Jia Zhang-ke

Ku mbaron Kina dhe ku fillon Bota?

MOUNTAINS MAY DEPART – film kinez me regji te Jia Zhang-ke

Kur punët e nje regjizori te mire fillojne e marrin tatepjeten, sinjali zakonisht eshte: dobesite e filmit te tatepjetes i evidenton veçse filmi i tij pasardhes.

Për “A touch of Sin” (2014), film i nje pesimizmi qe te linte pa fjale, para dy vjetesh kisha shkruar :

 “Megjithate, filmi i Jia Zhang-ke (nga i cili kisha pritshmeri fort me te larte nga ai i Scorseses), më la nje shije jo fort te mire. Me ngjau disi me nje “Underground” te Kusturices (sigurisht, jo per nga forma!) , pra me nje film qe te krijon pershtypjen se eshte bere enkas per publikun perendimor, si per ta qetesuar koshiencen e tij :  ( “ka dhe me keq, ja ç’behet në Kinë” ) , gje qe te kujton filmat e Emir Kusturices ne vitet ‘90, te cilet jepnin pershtypjen se ishin nje farë valiumi-tragjikomik per publikun perendimor (ose thene ndryshe, “sa mauvaise conscience” )

Cuditerisht, “A Touch of Sin” asokohe nuk impresiononte ashtu si filmat paraardhes te regjizorit ne fjale, si psh ky ose ky ose ky tjetri; e le më si filmat e parë fare të tij si “Platform” apo “The World”.

Pikerisht “The World” (padyshim filmi më impresionues e më i shkelqyer i regjizorit!), shtronte sikurse ”Mountains may depart” pyetjen e formes sociale, gjeografike e politike te Kines aktuale : formes se shoqerise kineze i superpozohej nje forme e shoqerise njerezore mondiale (sigurisht, artificiale, meqe behej fjale per nje ”World Park”, nje park argetimi kinez, alla Las Vegas). Dhe regjizori na ftonte te reflektonim : cili ishte më pak fallco, pra cili eshte më pak i trukuar : planeti ne miniature i pershfaqur permes nje parku argetimi apo gjigandi post-komunist, dmth vetë Kina?

*

“Mountains may depart” (Shan he gu ren) i shtrin ngarjet ne 25 vjet: fillon me vitin 1999 (vit kur Kina rikuperon Macao-n) dhe mbaron ne 2025 (filmi hidhet ne Australi dhe transformohet ne fantashkencë). Duke kaluar nga viti 2014.

Ne qender eshte nje treshe sentimentale (dy ish-shoke gjimnazi duan te njejten vajze, e cila ne fund zgjedh më ambiciozin: pasunarin e ri kinez). Pasi martohen dhe bejne nje çun te cilit i vene emrin Zhao Dollar (Zhao mbiemri, Dollar -emri), çifti divorcon (skemë tipike e familjeve te reja borgjeze kineze).
Kur rritet, Dollari jeton me te jatin ne Australi, vend ne te cilin ky i fundit ka gjetur strehim per t’ju shmangur denimit me burg qe e pret per korrupsion ne Kine.
Pak e nga pak Zhao Dollari harron kinezçen, biles dhe emrin e nenes se tij.

Te tre periudhat (1999, 2014 dhe 2025) jane te ndara respektivisht ne 3 kapituj, te cilet kane deri dhe formate te ndryshme filmike: kapitulli i parë në format 4:3 (formati i filmave te vjeter para viteve ‘50), i dyti në 16:9 (formati i filmave te sotem) dhe i treti në Scope (panoramik).

*

Pjesa e pare (1999), njeheresh edhe me e mira, ashtu sikurse shfaqet ne format te ngushte (4:3) , eshte edhe më e ‘mbledhura’, më kinezja, më autentikja. Pjesa e dyte (2014 – pra ne ditet tona), fillon e te jete problematike, per ti lene vendin pjeses se trete (ne 2025, pra fanta-shkence), më zhgenjyesja.

Problemi eshte se, in fine, edhe pse personazhet jane plotesisht kinezë, une si spektator nuk isha i sigurt nese behej fjale per nje tablo te Kines kontemporane apo isha duke parë nje melodrame amerikane (ose europiane) per nje familje te goditur nga globalizmi dhe liberalizmi dyer-shqyer. Dakort: dashuria, politika dhe ekonomia jane teresisht te lidhura ne film; dakort, filmi ngrihet mbi nje pasion kinez (pra romanca ka rrenje gjeopolitike dhe sociologjike teresisht kineze). Problemi eshte se influencat estetike te tij vijne nga kater anet e globit: çik kinema europiane (doemos, filmi ka patur per destinacion festivalet e kontinentit te vjeter – prezantimi i tij ne festivalin e fundit në Kanë e konformon kete gje), çik kinema eksperimentale, çik Jacques Demy, çik melodrame hollywoodiane.

