Mehran Tamadon

Kur mollahët tallin menderen me Platonin dhe “mirë bëjnë”

“Iranian” -film me regji te franko-iranianit Mehran Tamadon

I kthyer perkohesisht ne Iran ne kerkim te personazheve te filmit te tij, regjizorin e filmit ne fjale te gjithe e refuzojne : ideja eshte te ftoje disa mollahë pergjate nje weekendi ne shtepine e tij te dyte rreth 60 km nga Teherani, per te diskutuar se bashku pikerisht rreth temes : “si te jetojme se bashku ne Iran” (sipas regjizorit, kjo teme mund te sherbeje si lejtmotiv per te thyer sadopak muret hermetike te pushtetit te ajatollahkracise qe qeveris Iranin qe prej 34 vjetesh).

Me ne fund, regjizori (ateist, dhe kete nuk ua fsheh aspak te ftuarve te tij) arrin të bindë 4 prej tyre. Pergjate gati dy oreve, shohim 4 mollahë qe kalojne nje weeekend tek shtepia e tij: filmi kompozohet po aq nga skena pergjate te cilave te ftuarit hanë e pijne gjithe duke pergatitur barbecue, sa dhe nga skena te bisedave te tyre ne sallonin kryesor te shtepise, ulur kembekryq mbi qilima te famshem persanë. Shkurt, imagjinoni 4 mollahë konservatorë tek bisedojne balle per balle me nje ateist per tema te tilla si “cila eshte shoqeria ideale: ajo laike apo religjioze?” Ose: ”C’vend ka ne historine e Iranin X apo Y personazh i saj?” etj etj . Thene shkurt, ne nje fare menyre, filmi ngjan me nje tv-reallity.

Ne pamje te pamje te pare te krijohet ideja se kemi te bejme me “nje marsian ne vendin e mollahëve”. Per me teper qe regjizori, mikpritesi i mollaheve, duket sikur nuk eshte fort orator dhe ne jo pak raste, e humb qartazi duelin teorik me te ftuarit e tij te veçante, te cilet nuk pertojne te jene sarkastike e ironike me tê.

Per fat, ne fund te shfaqjes se filmit, i ftuar ne salle ishte vete regjizori, per nje bisede te hapur me spektatorin. Keshtu qe keto qe po shkruaj ketu, i diskutova dhe me te drejtperdrejt.

Sipas tij, edhe pse ne dukje ai eshte i humburi i ketij dueli, mund te jete pikerisht ai fituesi sepse, gjithmone sipas tij, ne fund te fundit ai ja arriti qellimit te tij te fshehte: mollahet nuk e braktisen shtepine (eshte e vertete se ka momente ne film qe te krijohet pershtypja se mollahet do ngrihen, do marrin grate (te cilat jane ne nje dhome me vete) dhe kalamajt e tyre e do çajne ferren). Ose, siç tha vete regjizori, ata i degjuan me veshet e tyre argumentat e nje laiku (edhe pse me siguri, argumentet nga nje vesh u hyne e nga nje tjeter u dolen), panë me syte e tyre dike qe ka bashkejetuar 3 vjet me te dashuren e tij perpara se te martohej (rasti i regjizorit ne fjale), biles njeri arriti jo vetem te heqe nga koka turbanin e tij dhe me kete rast lejoi kameramanin qe ta filmoje, por te nesermen hyri ne sallonin e perbashket (hapsira ku jetohet bashke – teme qendrore edhe e debatit) me… bizhama! Gjithmone sipas regjizorit, ai (pra regjizori) arriti gjithsesi ‘ti prekë’ ata, dhe ata vete zbuluan nje pjese te tyre (biles edhe nje pjese te vete kontradiktave te tyre).

Mua personalisht filmi mu duk nje hiç i madh. Qofte edhe sikur te leme menjane faktin qe “Iranian” po  shfaqet vetem ne kinemate europiane dhe jo iraniane (pra filmi nuk do te kete asnje impakt tek publiku iranian), pra edhe sikur ta leme menjane kete fakt kokefort e domethenes, vete filmi ne vetvete nuk paraqet asnje interes. Jo vetem qe kemi te bejme me nje dialog shurdhesh, por ç’eshte më tragjike, filmi te le (pa dashje, sigurisht!) shijen… se i ben reklame mollaheve!  Naiviteti , sinqeriteti dhe diplomacia e regjizorit nuk sherbejne per kurgje, perveçse per te nxjerre ne evidence nje far’ simpatiklleku tek te ftuarit e tij (te cilet 70% e bisedes e kthejen ne shakà, gjithe duke folur per tema te tilla si laiciteti, liria apo te drejtat e gruas).

Per mendimin tim, problemi vjen tek perqasja kulturaliste dhe jo sistemike e regjizorit, teksa evokon problemet e mesiperme. Ta ilustroj me nje shembull : nje nje moment, regjizori u thote te ftuarve te tij se ne France mund te thuash gjithshka dhe kete e ilustron me nje shembull : “Në France -thote ai, eshte nje politikan qe quhet Jean-Luc Mélenchon (kryetar i nje partie te majtes franceze) qe kerkon perbysjen e Republikës se V-të në ate te VI-të (Franca, qe kur ka kaluar nga monarkia ne Republike, ka ndryshuar 5 here kushtetuten e saj, prej dhe nga sot flitet per “Republikë të V-të franceze” ). Ketu në Iran, vazhdon regjizori, ndalohet te flitet per permbysjen e “Republikes Islamike“. “Joooooooo– ja kthen mollahu i ftuar, sigurisht qe po! Nese dikush desheron, le te propozoje kalimin nga “Republika e Parë Islamike” ne “Republiken e II-të Islamike” dhe te vendoset me referendum!”

Shkurt, me ‘gallata” te tilla kalon filmi. Te vjen keq, sepse deshira e regjizorit eshte plotesisht e levdueshme (ai ka harxhuar me shume se 3 vjet per t’ja arritur qellimit te tij, pra realizimit te ketij filmi, si dhe eshte kercenuar nga autoritetet iraniane me shume se nje here!). Por ja qe gjithshka ka ngritur eshte nje keshtjelle prej rëre, që per me teper, nuk ka piken e interesit : asnje shkendije nuk vezëllin ne fundin e tynelit. As edhe nje !

Që Mehran Tamadon (regjizori) eshte nje idealist naiv, kjo u mor vesh. Problemi eshte se idealizmi i tij, ne rastin me te keq, nuk sherben më teper se xhiroja e filmit neper kinemate europane (buken e perditshme falna zot), dhe ne rastin me te mire, nje far’ vënieje (ne menyre inkoshiente !) te nje pasqyre perballe kontradiktave dhe veshtiresive qe paraqet vete progresizmi dhe laiciteti oksidental ne gjetjen e pergjigjeve ndaj pyetjeve te jetes. Por që ta besh këtë ballafaqim (qofte dhe ne menyre inkoshiente !) duke u vendosur perballe 4 mollaheve jo vetem absolutistë por mbi te gjitha te korruptuar deri ne palce nga sistemi qe perfaqesojne, me duket NJE HIC I MADH

2.0

trailer i filmit: https://www.youtube.com/watch?v=9cB9GqVbrBU

 Dialogue with the mullahs as the director of the film ‘Iranian’ sows ideas for the future : https://www.youtube.com/watch?v=Q4ydbAbMZlc

***

Posted on 23rd December 2014
Under: Te ndryshme | No Comments »