

From Cannes with love

Kur vjen shtatori, vjen edhe periudha e daljes neper kinemate franceze te filmave te prezantuar ne muajin maj, ne Festivalin e rradhes në Kanë.
Disa syresh qe kam pare keto dy-tre javet e fundit :

“Michael Kohlaas” – film francez me regji te Arnaud des Pallières

Filmi, (lehtazi) i bazuar ne nje roman te shkrimtarit gjerman te fund shekullit te XVIII Heinrich von Kleist, bente pjese ne njezeteshen e filmave te seleksionuar (nominuar) per Palmen e Arte. Des Pallières eshte regjizor qe respekton veten dhe zanantin e tij: ben filma (rralle e per mall) qe kane cilesite, por ndonjehere edhe te metat e filmave autor. Por ky ne fjale ka pothuaj vetem cilesi, biles permban ne veten e tij nje karakteristike tipike per filmat e regjizoreve me frymezim godarian: ka nje skene tek “Michael Kohlaas” (ajo pergjate te ciles mbreteresha ben nje vizite ne shtepine e heroit-rrebel) e cila jo vetem qendron vite drite mbi skenat e tjera, por eshte, ne mos me e bukura, nje nga skenat me te bukura te te gjithe filmave te ketij viti! (nje fenomen i tille mund te shihej tek “La folie Almayer” i nje tjetre regjizoreje godardiane : belges Chantal Akerman).

TRAILER : https://www.youtube.com/watch?v=YwtsYrtdps8

nota : 7.9
___________________________________

“Ilo Ilo” – film singaporian me regji te Anthony Chen

Ky fitoi “Kameren e Arte”, dmth u shpall filmi me i mire debutues (metrazhi i gjate i parë i nje regjizori te ri) ne Kanë kete vit.
Film i realizuar nga nje djalosh vetem 29 vjeçar, “Ilo Ilo” duket si nje film 99 vjeçar. Krahasimi me te mrekullueshmin “Boy meets girl” te Leos Carax (i cili fitoi te njejtin çmim 30 vjet me parë po në Kanë dhe asokohe regjizori nuk ishte veçse 24 vjeç) do te qé ndofta menyra me e mire per te kuptuar honin ku ka rene ne pergjithesi kinematografia, nga Singapori ne Kanë, duke kaluar nga kodra (Hollywoodi)

nota: 2.0

TRAILER : https://www.youtube.com/watch?v=ISovsVvX8Bg

_________________________________

“Tip Top” – film francez me regji te Serge Bozon

Qe prej vitit tashme te larget 2007 (me “La France“, nje nga 10 filmat e mi te preferuar te atij viti), nuk kishim lajme nga regjizori Serge Bozon. Ps 6 vitesh, ai vjen me nje thriller (me nje suspens), por te nje lloji te veçante: nje thriller… karnavalesk!
Mund te kishim thene se behet fjale per nje komedi burleske, por do ishte pak thjeshtezuese : suspensi ne film eshte realisht prezent, pra jo thjesht pretekst per te ndertuar nje komedi burleske. Eshte tjeter pune pastaj qe ky suspens, ky thriller, pershfaqet ne nje forme karnavaleske.
‘Karnavalizmi’, per mendimin tim, ka te beje me idene qe deshiron te perçoje autori nepermjet filmit: Franca, ky vend i vjeter e demokratik, ashtu sikunder nje pjese e mire e demokracive perendimore (drejt te cilave asirojne dhe shqiptaret) i ngjan gjithe e me shume nje… karnavali ! Pra ne nje fare menyre, tema eshte e njejte me “La France”, filmin paraardhes te regjizorit, vetem se kesaj rradhe ai perdor humorin ne vend te seriozitetit, per te na thene ato qe ka per te thene.
Basti regjizorial (thriller ‘karnavalesk’) duket se nuk eshte i kollajshem (une pothuaj nuk kisha pare asnjehere ndonje te tille dhe kjo nuk eshte pak!), pra filmi eshte vertet unik, edhe pse jo teresisht i arrire nga fillim ne fund. Por, why does it matter?? Qe nga momenti qe ai eshte kurajoz dhe jo qullac, trazues dhe jo akademik (si 99% e filmave qe qarkullojne sot neper kinema), “kaq” mjafton!

nota: 10 (per disa pjese te filmit) por dhe 6 (per disa pjese e arsye te tjera)
mesatarja : 8 !

