– Japoni

De la contradiction (ose: Pas betejes, Qamilja perserit vitin, tamam si dikush qe duket te kete rene ne dashuri)

3 filma te rinj (por dhe me teme aktuale) parë se fundmi ne kinema, por qe kane te perbashket diçka me shume se thjesht aktualitetin :

“Pas betejes” (Baad el mawkeaa) – film egjiptian me regji te Yousry Nasralla

Kisha degjuar te flitej per kete film gjate festivalit te Kanes ne maj te ketij viti dhe me kish intriguar fakti se ai i merrte ngjarjet pikerisht nga ato te zhvilluara vitin qe shkoi ne sheshin Tahrir ne Kajro. Dhe ne fakt, ashtu ishte, historia e filmit eshte me teper se aktuale.

Ai ne foton e melartme eshte Mahmuti, nje nga kaloresit e shumte te cilet, te manipuluar nga sherbimet sekrete te regjimit te Mubarakut, me 2 dhe 3 janar te 2011-s ju versulen me kuaj e gamilje te rinjve qe mbushnin sheshin ne fjale. Nje vit me pas, i papune, i poshteruar, i degdisur ne lagjen e varfer ngjitur me Piramidat e famshme, Mahmuti ndjehet dhe eshte teresisht i izoluar.
Ne nje moment te tille njihet me Reem, vajze e re egjiptiane, laike e moderne, qe punon per nje kompani reklamash, pjesemarrese aktive ne revolucionin egjiptian. Dhe qe nga ai moment, fillon e ndryshon rrjedha e ngjarjeve per Mahmutin (burre i martuar e me femi).

Ne fakt, pjesa e pare e filmit nuk me pelqeu : duket si realizimi i planit (skenarit) dhe kaq. Por per fat, gjerat ndryshojne per mire : nga mesi i filmit ka nje skene, gjate te ciles Mahmuti revoltohet kunder murit qe rrethon piramidat (mur qe pengon ndertimin e metejshem te shtepive), skene e cila eshte fort e arrire, dhe qe arrin ta ngreje ne nje ’stad’ te ri vete filmin. Por ajo qe eshte edhe me interesante tek “Pas betejes”, vjen nga ‘diçka’ tjeter, ne dukje jo fort e dukshme : vjen nga vullneti ne dukje ‘i padukshem’ (e fort i levdushem!) i regjizorit jo vetem per te mos anashkaluar relaitetin social dhe politik te vendit te tij, pra Egjiptit, por mbi te gjitha per ta trajtuar ate permes kontradiktave.
Konkretisht, vendosja ne qender te filmit te nje looser-i te revolucionit (Mahmuti) jo vetem nuk eshte e rastesishme, por te kujton ate qe thoshte shpesh nje burre i mençur i shek. te XX : “Marksistet dogmatike nuk e kuptojne se kontradikta universale ndodhet pikerisht tek specifikja!“. Dhe heroi i filmit eshte pikerisht specifikja ! Ne kete sens, lidhja e tij me Reemin, heroinen e filmit, te kunderten e tij, eshte misherimi i asaj qe kish parasysh nje tjeter filozof i shekullit qe shkoi, kur shkruante : “Dialiektika eshte teoria qe tregon se si te kundertat mund te jene (ose transformohen) ne identike, ne cilat kushte jane identike duke u transformuar tek njera-tjetra dhe pse Njohja (dija njerezore) nuk duhet ti konsideroje keto kontradikta si te vdekura, te ngurta, por si te gjalla, te levizshme, te kushtezuara e te konvertuara tek njera-tjetra“.
Ose thene ndryshe, une ne fakt tregova fundin e filmit, i cili, pikerisht per kete shkelqen!

7.2

tralier :


YouTube РApr̬s la Bataille Bande Annonce (2012)

°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°
°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°

“Camille redouble” (Qamilja perserit vitin)- komedi franceze me regji te Noémie Lvovsky

