– Iran

Fati tarkovskian i Abbas Kiarostamit (1940-2016)

Mbreme ka mbyllur syte Abas Kiarostami, pa dyshim më i talentuari nder kineastet iranianë dhe nje nga më te medhenjt regjizorë te fundshekullit te XX. Nje portret te tij e kam shkruar dikur ketu, me deshiren e mire per ti bere homazh filmave te tij qe i kam patur e i kam aq fort per zemer e qe kane qene po aq iraniane sa dhe universalë.

Megjithate, ka patur diçka interesante ne krijimtarine e tij: sa here qe gazetaret e pyesnin “pse nuk vendoseni per te jetuar e punuar jashte Iranit“, Kiarostami pergjigjej ne menyre lakonike: “Asnjehere dhe askush nuk do te mund te me ndaloje te ushtroj profesionin tim“.

Qe prej fillimit te viteve 2000, filmat e fituesit te Palmes se Arte ne festivalin e filmit ne Kanë ne 1997 (me “Shijen e qershise” – The taste of cherry) nuk shfaqeshin më në Iran. Megjithate Kiarostami rezistonte, i bindur se duhej te xhironte atje ku kish lindur e ish rritur pra ne vendin qe i mundesonte lidhjen shpirterore dhe vizuale me traditen poetike dhe pikturale perse (traditë aq e ndjeshme dhe e prekshme ne filmat e tij!) : në Iran. Edhe kur vendosi te xhiroje nje film në Toskanën italiane ( “The Certified Copy“, 2009, variacion roselinian me francezen Juliette Binoche) apo ne Japonine e larget ( ”Like someone in love” në 2011), vazhdoi te jetoje gjithmone ne Iran. Kronologjikisht, keta jane dhe dy filmat e tij te fundit, te cilet korespondojne (rastesi??) edhe me periudhen e présidences ultra-konservatore te Ahmadinexhadit dhe, edhe pse ndofta nuk jane filmat më të mirë te regjizorit, jane plotesisht te respektueshem: pra mund te thuhet se nga 14 metrazhe te gjate, Kiarostami vetem dy te fundit i realizoi jashte Iranit.

Kjo histori më kujtoi nje tjeter, ate te nje tjetri poet te kinemase, rusit Tarkovski, i cili, ne vitet e fundit te jetes dhe karrieres vendosi te jetoje ne Perendim, duke realizuar dy filmat e tij te fundit jasht Bashkimit Sovietik te kohes: “Nostalghia” në 1983 ne Itali dhe ”The Sacrifice” ne Suedi (ne 1986, me ndihmen e Ingmar Bergmanit: pak jave me vone, regjizori vdes).
Te dy filmat ne fjale, edhe pse artistikisht po aq ambicioze e virtuoze sa dhe 5 filmat e meparshem te Tarkovskit te xhiruar ne BRSS, prapë se prape nuk e kane magjine e tyre. Diçka ‘mungon’. Kerkimi i kesaj unaze qe mungon ne zinxhir, eshte biles dhe pika nevralgjike e “Nostalghia”-s : autoportreti i nje artisti te dashuruar me token e tij te lindjes dhe i gerryer nga melankolia e ndarjes midis Perendimit dhe Lindjes. Dramatizimi i kesaj dileme ishte biles ne qender edhe te filmave te tij fundit.

Edhe pse ne rrethana krejt te tjera, destini (fati) tarkovskian e ndoqi edhe iranianin Kiarostami: dy filmat e fundit te tij nuk kane magjine e te meparshmeve dhe, megjithe deshiren e tij te supozuar, ai nuk mundi te rixhiroje më në Iran.

Dje ai mbylli syte.


Kiarostami ishte poet. Në sensin figurativ dhe real te fjales. Poet nga nje vend ku poetikja eshte normë.
Iku keshtu nje nga me te medhenjte kineastë te kesaj bote, i cili mendonte se nje film nuk eshte veçse fillimi i nje rrugetimi qe perfundon ne shpirtin e spektatorit.
Por iku dhe nje humanist: lum kush ka pare e do shohe filmat e tij per ta kuptuar kete.