*

Te jemi fair : te pershfaqesh Kinën kontemporane pa dyshim qe nuk duhet te jete gje e lehte. Por fakti qe pjesa e trete fantastiko-shkencore (viti 2025) i zhvillon ngjarjet ne Australi (në nje nga majat e kapitalizmit anglo-sakson, dmth të emblemes se globalizmit!) dhe jo ne Kinë, eshte ne nje fare menyre nje dorezim i regjizorit para veshtiresise per ti perkushtuar Kines nje histori te sajen pas 10 vjetesh. Per ti dedikuar nje narracion, dmth nje ardhmeri. Veshtire te mos shikosh ne kete kontekst nje farë komoditeti nga ana e regjizorit (gjithsesi, nje nga më te preferuarit e mi te ketyre 20 viteve te fundit).

Dommage…

6.6

TRAILER :  https://www.youtube.com/watch?v=pdavQLgSuRg

***
Posted on 16th February 2016
Under: Te ndryshme | No Comments »

Aty ku mungon dashuria, triumfon performanca

C’mund te kene te perbashket dy filma aktualë: njëri i realizuar nga Scorsese, dekan i regjizoreve amerikanë, dhe tjetri nga Jia Zhang-Ke, regjizori më premtues kinez i shek XXI ?

Jane dy filma qe ne pamje te pare nuk kane asgje te perbashket. E megjithate e kane nje: faktin se heronjte e tyre  kryesorë ‘performojne’ ne jete, bejne show. Jeta e tyre eshte performancë, ne mungese te dashurise. Kur kjo e fundit mungon, triumfon performanca. Triumfon show.


1. “The Wolf of Wall Street” -film amerikan me regji te Martin Scorsese

I bazuar mbi nje liber te bazuar mbi nje histori te vertete (asaj te Jordan Belfort, ish-stockbroker), Scorsese (71 vjeçar) ka realizuar ne fakt nje “Casino 2.0″ (1995). Por filmi mund te shihet edhe si nje “Good Fellas 3.0″ (1990), nese “Casino”-në e konsiderojme si nje “Goodfellas 2.0″ .
Pra nje trilogji. Nje trilogji mbi paranë. Mbi kapitalizmin.

Megjithate, “Ujku i Wall Street”-it mund te konsiderohet edhe si film ‘më vehte’, dhe jo si kapitulli i trete i nje trilogjie. Film “më vehte”, por prap se prap ne kuader te nje rrugëtimi : atij te filluar nga Scorsese ne vitin 1983 me “The King of Comedie” (me Roberto De Niron ne rolin e Rupert Pupkin) :

Nese deri ne ate vit personazhet e Scoseses ishin realë, banalë, njerez prej mishi e gjaku, shpesh edhe vetmitarë (Taxi Driver, Mean Streets, Raging Bull…), “The King of Comedie” (foto majtas) inaguron nje tjeter kategori personazhi : ate te showman-it ne skene ( “better to be king for a night than schmuck for a lifetime” ) dhe pastaj te numraxhiut edhe ne jete. Personazhe tek te cilet ne mungese te dashurise,  triumfon performanca. Show.

Per nga struktura (forma), “The Wolf of Wall Street” eshte shume i thjeshte : i ndertuar mbi rreth 20 dialogje, secili afersisht 10 minutesh (qe te kujtojne filmat e Tarantinos), biseda “tête à tête” midis dy personazhesh te filmit, te cilat nderpriten me skena më ‘dinamike’ siç jane ato te ‘lutjeve’ kolektive qe bosi i finances organizon me punonjesit e vet (ne zyre), ose me skenat e orgjive dhe festave qe organizon me miqt e tij ne jahte, pishina, hotele, vila… etj etj. Skenat e ‘lutjeve’ ne zyre biles jane edhe me te arrirat, pasi pikerisht jane esenca e filmit : jane lutje pa drogë, ose me sakt droga (ate realen, heroi kryesor e merr me luge e me hunde) eshte vete performanca e Bosit. E kllounit. E numraxhiut. Ajo eshte droga e kolektivit.
Per nga permbajtja pastaj, aktualisht filmi ka ngjallur shume debate ne media, ne shtyp e ne rrjetet sociale, debate qe ne thelb shtrojne pyetjen se ku mbaron historia e bankierit dhe ku fillon ‘mizaskena e Scoseses’ (filmi), pra sa complaisant jane Scorsese/Di Caprio me kete histori reale te viteve ‘90. Di Caprio eshte shprehur edhe vetë per “Variety”, sigurisht duke mbrojtur filmin. Nderkohe flitet se ne rrjetin social facebook, profili i bankierit Jordan Belfort po i numeron gjithe e me te shumte mbeshtetesit e tij.