‘De jure’, filmi ne fjale e konsideron veten komedi, por mua me duket se interesi i tij qendron pikerisht tek forma qe fsheh : tek fakti qe, ne fakt, nuk eshte komedi.
Ne shikim te pare, filmi ka per ‘model’ ate te Coppola-s : “Peggy Sue Got Married” (1986) : kthimi prapa ne kohë (si me magji!) i heroines kryesore. Por nese ai i Coppolas kete fakt e shfrytezon per te krijuar plot skena burleske, ky i francezes Noémie Lvovsky (e cila luan vetë rolin kryesor), nga ana plastike, nuk e shfrytezon dhe aq : heroina ruan po ate trup, po ate fizik prej 40 vjeçareje edhe ne te kaluaren. Pra ne thelb, me duket se kthimi pas ne kohe (gjithmone si me magji!) me shume se komik, eshte melankolik. Camille, aktore per nga zanati, me shume se kunder botes, dynjase qe e rrethon, duket se lufton me veten. Dhe eshte skena e fundit qe e konfirmon kete gje : e braktisur nga i shoqi pas 25 vitesh martese, pas nje revisit-e te se kaluares, Camille arrin ti thote ketij te fundit ato qe mendon. Kesaj rradhe pa histeri dhe klithma. Dhe e gatshme te behet nje aktore, kesaj rradhe per veten e saj.
De la dialectique, non ?

7.5

trailer i filmit : 
YouTube – Camille redouble

°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°
°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°

“Like Someone in Love” -film japonez me regji te iranianit Abbas Kiarostami

C’fare ndodh kur nje regjizor (te pakten i famshem, siç thuhet rendom) nuk xhiron filma ne vendin e tij ? Pergjigja eshte e ndryshme per regjizore te ndryshem : per shembull, Woody Allen sillet si pordha neper breke kendej nga Europa dhe ben filma-kartoline si ky ketu ose si ai atje. Pra, turizem kinematografik. Ndersa me Kiarostamin, te cilit i eshte ndaluar te xhiroje ne vendlindjen e tij Iran, duket se puna ndryshon disi : nese filmin e tij te parafundit e pat xhiruar ne Itali (The Certified Copy), kete te ketij viti (te prezantuar edhe ne Festivalin e Kanes 2012), te titulluar “Like Someone in Love” e xhiroi ne Japoni. Dhe me ç’me duket mua, nuk duket se ka lidhje me turizmin, qofte dhe me ate kinematografik. Per fatin e mire te spektatorit !

Megjithate, duhet pranuar qe mergimi le gjithmone nje gjurme te ‘pariparueshme’ ne vepren e nje regjizori, sidomos mergimi i detyruar: sikur te marrim si shembull vetem dy filmat e fundit te Tarkovskit, (”Nostalghia” xhiruar ne Itali ne ‘83-shin dhe “The Sacrifice” xhiruar ne Suedi ne ‘86-n, me ndihmen financiare te Bergmanit) : eshte mese evidente qe keta te dy kane diçka te ndryshme nga 5 filmat e meparshem te tij (realizuar ne Bashkimin Sovjetik te asaj kohe). Ndryshueshmeria ka te beje sa me nje far’ nostalgje per ‘token e humbur’, por po aq edhe me nje fare stampimi, dashur pa dashur, te markes ‘Tarkovsk’ mbi Italine (ne rastin e “Nostalghia”-s) ose mbi Suedine (ne rastin e ‘The Sacrifice’). Per tu treguar relaiste, duhet pranuar se nje far’ stampim te markes ‘Kiarostam’ mbi Italine e ndjeva edhe tek “The Certified Copy“, filmi i tij i parafundit, sikurse ndjeva (disi me pak, gjithsesi!) edhe ate mbi Japonine, tek “Like Someone in Love”. Megjithate, me duket se fale talentit dhe inteligjences se regjizorit ne fjale, filmi jeton e merr fryme ne vetvete edhe pertej stampes ‘kiarostam made in japon’, falë ideve qe perçon, fale mizaskenes etj etj (por per keto, duhet pare filmi !). Dua te them se filmi nuk duket si nje transpozim i markes “made in kiarostami” ne token japoneze dhe kaq.

Per nga ana skenaristike, regjizori iranian edhe kesaj rradhe (sikurse tek “Close Up” apo tek “The Certified Copy”) merret me raportet e-vertete/e-pavertete, realitet-genjeshter, por filmi ka trajta shume here me pak te hareshme se ata qe sapo citova : ‘loja’ (rrengu) tek “Like someone in love” mbaron me nje kthim shume here me te dhunshem ne relaitetin e gjerave, per me teper qe filmi trajton tema jo fort alegro (si ai i prostitucionit, mjerimit seksual… etj etj).
I ndertuar mbi bazen e nje qui pro quo-je, filmi flet per 3 vetmi : ate te nje pensionisti, shkrimtar ne profesion (qe ne disa rrethana te ngaterruara, hiqet si gjyshi i nje vajze te re studente japoneze, e cila per te siguruar jetesen ushtron edhe profesionin e call-girl), ate (vetmine) e vajzes ne fjale dhe ate te te dashurit te saj (qe nuk e di se e dashura e tij eshte edhe prostitute).