Il a illuminé ma vie, et il vient de s’éteindre.
Adieu Abbas.

(foto e melartme: La plus belle fin de toutes les fins de tous les films)

p.s: ne shenje homazhi per filmat e tij te mrekullueshem, voilà nje fotogramë e disave prej tyre. Sipas rradhes: Close-Up (1990),  Taste of Cherry (1997), Where is My Friend’s House? (1987), Life and Nothing More… (1991), The Wind Will Carry Us (1999), Under the Olive Trees (1994), Ten (2002)

***

This entry was posted on Tuesday, July 5th, 2016 at 7:57 pm and is filed under Te ndryshme. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0 feed.

“Taxi Teheran” – film iranian me regji te Jafar Panahit

Kjo foto sigurisht qe nuk eshte e regjizorit Jafar Panahi (te cilit qe prej 2009-s i ndalohet te dale jashte Iranit) por eshte e mbeses e tij (e cila po ashtu luan ne filmin e tij te fundit). Ne foto, ajo duket tek mban trofeun e Ariut te Arte ne Festivalin e fundit te filmit ne Berlin ne shkurt te ketij viti, meqe xhaxhai i saj nuk mund te ishte prezent ne ate ceremoni.

“Taxi Teheran” eshte filmi klandestin i rradhes i Panahit, pas te mrekullueshmit ”This is not a film” ne 2209 : asokohe, i detyruar te qendronte ne arrest-shtepie si rrjedhoje e akuzes per mbeshtetje te revoltave qe pasuan rizgjedhjen e Ahmadinexhadit si president, regjizori ne fjale e kish xhiruar filmin teresisht ne interierin e apartamentit te tij. Kesaj rradhe, Jafari (ose Xhaferi, ne shqip) hiqet si shofer taksie, dhe po ashtu xhiron “pa leje”. Kesaj rradhe, filmi i zhvillon ngjarjet ne interier te vetures se tij!

Nga ana tjeter, dispozitivi ne fjale nuk eshte edhe aq i ri (aq novator) : Abas Kiarostami, nje tjeter regjizor iranian (Panahi ne fillimet e tij ka punuar si asistent-regjizor i tij),  e ka perdorur tashme nje dispozitiv te tille tek kryevepra e tij “TEN”.

Megjithate, duhet thene se “Taxi teheran” ngjan shume pak (per te mos thene fare) me “Ten”, sepse dispozitivi ne fjale (interieri i nje veture) nuk sherben veçse si pretekst dhe si mundesi per regjizorin per te realizuar nje film (meqe e drejta e krijimtarise i eshte ndaluar per 7 vjet) : “Taxi Teheran” eshte me se shumti i afert me “Closed-Up” i Kiarostamit se sa me “Ten”. Pra mund te thuhet se më së shumti, behet fjale per nje film qe shtron pyetje mbi fuqine e kinemase si fiksion, si ‘genjeshter’, nga e cila lind nje e vertete edhe me e madhe se vete e verteta, pra se vete jeta. Lind fiksioni !

Filmi eshte i ndertuar ne disa tablo ku ne secilen prej tyre, regjizori, ne rolin e nje taksisti, fton pasagjere te rastesishem (por dhe jo te rastesishem), biseda me te cilet (por jo vetem biseda !) krijon nje tabllo impresionuese te jetes ne Teheran, 1000 here me pasionuese se cilido film normal! Notat e filmit jane ‘paradoksalisht’ shume humoristike, burleske, por edhe tragjike e provokative njekohesisht : regjizori (ne rolin e taksistit) ‘argetohet’ me pasagjeret e tij, krijon situata te paparashikueshme e paradoksale ne dukje, por fort te menduara, ne te vertete.

 

“Taxi Teheran” eshte himn per lirine dhe klithje dashurie per kinemanë !

