Bong Joon-ho

Luftë klasash “For Dummies” apo…

“Snowpiercer” – film amerikan me regji te koreanit Joon-ho BONG


 

Si rrjedhoje e nje katastrofe ekologjike, ne vitin 2031 planeti Toke ka ngrire i gjithi: ai ç’ka mbetur nga njerezimi eshte strehuar ne nje tren, i cili qarkullon pa nderprere ne te njejten trajektore prej vitesh e vitesh. I krijuar nga industrialisti Wilford, treni eshte i ndare ne vagone, ne fund te te cileve jane rrasur e ngjeshur te varferit; ne krye te trenit eshte Wilfordi dora vete (Ed Harris) dhe klika e tij. Udhetaret e vagoneve te ndare ne klasa, nuk komunikojne me njeri tjetrin. Por nje dite, Curtis (Chris Evans) vendoset ne krye te nje proteste qe ka per qellim permbysjen e hierarkise. The Revolution??

Filmin e ka bere BONG Joon-ho, pionieri i Vales se Re kinematografike koreane te viteve 2000 (sikur i eshte mekur ca zeri kesaj vale, keto koheve te fundit, por nejse… ) , regjizor i fantastikut “The Host” ne 2007, por edhe i “The Mother ne 2010 (qe mua personalisht nuk me ka pelqy). Gjithsesi, regjizor i respektueshem, per me teper qe tek “Snowpiercer” ai provon brenda te njejtit film disa ‘ngjyra’, disa tonalitete regjizoriale (edhe tragjiken, edhe komiken, edhe horrorin, edhe filmin/aksion edhe melodramen) gje qe i japin filmit nje dinamikë per tu patur zili!

Tani vijme tek permbajtja e tij: ne pamje te pare, kemi te bejme me lufte klasash, por çik ”for dummies” gjithsesi :  nje tren (nje motorr) si alegori e kapitalizmit (pra dhe e botes ku jetojme sot), nje Chris Evans (aktori par excellence i super-heronjve ‘made in USA’ ) ne rolin e nje “gjeniu te revolucionit” (kjo shprehje degjohet edhe ne film!) pra si te thuash ne ‘rolin’ e Leninit (dhe, ashtu sikurse i pelqen aq shume teorise konspracioniste aktuale pra: Leninin e dergoi ne Rusi Gjermania dhe sherbimet sekrete te fuqive perendimore te kohes per te bere revolucionin por ’sigurisht’ edhe “per te deshtuar” ), njesoj edhe Chris Evans e ka “te keqen brenda” (por per te gjitha keto duhet pare filmi per te kuptuar alegorite ne fjale). Ndersa nga fundi, filmi te lë shijen e nje “Stalker”-i po ashtu “for dummies” : Chris Evans ben me demek muhabet filozofik me armikun e tij te betuar, pak a shume si fundi i filmit te famshem te Tarkovskit (bisedat tek Hyrja e Zones), por shija qe te lë eshte me se shumti ‘filozofi 2 lekeshe’ .

E megjithe ketë e megjithe atë, filmi me pelqeu! Kjo vjen pa dyshim tek ajo qe thashe ne krye te heres: ka nje energji te brendshme tek “Snowpiercer” qe eshte fort e levdushme! Nga vagoni ne vagon ndryshon edhe mizaskena, zhanri, tonaliteti i filmit, i cili kalon nga surpriza ne surprize (e perseris, jo nga ana skenaristike, pasi nese do behej fjale vetem per te, filmi eshte naiv ke zoti). Dhe pa dyshim, humori regjizorial, aq tipik tek Joon-ho BONG, eshte ai qe e nxjerr qimen nga qulli: nga tragjikja tek komikja, nga kristalet e droges tek eksplozivi, nga vagoni ne vagon!

7.8

trailer i filmit : http://www.youtube.com/watch?v=7dd4pogcc4Y

 

 

 

Advertisements