– Palestine

“5 Broken Cameras” – film dokumentar palestinez me regji te Emad BURNAT et Guy DAVIDI

E pat thene ‘Roni’ ne nje mesazh, po kujt ja tha (pra : sa e panë filmin ??).

Emad Burnat, fermer palestinez ne Cisjordani, as qe i kish shkuar nder mend se mund te konsiderohej nje dite si ‘kineast’ (e filmi i tij te ishte ne listen e kandidateve Oscar !). Nje dite te bukur te vitit 2005 Emadi blen nje kamera per te filmuar hapat e pare te femijes se tij te katert, porse ai vit korrespondon me mberritjen e buldozereve izraelite qe mberrijne per te shkulur ullinjt e fshatit qe pengojne ndertimin e Murit qe mbron kolonine e re te rradhes te populluar nga 150 mije izraelite. Fshataret vendosin te protestojne çdo te premte perpara Murit dhe Emadi vendos te filmoje : kamera e tij personale kthehet ne deshmitar te rezistences kolektive. Dhe jo vetem nje kamera, por 5 : te pesta te shkaterruara ose demtuara nga ushtria izrealite.

Pas 4 vitesh filmime, Emadi takon Guy Davidin, izraelit qe militon kunder Murit (e qe per fat, eshte videoast per nga profesioni). Eshte ai qe e ndihmon Emadin te ktheje regjistrimet e bera ne formen e nje filmi dokumentar qe ben xhiron e festivaleve nderkombetare te filmit, per te mberritur… deri edhe ne listen e çmimeve Oscar 2013!

Film pasionues, fale faktit qe arrin te kapë momente qe zakonisht syte tane nuk kane si ti shikojne, gjithe duke u perpjekur te evitoje grackat e filmit militant (sidomos permes zerit komentues, voice-over, cili ka meriten ti jape filmit nje dimension tjeter, imazhi-bruto i te cilit eshte e pamundur ta realizoje).

7.8

trailer i filmit : http://www.youtube.com/watch?v=F_tQEgiYoV4

Posted on 28th March 2013
Under: Te ndryshme | No Comments »

“The Time That Remains” – film palestinez nga Elia Suleiman

    Që Juritë e Festivalit te Kanës shpesh here jane pa piken e gustos, kjo u mor vesh. Por te pakten te kene pak llogjikë: si ka mundesi te mos i jepnin qofte dhe nje çmim te vetem nje filmi kaq te mrekullueshem siç eshte filmi palestinez “The time that remains” ?? Jo pse filmi vete ka nevoje per çmime, por sepse regjizori palestinezi Elia Sulejman (pa dyshim, më i talentuari nder regjizorët e Lindjes se Mesme!) per te realizuar filmat e tij ka nevoje per parà! Dhe dhenia e nje çmimi filmit te tij (per mua, ai meriton vertet Palmen e Arte !) , do ta ndihmonte sa s’behet per te gjetur diç me kollaj financime.
Me kë flet, me Isabelle Hupert ??… 

The Time That Remains” (KOHA QE KA NGELUR) eshte film pjeserisht autobiografik (pa dyshim, nje nga filmat me Prustianë qe me eshte dhene te shikoj, ne sensin e “Në kerkim te kohes se humbur” te Marcel Prust-it) dhe rinderton ne kater etapa te ndryshme (1948, 1970, 1980, 2009) jeten e nje familjeje palestineze, ne fakt, jeten e familjes se prinderve te regjizorit.

Film nga ata te rrallet qe ndikon tek mua deri dhe ne modifikimin e veshtrimit tim mbi boten dhe gjerat qe e rrethojne (nuk flas per gjeopolitike: flas per te perditshmen, per prezencen fizike te qenieve dhe objekteve).
Gjate shikimit te filmit, nganjehere, pata ndjesine qe ai mund te kthehej ne “mekanik”, pak si “bosh”, por sa here tentonte te me kapte nje ndjesi e tille, filmi (regjizori) vinte dhe me kerkonte mua, si spektator, permes te qeshures ose emocionales. Filmi kalon jo pak shkallë, eshte e habitshme biles se me ç’eneregji i kalon ato shkallë ! Dhe nganjere kete e arrtin qofte dhe me nje skene te vogel prej 30-40 sekondash (per ata qe mund te kene pare filmin: nena e semure e regjizorit, tek leviz kemben poshte tavolines nen ritmin e muzikes !- skene e magjishme me fuqi te hatashme, por qe zgjat fare pak sekonda !!).

Shpesh, Elia Sulejman eshte krahasuar me Buster Keaton. Per mendimin tim, Keaton ka me shume te beje me melankoline. Elia Sulejman eshte diçka tjeter, eshte me shume nje memec ne revolte!

***

Posted on 29th September 2009

Under: Te ndryshme | No Comments »