8.0

trailer : https://www.youtube.com/watch?v=5hYkteGqZfY

click:

 

8 Responses to ““Taxi Teheran” – film iranian me regji te Jafar Panahit”

  1. Daku Says:
    Stalker nje pyetje kam une per ty si nje njohes i mire i kinemase iraniane. A nuk te duket se ajo po kalcifikohet dhe po kthen vetveten ne klishe? Pertej naivizmit te theksuar si perqasje, qe me shume i ka sjelle dobi sesa keq se paku deri tani… pra pertej kesaj a nuk po veren se jane te njejtat metoda te te berit kinema? Psh xhirohet vazhdimisht ne makine dhe jashte saj, xhirohet ne stil ala reality show, ka nje mbitheksim te metaforave te transportuesit (taksixhiut), udhetuesit, femijes dhe regjizorit, ky i fundit deri ne kufijte e narcicizmit. A nuk te duket se regjizoret iraniane kane krijur njefare rrethi, per te perdorur nje titull te vete Panahit, nga i cili do ta kene veshtire te dalin dhe jashte te cilit e kane shume te veshtire te krijojne filma te cilesise te larte?

  2. autori Says:
    Daku, te jesh i sigurt per nje gje: ajo qe ti quan me te drejte ‘kinema e mire iraniane’, NUK ka asnje impakt ne Iran. Kam qene vete vjet atje, kam pare me syte e mi plot kinema, dhe ne te gjitha transmetoheshin vetem filma mainstream iraniane, pra prodhime te industrise kinematografike iraniane, qe s’kane te bejne fare-fare me filmat e Karostamit, Panahit, Makhmalbafit apo Farhadit. Filmat e ketyre te fundit kane akses vetem ne Perendim (edhe pse, me pikatore) e ne ndonje festival nderkombetar dhe kaq.

  3. Daku Says:
    Dakort por pyetja ime qendron. Une nuk kam qene ne Iran por e kam njefare ideje dhe them se ajo qe thua eshte e vertete. Por une e kisha fjalen per keta regjizoret e mire iranian ose per regjizoret autor e jo per Iranin si vend.

  4. autori Says:
    Te kuptoj i nderuar, por ata 3-4 kokrra regjizore per te cilet e kemi fjalen, nuk pretendojne te kene krijuar ndonje rryme apo shkolle apo ku di une, dhe keshtu te na mundesojne te nxjerrim ndonje konkluzion kolektiv per ta.

    Konkretisht, Panahi kaq e pati mundesine per te xhiruar dhe kaq beri (atij i ndalohet aktiviteti artistik, pra i ndalohet juridikisht qe nje producent ti financoje nje projekt te cilin me pas ai ta xhiroje, ta shperndaje etj etj), pra eshte thjesht i privuar te ushtroje profesionin e tij. Ne keto kushte, beri keto dy filma, njerin ne interierin e shtepise, tjetrin ne kerr dhe kaq. Kaq e pati mundesine.

    Kiarostami, nga ana e tij, ka realizuar keto 5-6 vitet e fundit dy fiksione te financuar teresisht nga vende te tjera, njerin nga Franca/Italia  dhe tjetrin nga Japonia ), nderkohe qe ne vitet 2000-2009 ai ishte marre VETEM me art-video dhe jo me fiksion!!

    Makhmalbafi nuk ben me fare filma, ka hapur nje shkolle kinemaje ne Afganistan dhe e ka lene berjen e filmave.
    Pra eshte e veshtire te nxirret ndone konkluzion pergjithesues se “ata” (kush ata?? sekush ben diçka per hesap te vet, me aq sa mundet) pra eshte e pasakte te thuash se “ata”, pra kinemaja autoriale iraniane po kalcifikohet e po kthehet ne klishe te vetvetes. S’ka se si te kthehet, se nuk ekziston nje te tille ! (ah po, në France psh, po, ka nje ‘kinema autoriale’ –cinéma d’auteur quhet, ka rrjetet e saj te produksionit (pra financimit) etj etj, dhe eshte e llogjikshme te thuash, per shembull, se eshte keshtu apo ashtu ose ka pesuar ngritje, renie, kalcifikim, perseritje te vetvetes etj etj etj. Por per ate “iraniane”, jo vetem qe me duket cik e pandershme, por mbi te gjitha nuk ben sens.

    ah po, nese flasim pastaj VETEM per vepren e Panahit, ose Kiarostamit, ose tjetrit e tjetrit veç e veç, ok, por per ta, tek e tek, diçka e thashe me lart dhe, pak a shume, aq eshte

