– Kazakistan

“CHOUGA” – film kazak me regji te Darezhan Omirbaev

Nuk kisha degjuar ndonjehere per ekzistencen e Darezhan Omirbaev,regjizor nga Kazakistani. Paskesh bere 5-6 filma ne keto 20 vitet e fundit, te gjithe te natyres film-autor, por une nuk i kisha pare asnjerin prej tyre. Siç them më lart, as emrin nuk ja kisha degjuar ndonjehere.

Chouga” eshte ne fakt adaptim kinematografik modern i “Ana Karenines” se Leon Tolstoit (roman qe kisha lexuar para shume e shume vitesh !!); filmi më rifreskoi kujtesen e librit.
Dhe jo vetem kujtesen. Me dha para se gjithash, emocion te ralle gjate shikimit ! Nuk me kish ndodhur prej muajsh ! Omirbaev jo vetem e reklamon veten si pasues te Bresson-it, por per mendimin tim, filmi i tij eshte ndofta i vetmi film bressonian, i denje per nje emer te tille. Gje e rralle, per te mos thene e pamundur, pasi me ka ndodhur te shoh tentativa, te themi bressoniane, ne kinema. Por… pa fort sukses…

Jemi ne Kazakistan (ish-republike sovietike), por zere se jemi ne Shqiperi. Chouga eshte e grua e re, bukur, e pasur. Grua deputeti.

Nje dite Chouga shkon per vizite ne qytetin e motres se saj, bija e se ciles dashuron nje biznesmen te ri, fort te pasur. Nga ana tjeter, vajzen e re e dashuron nje djalosh i ri katundar, i thjeshte. Por vajza e re preferon biznesmenin e ri, i cili duket se nuk e ka me pasion vajzen e re dhe ne fakt, bie ne dashuri me… Chougën (qe i bie te jete tezja e vajzes se re). Chouga ndan burrin e saj deputet per tu martuar me djaloshin e ri biznesmen. Te cilin, me kalimin e kohes, e ze “semundja” e monotonise : dashuria me Chougën zvenitet.
Nderkohe, vajza e motres se saj, pasi braktiset nga djaloshi biznesmen, bën nje tentative vetvrasjeje dhe, me ne fund, ajo pranon te martohet me pretendentin tjeter te sajin, djaloshin nga katundi, qe ajo asnjehere nuk e kish dashur.. Dhe me te cilin ben nje femi.

Nga ana tjeter, Chouga, krejt e deziluzionuar nga martesa e re me biznesmenin miljoner, vret veten.

°°°°

Kinse e tregova gjithe historine e filmit, sepse dua te them, qe, ne vetvete, ajo nuk ka pothuaj fare rendesi, ne kuptimin qe, historia eshte e njejte me ate te romanit “Ana Karenina” – mjafton te kesh lexuar romanin, dhe gjithshka eshte e “parashikueshme”. Vlerat e filmit qendrojne gjetiu !

Qendrojne para se gjithash tek mjeshtria e regjizorit per te filmuar portrete (perzgjedhja e akores ne rolin e Chougës eshte i hatashem !); qendron tek maestroja e tij per te bere elipse (figurë stilistike kinematografike, per te kaluar nga nje ngjarje, direkt tek nje tjeter) -filmi eshte i mbushur me te tille; qendron tek aftesia e Omirbaevit per te rrefyer 1001 gjera njeheresh, me nje plan te vetem, per 5 minuta kohe; qendron tek fuqia e imazheve te filmit (filmi eshte i kompozuar nga imazhe filmike te kulluara ); vlerat qendrojne ne çdo minute te “Chouga“-s !

kryeveper !

10 !

Posted on 4th November 2010

Under: IndipendentKazakistan | 2 Comments »

“Song from the Southern Seas” – film kazak me regji te Marat Sarulu

 Regjizori Marat Sarulu vetë eshte kirkiz, por ngjarjet e filmit te tij i vendos ne Kazakistan.

“Pesni Juzhnykh Morej” (”Song from the Southern Seas” aka. “Kenga e Detrave te Jugut”) eshte plot e perplot me melankoli, me trishtim. Trishtimi eshte arsyeja e gjithshkaje : e dashurise, e ikjes (take flight), e veshtiresise per tu ngulitur ne nje vend.

Filmi fillon me nje lindje. Nje hatà : femija i sapolindur nuk i ngjan fare babait (rus) ! I kujt eshte ?? Dyshohet tek fqinji (kazak). Pastaj tek vete babai i femijes, origjinat e te cilit jane te turbullta…

Tashme i rritur, femija zhduket bashke me kalin e tij, fshihet maleve dhe nuk kthehet më. I ati zhytet edhe me thelle ne trishtimin e tij, deri ne momentin kur eshte rradha e tij te zhduket, ne kerkim te nje historie qe mund te ishte e tija. Por qe mund te ish dhe e nje vendi : Kazakistanit.

Ne nje plan filmik, ne pak sekonda, regjizori di te kondensojë esencen e nje personazhi, te nje jete, te nje vendi. Ketyre planeve filmike, u shtohen sekuenca te shkeputura nga e tëra, qe ne nje fare menyre, jane si frymemarrje per filmin.

Mund te gjesh gjera te kritikueshme ne film, skenari nganjehere i rënduar, pista skenaristike jo fort te trajtuara, narracion me boshlleqe, por me duket mua, keto jane nje menyre “indirekte” per te shkuar direkt ne zemer te gjerave (dhe regjizori duket se ka fort gjera per te na thene per vendin e tij, e me sa duket, edhe per veten e tij !).
Ose thene ndryshe : ashtu si dhe ne nje gjest abstraksionist (ne pikture), regjizori i çngjitet, i iken fiksionit (fabules), te cilen, me sa duket, e mban ne brendesi te vetvetes.

Sikur ndonje regjizor shqiptar te arrinte te thosh qofte dhe kaq gjera te mira (artistikisht) permes ndonjerit prej filmave te tij, une qofte dhe me kaq do isha mjaftuar !

6.8

trailer i filmit :

// 

YouTube – ‘Chant des Mers du Sud (Pesni Juzhnykh Morej)’ – Bande annonce VOSTF HD

***

Posted on 4th April 2010
Under: Te ndryshmeIndipendent | No Comments »