Ne fakt, Kiarostami nuk denoncon te paverteten (fallcon). Perkundrazi, e perdor per te pershfaqur (dhe per te perqafuar, permes filmit te tij) realitetin. Sidomos permes reflekseve te xhamave (te qytetit), te vetures, te lokaleve te nates etj etj. Jo rastesisht vihen ne film prane njeri-tjetrit dy personazhe kaq te ndryshem ne pamje te pare : Takashi, nje pensionist ne pleqerine e tij (intelektuali, ‘puna mendore’), dhe Akiko, nje studente ne kulmin e lulezimit te saj (punetorja seksuale- ‘puna fizike’). Eshte pak a shume e njejta gje qe ben edhe egjiptiani Yousry Nasrallah tek “Pas betejes” me dy personazhet e tij. Universalja tek specifikja : “Si dikush qe duket se ka rene ne dashuri !” (like someone in love)… Por a ka rene vertet ??
Encore et toujours… DE LA CONTRADICTION !

7.9

trailer i filmit : 
YouTube – Like Someone In Love (2012) – Official Trailer

 

Posted on 17th October 2012
Under: Te ndryshme | 4 Comments »

Dy filma-autor : nje francez, nje japonez :

“Les Chants de Mandrin”(Kenget e Mandrinit)- film francez nga Rabah Ameur-Zaïmeche

Louis Mandrin (ose i njohur ndryshe “Robin Hoodi i Frances”) ka qene nje badit, kontrabandist dhe anarkist i famshem i shek XVIII, fiks para se te ndodhte Revolucioni Francez i 1789-s. Mandrin vdiq ne 1755 dhe nuk e pa ate ngjarje, por ka mbetur i famshem per “kenget e Mandrinit” te shkruajtuara pas vdekjes, fort te popullarizuara gjate Revolucionit, dhe qe i bejne jehone historise s e tij. Temen e krijimit te kengeve te tij (pas vdekjes) e trajton ne filmin e tij te ri regjizori francez Rabah Ameur-Zaïmeche (R.A.Z), regjizor qe une e konsideroj si ardhmerine e kineatografise autoriale franceze, sot per sot : filmi i tij i fundit në 2008-n “Ceta e fundit” (Dernier Maquis) më kish lene pa fjale dhe me kujtohet ta kem vendosur ne nje liste timen top-10 film-politik ever, krah per krah me “Salon ” e Pasolinit apo “Palombella Rossa”-n e Morettit !
Pra s’kam nevoje te nenvizoj se me sa padurim po e prisja “Kenget e Mandrinit”, filmin e rradhës se R.A.Z :

Qe ne fillim te filmit, bie ne sy deshira (e justifikuar!) e regjizorit per te thene disa gjera politike. Ose me sakt, disa gjera te forta politikisht, deshira per te reprezentuar nje univers te veçante, ate te baditeve, te pirateve te Historise se Frances, e sidomos per te parë se ç’rezonancë mund te kete nje botë e tille ne ate te sotmen, pra ne ate te shek. XXI.
Nuk ka si te jem me teper se dakort me keto, por problemi eshte se filmi shpesh reduktohet në një seri pozash, pozimesh. Per shembull, degjohen dialogje te tipit :
” – Vous campez depuis longtemps ?
– Depuis que nous sommes nés.” –

(-Ju fshiheni ketu prej shume kohesh ?
– Që kur kam lindur !)

Do te ishte njesoj sikur sot te besh nje film per te Indinjuarit, dhe replika te ishte :
-Ju e keni ngritur çadren prej kohesh ketu ?
Dhe pergjigja : Qe prej se kam lindur !

Më se shumti te krijohet pershtypja se po asistojme ne nje grumbullim (mbledhje) ekstremistesh te majte (asgje e keqe deri ketu !), muzika qe shoqeron eshte cool, dakort, por fundja edhe nje mbledhje te djathtësh, me perjashtim te muzikes, nje grumbullim i tille nuk do kish ndonje ndryshim te madh !