  5. Daku Says:
    Po i bishtnon pyetjes po nejse, e drejta jote. Po e filloj nga me e parendesishmja. Makhmalbafi ben akoma filma. Ja nje https://www.youtube.com/watch?v=SbMOfJzqTtk
    Po ketij une i kam pare vetem Ngaresin e Bicikletes dhe po preferoj te mos e komentoj shume. Me ate film qe i kam pare e fus tek dashnoret e imazhit por larg dy te tjereve sepse ka doza te theksuara patetizmi. Dy te tjeret (Kiarostami dhe Panahi) kane nje tjeter lloj rafinimi dhe “dhelperie” ne te berin kinema.

    Pa u zgjatur, se e shikoj qe nuk te pelqen si debat po them mendimin tim qe eshte: nuk eshte e thene te kete nje produksion te centralizuar qe ne te flasim per kinema. Me e rendesishme eshte fryma. Dhe meqe jemi tek dy regjizoret e fundit, keta kane te njejtin fryme te te berit kinema. Mirepo nuk e di pse sa here keta por edhe ndonje tjeter nxjerr film une sikur ia di se ku do rrahin e me cfare mjetesh do dalin aty. Per kete flas. Dhe faleminderit qe permende dy filmat e Kiarostamit sepse per ata e kisha fjalen. Ata, bashke me pjesen e triptikut Ticket (Bileta) qe e ka bere Kiarostiami, duket sikur tregojne se ai eshte i paafte te beje kinemane e shkelqyer qe ben brenda atij rrethit qe flas une ne kontekstin iranian. Ai francezi eshte nje deshtim ndersa pjesa e Ticket nuk te con kurrkund. Japonezi disi me ndryshe. Une do ta quaja film i kendshem por duket se i mungon dicka. Kjo me ka bere te mendoj se keta regjizore u kthehen formulave qe ata i njohin me mire por jashte atyre veshtire se jane te afte te bejne kinema te shkelqyer. Prandaj edhe pyetja, qe ne fakt eshte me teper nje hipoteze imja dhe qe disa prova se nuk qendron do te kisha shume qejf ti degjoja.

  6. Daku Says:
    Shtese: tani po kujtohem se Makhmalbafit i kam pare edhe Heshtjen (Silence). Por edhe ky trailer i Kopshtarit duket sikur ma perforcon idene qe dhashe me siper. Qofsha i gabuar.
    https://www.youtube.com/watch?v=KY757gVjOgU

  7. autori Says:
    ah ok, pra u ‘reduktua’ hipoteza tek Kiarostami (meqe Panahi, edhe te doje, nuk ben filma ‘normale’).

    Kiarostami eshte burre deri diku i moshuar, 75 (qe u befte 175 !), dhe shume ‘llogari’ edhe nuk mund ti kerkohet nga kjo ane ;)

    Decenia (dhjetevjeçari) i tij i arte (’90-99) sigurisht qe s’ka gjasa te perseritet më. Pastaj, nga 2000 deri ne 2009, ai eshte marre pothuaj VETEM me art-video (ka ca pune qe jane vertet interesante, biles shume shume faré, se per fat edhe i kam pare).

    Ky kthim i tij ne keto 4-5 vitet e fundit në fiksion, per mendimin tim, eshte me shume nje far’ respekti qe nje producent francez si Marin Karmitz, bosi i rrjetit te kinemave indipendente ne Paris (eshte ai financuesi kryesor i dy filmave te fundit te tij) i ka bere Kairostamit, dhe kaq.

    Per mua, Kiarostami “i ka thene” tashme ç’kish per te thene; eshte tjeter meselé qe ne e kemi kapur çik vone ;) . Kiarostami ka shkelqyer ne fundvitet 80, ne vitet ‘90, dhe i ka shënjuar si pakkush, kinematografikisht, ato.

    Por dhe i vetem nuk eshte ne kete ’shterje’ artistike, edhe Moretti, per mendimin tim, ç’kish per te thene, e ka thene (dhe tani vetem ben sikur realizon ndonje film te ri; pffff….).

