Elia Suleiman

“The Time That Remains” – film palestinez nga Elia Suleiman

    Që Juritë e Festivalit te Kanës shpesh here jane pa piken e gustos, kjo u mor vesh. Por te pakten te kene pak llogjikë: si ka mundesi te mos i jepnin qofte dhe nje çmim te vetem nje filmi kaq te mrekullueshem siç eshte filmi palestinez “The time that remains” ?? Jo pse filmi vete ka nevoje per çmime, por sepse regjizori palestinezi Elia Sulejman (pa dyshim, më i talentuari nder regjizorët e Lindjes se Mesme!) per te realizuar filmat e tij ka nevoje per parà! Dhe dhenia e nje çmimi filmit te tij (per mua, ai meriton vertet Palmen e Arte !) , do ta ndihmonte sa s’behet per te gjetur diç me kollaj financime.
Me kë flet, me Isabelle Hupert ??… 

The Time That Remains” (KOHA QE KA NGELUR) eshte film pjeserisht autobiografik (pa dyshim, nje nga filmat me Prustianë qe me eshte dhene te shikoj, ne sensin e “Në kerkim te kohes se humbur” te Marcel Prust-it) dhe rinderton ne kater etapa te ndryshme (1948, 1970, 1980, 2009) jeten e nje familjeje palestineze, ne fakt, jeten e familjes se prinderve te regjizorit.

Film nga ata te rrallet qe ndikon tek mua deri dhe ne modifikimin e veshtrimit tim mbi boten dhe gjerat qe e rrethojne (nuk flas per gjeopolitike: flas per te perditshmen, per prezencen fizike te qenieve dhe objekteve).
Gjate shikimit te filmit, nganjehere, pata ndjesine qe ai mund te kthehej ne “mekanik”, pak si “bosh”, por sa here tentonte te me kapte nje ndjesi e tille, filmi (regjizori) vinte dhe me kerkonte mua, si spektator, permes te qeshures ose emocionales. Filmi kalon jo pak shkallë, eshte e habitshme biles se me ç’eneregji i kalon ato shkallë ! Dhe nganjere kete e arrtin qofte dhe me nje skene te vogel prej 30-40 sekondash (per ata qe mund te kene pare filmin: nena e semure e regjizorit, tek leviz kemben poshte tavolines nen ritmin e muzikes !- skene e magjishme me fuqi te hatashme, por qe zgjat fare pak sekonda !!).

Shpesh, Elia Sulejman eshte krahasuar me Buster Keaton. Per mendimin tim, Keaton ka me shume te beje me melankoline. Elia Sulejman eshte diçka tjeter, eshte me shume nje memec ne revolte!

***

Posted on 29th September 2009

Under: Te ndryshme | No Comments »