Ne fakt, problemi i nje far’ fallciteti te filmit qendron ketu (per mendimin tim ):
Nje regjizor qe ben nje film te tille, pyetja e pare qe duhet ti beje vetes nuk duhet te jete : “Cilat jane figurat e medha revolucionare historike ?” por : C’fare eshte nje trup (prej mishi dhe gjaku) revolucionari ? 
Rralle më ishte dhene te shihja personazhe te tille te presupozuar te jenë mendje-ndritur, sy-hapur, me koshiencë te zgjuar, por që ne nje film te pershfaqen fizikisht (trupërisht) kaq të… pergjumur !

Them se R.A.Z ka dale keqas huq me kete film; por kjo nuk do te thote se nuk duhen ndjekur punët e tij te ardhshme !

4.8

trailer i filmit :

————————————————————————————————

 

“Hanezu” – film japonez me regji te Naomi Kawase

  Po të na duhej te zinim në goje dy a tri emra regjizorësh autorialë aktualë japonezë, doemos qe nje nga to do ishte Naomi Kawase ! I ‘vetmi’ problem eshte se qe prej 2008-s kur doli “Pylli i Mogarit“, filmat e saj po me zhgenjejne gjithe e me teper… 
Zor se do shkoj te shikoj filmin e saj te ardhshem.

Në teori, “Hanezu” nuk ka ku te shkojë më kawasian : ngjarja gersheton nje histori aktuale dashurie (nje trekendesh sentimental) me ate te legjendave japoneze, intriga eshte aq sa aktuale edhe intemporale, filmi eshte po aq fiksional sa dhe ‘dokumentaresk’ etj etj etj. Regjizorja eshte vete skenariste, vete kameramane, vete montazhiere !Pra puro film kawasian ! Dhe aq i predispozuar isha ta pelqeja sa qe pergjate shikimit te tij, nuk e vrisja mendjen se ç’nuk shkonte ne të, por më së shumti habitesha me dashamiresine time ! 

“Hanezu” ne fakt eshte film manierist : titulli i sakte i tij me mire do ishte : “Sex, bio & bobo” (bobo u thone ne frengjisht klasave te mesme, borgjezëve bohemë), por te ishte kjo e gjithe e keqja e tij, hajde dé ! Problemi qendron në ate se, në fund te fundit, filmi eshte tmerresisht i lehte e naiv, filmi s’ka piken e peshes : jo pse eshte delikat (ai perpiqet me qenë delikat, por ne fakt eshte manierist !); jo pse eshte “si pa skenar” (ne fakt filmi ka skenar, po ai eshte i dobet e i keq) : shkurt, te krijohet pershtypja se i vetmi qellim i regjizores ka qene qe t’ja dalë mbanë në deshtimin e saj !

Po thoja me vete se, per nje regjizor qe ka moshen dhe eksperiencen e Naomi Kawase-s, ndofta vetem deshira dhe terbimi i nje regjizori si puna e Hong Sang-soo-së (per te marre nje shembull qe po me vjen ne mend) mund te behet burim krijimtarie çliruese dhe ngazellyese. Perndryshe, do ish me mire qe ajo te bente dokumentare, te cilet, zakonisht, i qan !

3.5

trailer i filmit :

***

Posted on 8th February 2012
Under: FranceJaponiIndipendent | No Comments »

“CATERPILLAR” – film japonez me regji te Koji Wakamatsu

Koji Wakamatsu eshte nje regjizor japonez, burre i vjeter tek te 80-at, dhe qe ka ne aktivitetin e tij si regjizor mbi 100 filma !

Per fat te mire, parvjet i kam pare “United Red Army“, film qe me kish bere pershtypje dhe nuk e kisha harruar. Me kish bere pershtypje (edhe pse ishte e para here qe shikoja nje film nga ai regjizor), sepse më pat dhene ndjesine se po shikoja nje punë te dikujt qe jo vetem nuk eshte dokushdo ne zanatin e tij, por qe edhe ka ende gjera te thene ! Me gjithe moshen jo pak te kaluar…
Konfirmimin e kesaj ndjesie qe kisha, e mora pergjate shikimit te filmit te tij te fundit, “Caterpillar” (dalë ne kinema, ne France, nen titullin “Le Soldat Dieu), dhe qe rrefen historine e nje gruaje japoneze, te ciles i kthehet ne shtepi nga lufta ne Kinë (1945) burri i saj i gjymtuar (ka humbur edhe krahet, edhe kembet !!).