    Cik e ngaterruar kjo puna e rinovimit te frymes artistike ne kinema. Jane te pakte ata qe kane ditur te ringjallen (artistikisht- kuptohet) : nga te rrallet (flas per ata qe kane lene vertet gjurme!) eshte Godard, i cili, kur e mendon, ka patur 3 jete artistike (tre periudha qartesisht te dallueshme). Por ka nje çmim shume te kripur kjo puna e te rilindurit artistikisht, se keshtu, nje fjale goje duket. Mund te flasim nje here tjeter per kete, por e perseris: jane shuuume te rralle ata regjizore qe arrijne te rinovohen, te ‘rilindin’ artistikisht.

    Por ka dhe te tjere (flas gjithmone per kineaste autorë) qe vazhdojne te kembengulin e te bejne filma te rinj, njeri me beterr se tjetri. Palma per kete do i shkonte gjermanit Wim Wenders i cili, edhe pse ka pas bere filma te mire (disa, biles te shelqyer !) ne vitet 70-80, duke filluar nga vitet 90, eshte… NJE KATASTROFE E VERTETE ! Por dhe Jim Jarmuch (i cili behet gjalle here pas here), eshte ‘gjalle pa u futur ne dhé” (artistikisht, kuptohet !!!).

    Ja, keshtu puna e Kiarostamit. Une sinqerisht, nuk pres asgje nga ai, dhe e them kete, PA ME TE VOGLIN denigrim apo perçmim por thjesht e kuptoj dhe pranoj se ‘karriera’ e tij tashme eshte pothuaj e mbyllur dhe, nese na ofron diçka here pas here (ndonje film te ri, tek-tuk), faleminderit prej tij dhe kaq

  8. autori Says:
    se harrova: kam pare shume pak filma te Makhmalbafit, por e permenda meqe iranian. Duhet te jete regjizor me shume se medioker

    Traileri i ‘the president’ ishte… horrible !!!

Kur mollahët tallin menderen me Platonin dhe “mirë bëjnë”

“Iranian” -film me regji te franko-iranianit Mehran Tamadon

I kthyer perkohesisht ne Iran ne kerkim te personazheve te filmit te tij, regjizorin e filmit ne fjale te gjithe e refuzojne : ideja eshte te ftoje disa mollahë pergjate nje weekendi ne shtepine e tij te dyte rreth 60 km nga Teherani, per te diskutuar se bashku pikerisht rreth temes : “si te jetojme se bashku ne Iran” (sipas regjizorit, kjo teme mund te sherbeje si lejtmotiv per te thyer sadopak muret hermetike te pushtetit te ajatollahkracise qe qeveris Iranin qe prej 34 vjetesh).

Me ne fund, regjizori (ateist, dhe kete nuk ua fsheh aspak te ftuarve te tij) arrin të bindë 4 prej tyre. Pergjate gati dy oreve, shohim 4 mollahë qe kalojne nje weeekend tek shtepia e tij: filmi kompozohet po aq nga skena pergjate te cilave te ftuarit hanë e pijne gjithe duke pergatitur barbecue, sa dhe nga skena te bisedave te tyre ne sallonin kryesor te shtepise, ulur kembekryq mbi qilima te famshem persanë. Shkurt, imagjinoni 4 mollahë konservatorë tek bisedojne balle per balle me nje ateist per tema te tilla si “cila eshte shoqeria ideale: ajo laike apo religjioze?” Ose: ”C’vend ka ne historine e Iranin X apo Y personazh i saj?” etj etj . Thene shkurt, ne nje fare menyre, filmi ngjan me nje tv-reallity.

Ne pamje te pamje te pare te krijohet ideja se kemi te bejme me “nje marsian ne vendin e mollahëve”. Per me teper qe regjizori, mikpritesi i mollaheve, duket sikur nuk eshte fort orator dhe ne jo pak raste, e humb qartazi duelin teorik me te ftuarit e tij te veçante, te cilet nuk pertojne te jene sarkastike e ironike me tê.