Mua me duket jo fort me bereqet te debatohet per kete gje, per arsyen e thjeshte se ‘mizaskena à la Scorsese’ nuk daton prej sodit : siç shkruajta me lart, duke filluar qe prej mesit te vive ‘80 (dhe me ekzaktesisht me “The King of Comedie”), u bene dekada qe regjizori proçedon permes deformimit ekspresionist te realitetit; u bene dekada qe ne filmat e Marty-t nuk ka më milet, nuk ka më popull, njerez te rendomte (per shembull : ne filmin ne fjale nuk evokohen fare, per asnje sekonde te vetme viktimat e Ujkut te Wall Steet-it !) , pra ne filmat e tij tashme u bene dekada qe nuk ka më persona, por ka… personazhe. U be kohe qe kjo eshte deviza e Scosese-s mizantrop, pra nuk daton prej sodit. U mesuam tashme… .

p.s: Kur ne vitin e larget 1972 beri filmin e tij te dyte, “…Scorsese showed a rough cut of his early feature “Boxcar Bertha” (1972) to John Cassavetes and listened breathlessly as the master unexpectedly said : “Marty, you’ve just spent a year of your life making a piece of shit.” Then he added, “It’s a good movie, but don’t get hooked into that [commercial] stuff — just try to do something personal.”

Besoj se, nese sot John Cassavetes do ishte gjalle e do shihte filmin e fundit te Scorseses, do i thosh ketij te fundit : “Oh Marty, definitely you are The Wolf of Hollywood”

 


2. “A Touch of Sin”  (天注定 – Tian Zhu Ding)  – film kinez me regji te Jia Zhang-ke

Kisha vite pa pare nje film më pesimist se ky. Ose ndofta ky eshte thjesht më pesimisti qe mund te kem pare ndonjehere.
Ne fakt, nuk e prisja qe Jia Zhang-ke (te cilit ia kam pare te gjithe filmat : 123 … ) te bente nje film kaq te erret… (i cili eshte dhe fitues i Cmimit te Skenarit me te mire ne festivalin e Kanës ne 2013).

“A Touch of Sin” ndertohet mbi kater “tufa shijian” ( “incidente te papritura” – keshtu i quajne me delikatese, me demek komuniste, mediat kineze ngjarjet tragjike qe mbushin kroniken e zeze, pak a shume si ato te kronikes se zeze shqiptare te ketyre viteve ) .

Me poshte, harta e 4 masakrave ne fjale :

1. Ngjarja e pare : vetgjyqesi ndaj korrupsionit

Ne veri te Kines, ne zonen e minierave te qymyrit ne Shanxi,  Dahai (ne foto), vendos te beje vetgjyqesi ndaj drejtuesve te Minieres. Ngjarja i referohet asaj te vitit 2001 kur nje minator, si pasoje e nje zenke dhe ndjenjes se pafuqishmerise, padrejtesise si dhe indiferences se autoriteteve, vret 14 vete. Denohet me vdekje nje vit me vone.

2. Ngjarja e dyte : nje punetor emigrant ‘del nga fiqiri’ dhe kthehet ne serial-killer :

Ne Chongqing (megapoli me i madh ne bote: 29 miljon banore!! ) ne jug-perendim te Kines, San’er, nje punetor emigrant, zbulon ‘avantazhet’ qe i ofron arma e zjarrit. Dhe ben kerdinë pa asnje pretekst. Ngjarja e merr frymezimin nga ato te ndodhura midis viteve 2004 dhe 2012, jo larg “Diges se 3 Grykave“, vite pergjate te cilave nje ish-mercenar ne Birmani, i konvertuar ne punetor emigrant krahu, kryen nje seri vrasjesh. Vritet ne 2012, pas nje odiseje policore te papare!