Mendimi im per keto dy-tre vitet e fundit (2008, 2009) ka qene se risia e kinematografise se mire cilesore ka qene prezenca e nje numri te madh filmash doku-fiksionalë (elementi dokumentar fort prezent ne film – si psh : “Je veux voir“, “Waltz with Bashir“, “redacted“, “Diary of the dead“).
Ndersa per kete vit qe po lëmë, pra per 2010-n, kam vene re nje fenomen interesant : jo vetem qe ka nje rikthim te vrullshem te samurajve te vjeter te artit te shtate (Godard me “Socialisme“, Herzgog me “Bad Lieutenant“, Wakamatsu me “Caterpillar”) por ç’eshte interesante eshte se filmat e tyre, kane te perbashket diçka surprizuese : jane filma te realizuar sikur te ishin filmat e tyre të parë fare ! (nderkohe qe behet fjale per regjizore qe kane ne aktivitetin e tyre mbi 50 a më shume filma !). Qofte “Socialisme”, “qofte “Bad Lieutenant”, qofte ky “Caterpillar”, kane te perbashket nje far’ freskie vizuale, vrulli rinor, karakteristikë për filmat qe relaizohen nga “çunakë” te rinj !

Nga ana tjeter, “çunakë” te rinj si tailandezi Apitchatpong Weerasethakul (”Uncle Boonmee“) apo filipinasi Raya Martin (”Independencia“), realizuan filma “te vjeter”, shpesh ne bardh-e-zi, gati-gati memecë (si filma pa zë) dhe biles deri dhe te xhiruar ne… studio !! Njesoj si ne vitet e para te shek. XX ! A thua se pasi kane konsumuar modernitetin aktual, i jane kthyer burimit te artit te shtate, origjines se tij !

Pra :
Kthim ne burim per talentet e reja (Weerasethakul, Martin …).
Burimet (Godard, Herzog, Wakamatsu…) rikthehen !

Kjo eshte diçka fort interesante, per arsye se konfirmon se kinematografia eshte nje rilindje perpetuale, e reja eshte e vjeter dhe kjo e fundit, perseri e re ! “Caterpillar” i Wakamatsu konfirmon fuqishem pikerisht kete.

nota per filmin : 10

***

Posted on 1st January 2011
Under: Japoni | No Comments »

“Yuki & Nina” – film franco-japonez me regji te Hipolite Girardot & Nabuhiro Suwa

Njeri nga dy regjizoret e ketij filmi eshte aktori francez Hipolite Girardot (i cili luan edhe ne film), tjetri eshte nje nga regjizoret japonezë më te talentuar aktualisht, Nabuhiro Suwa (http://filmjournal.thedigitalfix.com/autori/2009/0…nobuhiro-suwa/).

Ate qe ka te hatashme ky film eshte se, pak e nga pak, “petit à petit“, ai behet i madh, GRAND ! Ne fund fare, filmi eshte GJIGAND ! Edhe pse, ne qender te filmit eshte nje femije i vogel, Yuki.

Yuki ka rreth 10 vjeç, jeton ne Paris, dhe dy prinder : babai eshte francez, nena me origjine japoneze. Prinderit divorcojne; e jema vendos qe te shkoje perkohesisht te jetoje ne Japoni e te marre me vete Yukin. Yukit i vjen keq qe prinderit divorcojne. Dhe ka nje shoqe, Ninën, me te cilen “çan ferren”, dhe “arratiset” nje pasdite nga shtepia. Per tu fshehur ne nje pyll…

***

Duhet thene qe ne fillim se filmi nuk merret fare me çiftin qe divorcon. Ne vend te tij, ai merret me dy “çifte” te tjera, me dy “divorce” te tjera :

se pari, çifti fëmi-prind, pra “divorci” i femijes nga prinderit. Yuki meson (permes nje bisede me te jatin) se, në fakt, femijet nuk duhet ta konsiderojne veten si kristalizim i dashurise se prinderve te tyre (teori goxha e kthyer ne verdikt, te pakten në mentalitetin shqiptar, e ilustruar shpesh me shprehjen “femija eshte fryt i dashurise”  !). Perkundrazi, femija nuk ka pse te kondicionoje rrjedhen e jetes se prinderve te tij, ashtu sikunder prinderit duhet te ndikojne sa me pak te jete e mundur ne ardhmerine dhe rrjedhen e jetes se femijeve te tyre. Pikerisht, kete kupton Yuki, dhe sapo kupton kete gje, e aplikon duke u “arratisur” nga shtepia per disa ore ne nje pyll. Ndodh keshtu “divorci” i pare i filmit, ai femi-prind (Yuki-prinderit).

