Li Hongqi

“Winter Vacation” – film kinez me regji te Li Hongqi

 Kronike provinciale kineze, “Winter Vacation” eshte filmi i trete i nje regjizori te ri, punet pararendëse te te cilit nuk i kisha pare ndonjehere.

Te gjitha jam i gatshem t’i them per kete film qe ka fituar vjet, ne 2010, ‘Leopardin e Arte’ ne festivalin e filmit ne Locarno te Italisë : film poetik, subversiv, “humor kinez”, film i thjeshte e ambicioz (in the same time), absurd e realist(in the same time, too), trishtues e humoristik (in the same…),… : shkurt, qellimet artistike te regjizorit jane më se te lëvdueshme, dhe per kete nuk kam piken e dyshimit. Por pikerisht, ajo e famshmja mizë (do thoshte korçari), pra mizaskena, per mua nuk funksionon, sepse eshte teresisht manieriste. Dhe qe duhet ta kete shpjegimin tek nje fraze qe po me vjen ne mend, nga nje interviste e Godard-it, andej nga fundi i viteve ‘90, e qe thoshte tekstualisht : “Bresson n’est pas quelqu’un qu’on peut copier” (Stili i regjizori Robert Bresson nuk mund te kopjohet).

Shkurt : fajin e “Pushimeve te Dimrit” e ka… Bressoni ! 

4.00

***

Posted on 5th April 2011
Under: KineIndipendent | No Comments »