Lee Chang-dong

“Poetry” – film jug-korean me regji te Lee Chang-dong

 ”Poetry” eshte historia e nje gjysheje jug-koreane, qe vendos te ndjeke disa kurse poezie, per here te pare ne jeten e saj. Ndodh nje ngjarje (nipi i saj adoleshent, bashke me disa shoke te tij, dhunojne nje shoqe klase, e cila vret veten pak dite me vone), gje qe ben te ndryshojne jo pak gjera ne kete pjese jete te mbetur te kesaj gjysheje…

Filmi trajton jo pak tema sociale gjate rrjedhes se tij : semundjen Alzheimer te gjyshes, dhunimin e adoleshentes,… etj etj etj, amà lindjen e poezise (qe eshte dhe objektivi kryesor i filmit), lindjen e poetikes, nuk e pashe gjekundi !! Shto ketu faktin qe aktorja kryesore (thuhet se eshte aktorja me e njohur jug-koreane : 300 filma ne karriren e saj !), më shume luante rolin e nje gjyseje, sesa ishte vetë gjyshja (shtremberimet e surratit te saj per tu dukur “gjyshe e dhimbshme” me benin nevrik ne çdo minute te filmit) .

Me erdhi keq qe filmi nuk me pelqeu deri ne kete pike; ketij regjizori i kam pas pelqy shume “Oasis” dhe jo pak “Secret Sunshine“). Lé pastaj që me kane ardh ne maje te hundes filmat jug-koreane ku dhunohen adoleshente (me sa duket, atje eshte kthyer ne sport kombetar kjo gje…) 

3.5

Posted on 28th September 2010
Under: Te ndryshme | No Comments »