“Cifti” i dyte i filmit, pra dhe “divorci” i dyte eshte ai midis Yukit dhe shoqes se saj te lagjes, Ninës. Ai ndodh duke filluar nga mesi i filmit, pra qe nga momenti i “arratisjes” se dy gocave te vogla nga shtepite e tyre respektive. Duke filluar nga ky moment, Yuki mund te eksperimentoje me ne fund vetmine, dmth paqen me veten. Duke filluar nga ky moment, filmi hapet drejt nje perspektive krejt tjeter, te magjishme, perspektive qe vetem kinematografia me forcen e saj mund ta bejne te mundshme !

***

Qe prej realizimit te “H Story“(2001 -perle kinematografike bazuar mbi motivet e “Hiroshima mon amour”), japonezi Nabuhiro Suwa nuk pushon se “torturuari” veten mbi raportet e “çftit” Japoni-France, ose me gjere, Japoni-Europe. Dhe ne nje fare menyre, me regjizorin (dhe aktorin) francez Hipolite Girardot perbejne nje “çift” më vete. Per regjizorin japonez, nje çift mund te “studiohet” vetem kur ai eshte ne momente krize, sepse pikerisht, ne ate moment, secili perberes i nje çifti, mund te analizoje veten. Dhe duke qene se asnjeri nga dy regjizorët nuk e flet gjuhen e tjetrit (respektivisht japonisht dhe frengjisht), duke ardhur te dy nga kultura krejt te ndryshme, pikerisht ky “bashkim” jo “i persosur”, jo “natyral”, behet premise per regjizorin Suwa qe te reflektoje per veten, dmth per vendin e tij, per kulturen japoneze. Ne nje fare menyre, Suwa e ka “perdorur” francezin Girardot per “interesat” e veta artistike !

Ka histori te “lezeçme” me “çiftin” ne fjale. Kur kane dhene intervisten ne Kane, pas filmit, pothuaj nuk kane komuniku fare me njeri-tjetrin, pra kane qene ftohur shume.
Nga ana tjeter, Girardot, regjizori francez, ne nje interviste te tij, tregonte se montazhi i filmit ka qene jo pak i veshtire, duke qene se me Suwa-n, regjizorin japonez, jo vetem qe nuk ndante te njejten pike shikimi per filmin ne fjale, por dhe per kinematografine, ne pergjithesi. Dhe kete e thoshte hapur e pa dykuptimshmeri ! Ne fakt, kjo ndihet edhe ne film: pjesa franceze eshte disi me e “stisur” (qe supozohet te jete drejtuar me se shumti nga Girardot); eshte tjeter gje “pjesa” japoneze.
Por pikerist, kjo me duket interesante, ndaj fakti qe vete “çifti” realizues ka qene ne krizë (kulturash, pike-shikimesh… etj etj), i jep force filmit !
ne foton e me poshtme: dy regjizoret e filmit

 

***

Posted on 2nd January 2010
Under: CannesJaponi | No Comments »

“UNITED RED ARMY” – film japonez me regji te Koji Wakamatsu

Ne fund te viteve ‘60, ne me te shumten e vendeve Perendimore (maji i ‘68-s ne France) ndodhin levizje popullore pacifiste, me qellime demokratizimin e liberalizimin e shoqerise.
Tre prej tyre ketyre vendeve, Gjermania, Italia dhe Japonia, ne fillim te viteve ‘70, njohin nje rradikalizim te metejshem te ketyre levizjeve, sidomos permes krijimit te grupeve te vogla ekstremiste te majta, qe kaluan ne akte shpesh te pergjakshme (kujtoni filmin “Buongiorno, notte” te Marco Bellochio-s, mbi marrjen peng te Aldo Moros nga brigadat e kuqe italiane). Po ashtu ne Gjermani “Banda e Baader-it”. Ne Japoni, permes “UNITED RED ARMY” (Armata e Kuqe), grup maoist ekstremist i majte, historine e te cilit tregon ky film 3 oresh e 15 min.

Ka diçka te perbashket midis ketyre tre vendeve (Gjermanise, Italise, Japonise): te treja, gjate Luftes se II Boterore ishin vende te aksit fashist Berlin-Rome-Tokio. Pa dyshim qe rradikalizimi i levizjeve majtiste ne vitet ‘70, ne fund te fundit duhet te kete qene shprehje e urrejtjes se gjenerates se re (te atyre viteve) ndaj asaj te baballareve te tyre, gjeneratë e cila diku më pak e diku me shume, kish qene bashkëpunëtore e regjimeve fashiste te viteve ‘40 dhe, diku më pak e diku me shume, ishte ende mbajtese e pushtetit politik e ekonomik ne mesin e viteve ‘60, sigurisht me ndihmen e “miqve” amerikane.