Per fat, ne fund te shfaqjes se filmit, i ftuar ne salle ishte vete regjizori, per nje bisede te hapur me spektatorin. Keshtu qe keto qe po shkruaj ketu, i diskutova dhe me te drejtperdrejt.

Sipas tij, edhe pse ne dukje ai eshte i humburi i ketij dueli, mund te jete pikerisht ai fituesi sepse, gjithmone sipas tij, ne fund te fundit ai ja arriti qellimit te tij te fshehte: mollahet nuk e braktisen shtepine (eshte e vertete se ka momente ne film qe te krijohet pershtypja se mollahet do ngrihen, do marrin grate (te cilat jane ne nje dhome me vete) dhe kalamajt e tyre e do çajne ferren). Ose, siç tha vete regjizori, ata i degjuan me veshet e tyre argumentat e nje laiku (edhe pse me siguri, argumentet nga nje vesh u hyne e nga nje tjeter u dolen), panë me syte e tyre dike qe ka bashkejetuar 3 vjet me te dashuren e tij perpara se te martohej (rasti i regjizorit ne fjale), biles njeri arriti jo vetem te heqe nga koka turbanin e tij dhe me kete rast lejoi kameramanin qe ta filmoje, por te nesermen hyri ne sallonin e perbashket (hapsira ku jetohet bashke – teme qendrore edhe e debatit) me… bizhama! Gjithmone sipas regjizorit, ai (pra regjizori) arriti gjithsesi ‘ti prekë’ ata, dhe ata vete zbuluan nje pjese te tyre (biles edhe nje pjese te vete kontradiktave te tyre).

Mua personalisht filmi mu duk nje hiç i madh. Qofte edhe sikur te leme menjane faktin qe “Iranian” po  shfaqet vetem ne kinemate europiane dhe jo iraniane (pra filmi nuk do te kete asnje impakt tek publiku iranian), pra edhe sikur ta leme menjane kete fakt kokefort e domethenes, vete filmi ne vetvete nuk paraqet asnje interes. Jo vetem qe kemi te bejme me nje dialog shurdhesh, por ç’eshte më tragjike, filmi te le (pa dashje, sigurisht!) shijen… se i ben reklame mollaheve!  Naiviteti , sinqeriteti dhe diplomacia e regjizorit nuk sherbejne per kurgje, perveçse per te nxjerre ne evidence nje far’ simpatiklleku tek te ftuarit e tij (te cilet 70% e bisedes e kthejen ne shakà, gjithe duke folur per tema te tilla si laiciteti, liria apo te drejtat e gruas).

Per mendimin tim, problemi vjen tek perqasja kulturaliste dhe jo sistemike e regjizorit, teksa evokon problemet e mesiperme. Ta ilustroj me nje shembull : nje nje moment, regjizori u thote te ftuarve te tij se ne France mund te thuash gjithshka dhe kete e ilustron me nje shembull : “Në France -thote ai, eshte nje politikan qe quhet Jean-Luc Mélenchon (kryetar i nje partie te majtes franceze) qe kerkon perbysjen e Republikës se V-të në ate te VI-të (Franca, qe kur ka kaluar nga monarkia ne Republike, ka ndryshuar 5 here kushtetuten e saj, prej dhe nga sot flitet per “Republikë të V-të franceze” ). Ketu në Iran, vazhdon regjizori, ndalohet te flitet per permbysjen e “Republikes Islamike“. “Joooooooo– ja kthen mollahu i ftuar, sigurisht qe po! Nese dikush desheron, le te propozoje kalimin nga “Republika e Parë Islamike” ne “Republiken e II-të Islamike” dhe te vendoset me referendum!”

Shkurt, me ‘gallata” te tilla kalon filmi. Te vjen keq, sepse deshira e regjizorit eshte plotesisht e levdueshme (ai ka harxhuar me shume se 3 vjet per t’ja arritur qellimit te tij, pra realizimit te ketij filmi, si dhe eshte kercenuar nga autoritetet iraniane me shume se nje here!). Por ja qe gjithshka ka ngritur eshte nje keshtjelle prej rëre, që per me teper, nuk ka piken e interesit : asnje shkendije nuk vezëllin ne fundin e tynelit. As edhe nje !