3. Ngjarja e trete: nje grua, punonjese nje nje sauna, vret nje nepunes civil, i cili tenton ta perdhunojë

Ngjarja frymezohet nga ajo e vitin 2009, kur shefi i Dhomes se Tregetise se Hubeit i cili tenton te perdhunoje nje grua te re 21 vjeçare qe punonte ne nje hotel, pefundon i vrare nga ajo, me nje thike frutash. E arrestuar dhe e degdisur ne nje spital psikiatrik, çeshtja merr dhenë permes internetit, gje qe i detyron autoritetet gjyqesore kineze qe gjithe duke e deklaruar fajtore, ta lene te lire ! Ka qene dhe kronika e zeze kineze me e famshme e ketyre dy viteve te fundit, sidomos ne internet !
4. Ngjarja e katert: Xiaohui, nje djale i ri, duke u ndergjegjesuar gjithe e më teper per kushtet mizerabel te punes, perpiqet te gjeje nje pune tjeter. Ne pamundesi, vret veten.

Ngjarja i referohet valës se vetevrasjeve ne uzinen Fowconn (Apple, Sony, Nokia… : 1.2 miljon punetore) ne qytetin Dongguan, ne qendren e manifaktures Guangdong , provinca me e populluar e gjithe Kines : nderrmarrja ne fjale ka vendosur rrjeta peshku perreth ndertesave-konvikte, per te parandaluar vetevrasjen e punetoreve, qe hidhen nga ballkoni apo dritarja.

***

Ne ndryshim nga Scorsese qe perdor (si zakonisht) deformimin ekspresionist te realitetit per ta bere ate edhe më te prekshem, Jia Zhang-ke e arrin kete gje permes realizmit, ose me sakte, te hiper-realizmit.
Perveç ketij dallimi formal, te dy filmat kane nje sere pikash te perbashketa, duke filluar nga fakti se bazohen ne histori te verteta e duke perfunduar tek konstatimi qe i behet dhunes, si element mbizoterues ne shoqerite e sotme, qofte ato amerikane, qofte kineze. Permes parasë, sigurisht. Dhe ashtu sikurse tek personazhet e “The Woolf of Wall Street”, edhe ata të “A touch of sin”, duke mos patur mundesi te njohin Dashurine (ne nje sens te gjere te fjales ‘dashuri’, dhe ku do nenkuptohej edhe humanizmi), nuk u mbetet gje tjeter veçse te behen, dashur apo pa dashur, te famshem permes kronikes se zeze. Pra performojne. Nje serial-killer, nje kriminel, ne fund te fundit eshte nje showman, nje ‘king for a night’. Biles dhe vetevrasja, ne nje fare menyre mund te lexohet si akt demonstrimi, si performance. Në mungese te dashurise.

Megjithate, filmi i Jia Zhang-ke (nga i cili kisha pritshmeri fort me te larte nga ai i Scorseses), me la nje shije jo fort te mire. Me ngjau disi me nje “Underground” te Kusturices (sigurisht, jo per nga forma!) , pra me nje film qe te krijon pershtypjen se eshte bere enkas per publikun perendimor, si per ta qetesuar koshiencen e tij :  ( “ka dhe me keq, ja ç’behet në Kinë” ) , gje qe te kujton filmat e Emir Kusturices ne vitet ‘90, te cilet jepnin pershtypjen se ishin nje far’  valiumi-komik per publikun perendimor (ose thene ndryshe, “sa mauvaise conscience” ).
___

Nota per dy filmat : 2×7=14:2= 7 (secili)

trailer i “The Wolf of Wall Street” : http://www.youtube.com/watch?v=iszwuX1AK6A

trailer i “A touch of sin” :  http://www.youtube.com/watch?v=sUkFnXd0qHo

 

One Response to “Aty ku mungon dashuria, triumfon performanca”

  1. Ujku qimen e nderron Says:
    Dakort me ato qe thua per The wolf of Wall Street dhe filmat e fundit te Skorcezes. Megjithate “Ujku” ka nje merite. Ate qe eshte filmi me argetues qe ka bere ndonjehere Skorceze. Te pakten per mua. Dhe qe te kuptohemi eshte perseri nje argetim me nota gri sepse Skorceze e ka te pamundur te shkeputet nga to por gjithsesi…

海上传奇 (I Wish I Knew) – film kinez me regji te Jia Zhang Ke

  Shume i vleresuar neper Festivale te filmit (ne 2006-n, ne Venecia ka fitu deri dhe ‘Luanin e Arte’ me “Still Life“), Jia Zhang ke, pas “24 CIty” (2009) -film qe rrefente historine e lindjes se nje qyteti modern ne Kinën aktuale, sjell kete vit “I wish I knew“(Hai shang chuan qi), film qe rrefen historine e qytetit te famshem kinez te Shangait.