Kaq sa per kontekstin historik.

Tani per vete filmin:
Tradicionalisht (dhe fatkeqsisht !), shumica e filmave qe kane trajtuar temen e levizjeve politike (te te gjitha kraheve qofshin ato !), i jane perqasur nje teme te tille permes nje fare rikonstruksioni me demek autentik te ngjarjeve, nje fare pseudo-realizmi te asaj periudhe (per shembull, filmi gjerman “Der Baader Meinhof Komplex” (2008) i regjizorit Uli Edel), qe ne fund te fundit, i ben keta filma objekte “interesante”, me qellimin e vetem te perkedheljes se shijeve aktuale te nje fare “vintage spirit”

Por per fat te mire, ekziston edhe nje minoritet i vogel filmash (”Che“, “Hunger“, dhe ky i fundit “UNITED RED ARMY“) qe arrijne ta tejkalojne kete stad medioker kinematografik, duke mos u fokusuar vetem ne ekzaktesine e ngjarjeve, por mbi te gjitha, ne ekzaktesine e diçkaje tjeter, per shembull ne ate te trupit, ose te trupave njerezorë te personazheve (filmi “Hunger“), te fytyrave te tyre (portreteve – filmi japonez ne fjale), te semundjeve te tyre (kolla e “Che“) etj etj, per te arritur te transmetojne faktin e thjeshte qe, militantizmi ka qene dhe eshte pjese e historise njerezore : ky militantizem nuk ka pse te shihet (veshtrohet) ne kinema thjesht si soditje (contemplation), por si pyetje qe gjithkush mund ti beje vetes se ne cilin pozicion do te vendosej: ne ate te viktimes apo te xhelatit

***

Posted on 2nd August 2009
Under: Japoni | No Comments »

“DEPARTURES”- film japonez me regji te Yojiro Takita

Nese per kete film nuk ja vlen te flasesh, per fenomenin qe ai perfaqeson ja vlen shume.

DEPARTURES” eshte nje prodhim i 2008-es qe ka fituar plot 10 Cmime te Akademise se Filmit Japonez (”oscar” japonez 2008), si dhe Oscar amerikan si “filmi me i mire i ne gjuhe te huaj”, 2009.
Me gjithe keto çmime, thua me vete se, edhe pse mund te behet fjale per nje film popullor, prodhim i kinemase eksploitative, gjithsesi duhet te kete nje fare cilesie. Dhe problemi eshte pikerisht ky : “DEPARTURES” jo vetem qe nuk eshte film, por as telefilm nuk eshte.Ekzaktesisht, eshte nje telefilm i keq.

Fitimi i kaq shume çmimeve dhe medaljeve ne fakt konfirmon se ne ç’gjendje te rende jane anetaret e akademive te filmave te ketyre vendeve dhe gjendjen reale ne te cilen eshte katandisur kinematografia e quajtur shpesh popullore. Nje tmerr i vertete ! Kisha vite qe nuk isha pare nje film më te aplikuar se ky, a thua se regjizori kish permbushur nje “plan pesevjeçar” duke xhiruar planet filmike njeri pas tjetrit (plan plan, thuhet ne frengjisht) dhe ku gjithshka eshte e parashikueshme, debilizuese dhe femijerore. Dola nga kinemaja ne krye te 30 minutave…

Dhe une qe qahem çdo vit per çmimet mediokre qe shperndan akademia franceze e filmit (Cesar – nje lloj i Oscar per kinematografine franceze). Pffff…..

***

Posted on 18th June 2009
Under: Japoni | 2 Comments »

“Still Walking” – film japonez me regji te Kore-Eda Hirokazu

Vite me pare Kore-Eda Hirokazu ka pas bere nje film nga ato qe nuk harrohen : “Nobody knows“. Qe prej asaj kohe, nuk me ish dhene te shihja nje tjeter film tijin.

Eshte interesant fakti qe, permes “Still Walking“, regjizori pershendet Mjeshtrin e kinemase japoneze, Ozu dhe filmit te tij “Tokyo story“.

