Park Chan-wook

Kinema-botox: tegelat e trashë të psikologjisë erotike të “Zonjushës” koreane

Titulli origjinal i filmit ne gjuhen koreane eshte “Ahgassi”. Që do te thote Zonjusha. Ne anglisht filmi mban ttitullin “The Handmaiden”. Në frengjisht ka dale si “Mademoiselle”. Në Turqi si ”Hizmetçi“
Ne shqip mund te titullohet “SHERBETORJA” (ose “Hyzmeqarja”).

Regjizor eshte Park Chanwook, ai i “Old Boy”-t (film qe nuk e kam hiç qef), por edhe i “I’m a cyborg” (qe me ka pas pelqyer shume!!), si dhe i grotesko-vampirikut “Thirst” apo fllucko-sapunit “Stoker”.
http://filmjournal.thedigitalfix.com/autori/2016/11/30/kinema-botox-tegelat-e-trashe-tepsikologjise-erotike-te-zonjushes-koreane/

“Stalker” ? Jo jo, “Stoker”

  

“STOKER” – film amerikan me regji te koreanit Park Chan-wook

Ose thene ndryshe: regjizori i ’Old Boy’ -it (film-femijeror ngaqe jomjaftueshem guximtar ne cinizmin e tij) si dhe i “Thirst” (film qesharak, pasi po aq joguximtar ne groteskun e tij) por amà edhe regjizor i ”I’m a cyborg” (komedi e shkelqyer absurdo-romantike, pretekstshmerisht fantastiko-shkencore), kesaj rradhe ka kaluar oqeanin (me siguri ate Paqesor) dhe ka shkuar ne West Coast, per te bere nje film… hollywoodjan! Me Nicole Kidmanin super-star!

Keshtu qe hajt mo, shkuam e pame edhe kete filmin e rradhes se ketij koreokarafilit (dmth karafilit korean) sepse me kish ngelur ne mendje (per mire !) “I’m a cyborg”-u i tij, i cili, ne nje fare menyre, me bente te besoja qe pikerisht, kur nje karafil nuk e merr fort seriozisht ‘virtuozitetin’ e tij (te supozuar jo nga une, ok?), mund te na ofroje edhe aroma femijerore naive e origjinale, dhe jo infantile groteske dhe vulgare. Por edhe kesaj rradhe, na doli qe ish kjo e dyta… :(

Ne fakt, keta regjizoret qe vijne nga universi i realizimit te reklamave dhe video-clipeve, kane gjithmone diçka prej karagjozeje: kamera rrotullohet 360° çdo 36 sekonda te filmit; personazhet shfaqen e zhduken me shpejtesine e drites ne ekran (i fusin nje grimasë dhe rishqaqen duke i futur nje tjeter ose duke vrare nje tjeter personazh) etj etj. Shkurt, ku rafsha mos u vrafsha keta video-klipistët : ngaterrojne kinematografine me ceremonine e lojrave olimpike (o Danny Boyleeeee! )

Shkurt: filmi ben sikur mban ne vetvete, nga ana skenaristike, nje ’sekret’ kushedi se çë, por ne fakt, pikerisht per shkak te mizaskenes, pothuaj gjithshka kthehet ne fllucke sapuni. Biles mund te thuhet me plot gojen se “Stoker’ eshte shembull tipik i filmit qe konfirmon se permbajtja (skenari ne rastin tone) dhe forma (regjia) shkojne paralelisht: nje regji karagjoze dhe infantile korrespondon me nje histori qesharake dhe meskine (nje vajze e re, e para e klases, sipas filmit, nuk mund te na jete veçse e ardhur nga nje familje borgjeze, nuk mund te na jete veçse e shemtuar ke zoti dhe mbi te gjitha, psikopate per arsye gjenetike… te trasheguara ! ). Pfffff…
    

nota :  3.0

trailer i filmit : http://www.youtube.com/watch?v=JNpDG4WR_74

Posted on 21st May 2013
Under: Te ndryshme | 2 Comments »

“Thirst” ( ETJE ) film jug-korean me regji te Park Chan-wook

Mbreme pashe filmin ne fjale, qe eshte vertet nje fare thriller-i gjysem horror, gjysem realist, me vampire, dhe me doza jo te pakta humori.

Historia : Nje prift korean, shkon vullnetar ne Afrike per te bere vaksinen e re qe nje mjek ka shpikur, kunder nje virusi vdekje-prures qe qarkollon neper bote. Nga te gjithe ata qe pranojne te bejne vaksinen, prifti eshte i vetmi qe shpeton gjalle, fale nje transfuzioni gjaku te çuditshem qe merr.
Pasi kthehet perseri ne Koré, i shfaqen ne lekure shenja te çuditshme. Prifti eshte kthyer ne vampir. Ketu fillon dhe filmi…

Dhe aty fillojne dhe problemet me të. Skenat e filmit duken si te ndara, duken si pa lidhje nga njera-tjtra dhe po aq pa lidhje nga narracioni i pergjithshem i filmit. Skenat ngjajne me copeza lekure te vdekura, qe bien njera pas tjetres…
Kjo ben qe tonaliteti i filmit bie çdo 10 a 15 minuta… ; shto ketu dozen naive te filmit, here me dashje (dhe ne kete rast, ato jane momentet vertet interesante te filmit), here pa dashje…

Film-vampir, nganjehere nepsqar (i pangopur), nganjehere grotesk… Mund te kish qullosur me mire ky regjizori i ‘Old Boy’-t

***

Posted on 9th October 2009
Under: HorrorThrillerKorea e Jugut | No Comments »