Principi eshte pothuaj i njejte me atë te “24 City” : pjesa me e madhe e tij perbehet nga deshmi personash te ndryshem, qe rrefejne momente te historise se ketij qyteti. Gjithmone duke ‘gershetuar’ dokumentarin me fiksionin, e qe ne fund te fundit, jep nje film fiksional !
Qëllimi i regjizorit eshte evident qe ne fillim : nga intimja, te lindë univesalja : nga historia personale e secilit, te lindë historia dhe memorja e nje qyteti te tere, historia njerezore. Pa rene per asnje sekonde te vetme ne ndofar rreshtimi mekanik dëshmish.

I vetmi bemol i filmit (per mendimin tim) : prezenca e heshtur e here pas hershme e nje vajze te re (Zhao Tao, aktorja fetish e regjizorit) neper rruget e Shangait. E panevojshme dhe pak e besueshme (jo ne te njejtin regjister me teresine e filmit…).

8.5

 

 

 

 

 

 

***

Posted on 3rd February 2011
Under: CannesKineDokumentar | No Comments »

“24 CITY” – film kinez nga Jia Zhang ke

Kur them une qe njeri nga tre kineastët me te medhenj te shekullit te XXI eshte kinez (dy te tjeret jane njëri portugez e tjetri tailandez), disa kujtojne se bej shakà…
Dhe ky eshte Jia Zhang ke.

24 CITY” eshte filmi i tij i fundit, i konsideruar më se shumti si dokumentar, edhe pse filmi gersheton dokumentarin me fiksionin.

Gjithshka ndodh ne Chengdu, qytet industrial ku ndodhej Uzina 420, nje nga me te medhate uzina te armatimit ne kohen e Maos. E qe sot eshte zevendesuar me nje qytet krej te ri qe quhet “24 CITY“. Pikerisht sot, Jia Zhang ke filmon 8 ish-punetorë te kesaj vitrine te kohes se socializmit kinez. Filmon fjalen e tyre. Per te na rrefyer Historine Moderne te Kines.

Film meditativ, “24 CITY” perzien realen me imagjinaren, intimen me historiken, temporalen me organiken. Ne fakt, puna e Jia Zhang ke ka diçka prej Saint-Simon-it, shkrimtarit te famshem te shek XVII qe shkruajti “Kujtimet” titanike te Oborrit mbreteror francez: duke i vendosur ngjarjet e filmit ne ditet tona (sot), e duke e perqendruar objektivin e tij tek njeriu, regjizori rrefen sa per qytetin Chengdu, aq edhe per Kinen, e prej ketej, per Boten ne pergjithesi. Boten e te gjithe kohrave, boten e te gjithe vendeve.

Pra 8 deshmitarë rrefejne pjese nga jeta e tyre. Disa jane personazhe te vertete, disa… aktorë ! Por gjuha e te gjitheve eshte e zgjedhur, e punuar, nje gjuhe e qarte dhe poetike nderkohe. Fjala i ngjitet fizikisht imazhit, duke gjetur gropa, kamare, nganjehere dhe superpozime te mundshme, e mbi te gjitha, fjala gjen zëra njerezorë per tu shprehur.

Ose thene me shkoqur, “24 CITY” eshte ne nje fare menyre “Perpara, Rini!” e Jia Zhang ke-së: shfaqja para syve tane e nje grushti te vogel njerezish (ish punetore, pasanike te rinj kineze, nsotalgjike te kohes qe shkoi…) nepermjet fjales dhe adresimit, nepermjet qarkullimit te vazhdueshem te mendimit (nga nje trup tek nje tjeter, nga nje dritë tek nje tjeter, nga nje vend tek nje tjeter, nga nje kohe tek nje tjeter, nga nje fjale tek tjetra…). Mendim qe me ne fund sintetizohet permes vargut te poetit irlandez William Yeats : “Gjanat qe ne kena bà e kena mendue, perpara se t’zhduken, shperndahen si tamli i derdhun mbi nji gur”  (”Les choses que nous avons pensées ou faites / Se répandent forcément avant de disparaître / Comme du lait versé sur une pierre”)

 

***
Posted on 22nd March 2009
Under: CannesKineDokumentar | No Comments »