 

 

 

 

 

Veçse kesaj rradhe, sensi eshte i anasjellte : nese tek “Tokyo story” (1953) jane prinderit-pleq ata qe konstatojne egoizmin e femijeve te tyre, tek “Still Walking” (2009) eshte e kunderta : jane femijet qe perballohen me prinderit e tyre pleq, tek te cilët, nuk arrijne te gjejne dashuri. Pra kemi nderruar epokë : ish-femijet egoistë te viteve ‘50 jane plakur, dhe gjenerata e re e viteve 2000 kerkon, pa ja arritur qellimit, pak dashuri tek ta. Jo se kjo dashuri eshte inekzistente, por se eshte e pamjaftueshme ! Diçka eshte thyer e nuk ngjitet më… E megjithate, jeta ecën… (still walking)…

 

 

 

 

 

 

***

Posted on 22nd May 2009
Under: Japoni | No Comments »

“Glory to the film-maker” (”Rrofte regjizori!”) – film japonez nga Takeshi Kitano

Image resultKy eshte kapitulli i dyte i nje trilogjie kinematografike qe Takeshi Kitano e filloi me “Takeshi’s” ne 2006-en. Filmi vazhdon te kete ne qender, sikurse dhe filmi para-rendës, refleksionin e Kitano-s mbi krijimin artistik.

Kesaj rradhe, Takeshi Kitano, qe luan vete ne film rolin kryesor, eshte i shoqeruar nga nje kukull qe eshte sozi e vetë regjizor/aktorit Kitano, qe kesaj rradhe merr persiper te realizoje filmin e fundit. Te fundit fare fare! Dhe i vijne ne mendje gjithe ç’ka realizuar deri tani. Dhe vendos te shpetoje njerezimin, permes filmit te tij!

Glory to the film-maker” eshte nje komedi burleske, ku shfaqet nje Kitano “gallataxhi” i hidhur, nje fare Monty Python-i japonez no-sens & no-future. Vazhdon kriza e krijimtarise se regjizorit, i betuar qe nuk do beje më filma me yakuzas, por qe me sa duket, do te mbyllet me “kapitullin” e trete te trilogjise, qe eshte prezantuar dje ne Festivalin e filmit ne Venezia.

Kitano “tallet” me veten, “tallet” me ne. Autoderizion (self-derision) qe te kujton melankoline e filmave te fundit te Godar-it.

Bukur!

Posted on 16th March 2009
Under: JaponiKitano | No Comments »

“TAKESHIS’ ” – film japonez nga Takeshi Kitano

Image resultTakeshi Kitano eshte i madh!

Filmi i tij me i fundit, “Takeshis’“, eshte nje film krejt destruktiv por gjithe pasion ! Me nje strukture jo-lineare, nje spektatori qe nuk eshte i paralajmeruar per nje film te tillë, mund ti duket nje film pa kuptim dhe krejt i çmendur.

Ne qender jane dy personazhe: njeri eshte Beat Takeshi, aktor i famshem ne Japoni (dhe qe nuk eshte gje tjeter veçse Takeshi Kitano, i cili me pare se te jete regjizor, ka qene aktor nen emrin “Beat Takeshi”), dhe tjeteri eshte Kitano, nje shites i mjeruar i nje dyqani te vogel, qe enderron te behet aktor i madh.

Te dy rolet luhen nga vete aktori-regjizor Takeshi Kitano.

Me i madhi nder regjizorët aktuale japoneze ritrajton, kondenson por dhe i shperthen temat e perdorura ne filmat e tij te meparshem dhe filmi i tij, ne thelb, eshte nje pyetje vetvehtes se ç’eshte kinematografia, ç’eshte imazhi, ç’eshte krijimi artistik. Pra filmi “lan” hesapet me imazhin viziv. Regjizori rrefen se deri ne ç’pike magjia e kinematografisë eshte manipuluar vit pas viti gjithe e me shume, deri ne ditet tona ku nuk i ka ka mbetur pothuaj hiç gje fare…

Narcizik ne kuptimin më nobël te fjalës, filmi, ne formen e nje puzzle-i, vë ne loje personalitetet e shumëfishta qe fshihen brenda te njejtin personazh: brenda Takeshi Kitanosdora vete ! Si rralle ne ndonje film, aktori-regjizor tall by… me vehten !!

Per nga forma i ngajshem me “Mulholland Drive” te David Lynch-it, por edhe i frymezuar nga dekonstruktivizmi i Jean-Luc Godard-it, “Takeshis’” eshte gjithsesi, nje film puro Kitano, dmth eshte … nje perlë rrallë !!

web-site i filmit www.office-kitano.co.jp/takeshis/

 

Posted on 11th March 2009
Under: JaponiKitano | No Comments »