Bi Gan

Tarkovski meets Godard: Kaili Blues

“Kaili blues” – film kinez me regji te Bi Gan

Historia: Chen, mjek ne nje klinike te vogel ne qytetin Kaili te provinces subtropikale kineze te Guizhou-së, shtyn kohen ne shoqerine e koleges se tij te moshuar mjeke si dhe merret me rritjen e  Weiwei-t, nipçes se tij, te cilin do donte ta adoptonte (Chen jeton vetem, sepse gruaja e tij ka vdekur nderkohe qe ai kryente denimin me burg per shkak te pjesemarrjes ne triadat kineze).
Kur meson se “Crazy Face“, vellai i tij (qe shtyn kohen duke lozur me letra me shoket e tij) e ka shitur Weiwei-n e vogel, Chen niset ne kerkim te ketij te fundit, duke kaluar per nga nje fshat ‘i çuditshem’ i quajtur Dangmai (ku zhvillohen dhe 2/3 e ngjarjeve).

*

Titulli i filmit ne kinezçe eshte “Lu bian ye can” e qe perkthehet : “Piknik ne buze te rruges” (titull qe mban dhe vellimi poetik i vetë Bi Gan, regjizor dhe njekohesisht poet: ne film vazhdimisht degjohet heroi kryesor tek mediton poezite e tij por qe ne fakt jane te shkruara nga vete regjizori). Por “Piknik ne buze te rruges” eshte edhe titulli i romanit fantastiko-shkencor te shkrimtareve rusë Arkady & Boris Strugatsky mbi te cilin Andrei Tarkovski u bazua per “Stalker”-in e tij.

Dhe ne fakt, “Kaili Blues”, filmi i parë fare i nje regjizori fare te ri 26 vjeçar eshte haptazi homazh per Stalker-in rus. Dhe per mendimin tim, me i bukuri qe mund te jete bere ndonjehere (nese eshte bere ndonje i tille) edhe pse, ’paradoksalisht’, lënda filmike, montazhi (deri dhe ai zanor!) eshte tipik Godardian: regjizorijuxtapose forma kinematografike ne dukje krejt hermetike ndaj njera-tjetres por qe duke i vendosur bashkë, bejne sens. Dhe japin nje të tërë.

*

Dhe vijme tek elementi formal qendror i filmit, nje ‘long-take’ prej… 40 minutash! Qe fillon andej nga mesi i filmit dhe zapton gati 1/3 e tij.
Behet fjale per rrugetimin (po aq fizik sa edhe mental) të Chen ne kerkim te nipit te tij (dhe qe padyshim eshte homazh i ‘long-take’ te famshem te ‘Stalker’-it ) duke i rene mes per mes fshatit Dangmai: me tren, me vespa shkatarraqe apo me lundër, eshte e habitshme se si regjizori ka arritur te realizoje nje ‘long take’ kaq te gjate, pa asnje trukim, permjet te cilit heroi kryesor jo vetem qe zbulon Tjetrin, por para se gjithash zbulon veten.

Bi Gan e ’shetit’ spektatorin neper labirinthe plot ‘flash back’ befasuese e gati te ‘pakuptimshme’, e gjitha e pershkuar permes nje ndjeshmerie gati budiste ku perzihet e shkuara, e sotmja dhe e ardhmja. Pikerisht permes ketyre shkuarje-ardhjeve konfigurohet edhe ngrehina e filmit. Natyra dhe shpirti njerezor. Mjegulla qe ngrihet ne luginen e Kaili-t dhe fati i Chen qe shkon drejt drites.

kryeveper !
10

TRAILER : https://www.youtube.com/watch?v=woBNjIK_15k

click:

***
Posted on 10th April 2016
Under: Te ndryshme | No Comments »