TRAILER : https://www.youtube.com/watch?v=T4E4AfHoWkY

———————————————–

” Behind the Candelabra” – film Amerikan me regji te Steven Soderbergh

Last but not least : ky eshte filmi i fundit, por edhe I FUNDIT FARE qe ka realizuar e do realizoje ndonjehere Steven Soderbergh : siç ka deklaruar vete,  ai do te pushoje së beri filma dhe do nderroje profesion (kjo me pelqen ne fakt, sepse perkedhel nje ide te hershme timen, sipas se ciles ata regjizore autorialë qe e ndjejne se i kane thene “ç’kane patur per te thene”, më mire te nderrojne zanat se sa te perserisin veten- per ti rene shkurt).
I vetmi regjizor ne bote te kete fituar nje Palme te Arte ne festivalin e filmit ne Kane ne moshen 26 vjeçare që me filmin e tij te pare fare (Sex lies and videotapes), Soderberg e mbyll karriren e tij me nje film (qe po ashtu ishte ne konkurim kete vit ne Kanë) qe as ka dale e as do dale ndonjere neper kinemate e USA-s, por vetem ne TV : filmi eshte shfaqur ne kanalin HBO dhe ka kapur numrin me te larte te shikuesve te ketij kanali ne gjithe historine e tij! Nje triumf i vertete!  Dhe perpara pak ditesh fitoi edhe Emmy Awards si filmi me i mire ‘televiziv’ Amerikan i vitit.
Ne fakt, “Behind the candelabra” nuk eshte hiç fare film televiziv por film i vertete artistik: ne Europe ai ka dale mire e bukur ne ekranet e kinemase. Por me sa thuhet, producentet amerikane nuk deshen te aventurohen e ta nxirrnin filmin neper kinemate amerikane (duke evituar deshtimin financiar, per shkak te subjektit te filmit) por vetem ne TV dhe pastaj edhe ne DVD, dhe kjo me gjithe prezencen e dy mega-yjeve : te Michael Douglas ne rolin e Liberace, te nje pianisti famoz ultra kitsch amerikan te viteve ‘80 (ose siç e quanin asokohe “Mozarti i Las Vegas-it” ) dhe te Matt Damon, ne rolin e te dashurit te tij.

Filmit, i cili perpiqet te shprehe permes imazheve se ç’fshihet pas diamanteve (djaj ??) eshte i bere me pasion, por si zakonisht ne filmat e Soderbergh, seç mungon nje venë rrezikshmerie, disturbing, qe te detyron sa here shikon nje film te tij te mos dish nese behet fjale per nje regjizor te mbivleresuar apo… me se shumti i ngrene ne hak

nota 7.5

trailer : https://www.youtube.com/watch?v=fp3wAyRf15c

___________________________________________
————————————————————

“Jeune & jolie” (E re dhe e bukur) – film francez me regji te Fraçois Ozon

Nje vajze e re 17 vjeçare ne vitin e fundit te shkolles se mesme dhe me preardhje familjare borgjeze pariziane, vendos te prostituoet nepermjet internetit. Pa dijenine e prinderve, sigurisht.
Historia ne vetvete nuk ka asgje skandaloze: nje gje e tille sigurisht duhet te ekzistoje, dhe ketu nuk ka asgje te veçante. Problemi eshte tek veshtrimi qe hedh regjizori mbi filmin e tij (dmth edhe mbi heroinen e filmit dhe entourage-in e saj) : duket sikur Ozon kritikon moralin borgjez, por ne fakt e ben po aq imoralçe dhe borgjezçe. Lé pastaj qe filmin e pershkon nje fllad i lehte zorre-nxjerres i tipit : “femra eshte çik kurvice per nga natyra”

nota : 4

TRAILER : https://www.youtube.com/watch?v=m9lLtOxlQDY

 

***

Posted on 27th September 2013
Under: Te ndryshme | No Comments »