Që Mehran Tamadon (regjizori) eshte nje idealist naiv, kjo u mor vesh. Problemi eshte se idealizmi i tij, ne rastin me te keq, nuk sherben më teper se xhiroja e filmit neper kinemate europane (buken e perditshme falna zot), dhe ne rastin me te mire, nje far’ vënieje (ne menyre inkoshiente !) te nje pasqyre perballe kontradiktave dhe veshtiresive qe paraqet vete progresizmi dhe laiciteti oksidental ne gjetjen e pergjigjeve ndaj pyetjeve te jetes. Por që ta besh këtë ballafaqim (qofte dhe ne menyre inkoshiente !) duke u vendosur perballe 4 mollaheve jo vetem absolutistë por mbi te gjitha te korruptuar deri ne palce nga sistemi qe perfaqesojne, me duket NJE HIC I MADH

2.0

trailer i filmit: https://www.youtube.com/watch?v=9cB9GqVbrBU

 Dialogue with the mullahs as the director of the film ‘Iranian’ sows ideas for the future : https://www.youtube.com/watch?v=Q4ydbAbMZlc

***

Posted on 23rd December 2014
Under: Te ndryshme | No Comments »

De la contradiction (ose: Pas betejes, Qamilja perserit vitin, tamam si dikush qe duket te kete rene ne dashuri)

3 filma te rinj (por dhe me teme aktuale) parë se fundmi ne kinema, por qe kane te perbashket diçka me shume se thjesht aktualitetin :

“Pas betejes” (Baad el mawkeaa) – film egjiptian me regji te Yousry Nasralla

Kisha degjuar te flitej per kete film gjate festivalit te Kanes ne maj te ketij viti dhe me kish intriguar fakti se ai i merrte ngjarjet pikerisht nga ato te zhvilluara vitin qe shkoi ne sheshin Tahrir ne Kajro. Dhe ne fakt, ashtu ishte, historia e filmit eshte me teper se aktuale.

Ai ne foton e melartme eshte Mahmuti, nje nga kaloresit e shumte te cilet, te manipuluar nga sherbimet sekrete te regjimit te Mubarakut, me 2 dhe 3 janar te 2011-s ju versulen me kuaj e gamilje te rinjve qe mbushnin sheshin ne fjale. Nje vit me pas, i papune, i poshteruar, i degdisur ne lagjen e varfer ngjitur me Piramidat e famshme, Mahmuti ndjehet dhe eshte teresisht i izoluar.
Ne nje moment te tille njihet me Reem, vajze e re egjiptiane, laike e moderne, qe punon per nje kompani reklamash, pjesemarrese aktive ne revolucionin egjiptian. Dhe qe nga ai moment, fillon e ndryshon rrjedha e ngjarjeve per Mahmutin (burre i martuar e me femi).

Ne fakt, pjesa e pare e filmit nuk me pelqeu : duket si realizimi i planit (skenarit) dhe kaq. Por per fat, gjerat ndryshojne per mire : nga mesi i filmit ka nje skene, gjate te ciles Mahmuti revoltohet kunder murit qe rrethon piramidat (mur qe pengon ndertimin e metejshem te shtepive), skene e cila eshte fort e arrire, dhe qe arrin ta ngreje ne nje ’stad’ te ri vete filmin. Por ajo qe eshte edhe me interesante tek “Pas betejes”, vjen nga ‘diçka’ tjeter, ne dukje jo fort e dukshme : vjen nga vullneti ne dukje ‘i padukshem’ (e fort i levdushem!) i regjizorit jo vetem per te mos anashkaluar relaitetin social dhe politik te vendit te tij, pra Egjiptit, por mbi te gjitha per ta trajtuar ate permes kontradiktave.
Konkretisht, vendosja ne qender te filmit te nje looser-i te revolucionit (Mahmuti) jo vetem nuk eshte e rastesishme, por te kujton ate qe thoshte shpesh nje burre i mençur i shek. te XX : “Marksistet dogmatike nuk e kuptojne se kontradikta universale ndodhet pikerisht tek specifikja!“. Dhe heroi i filmit eshte pikerisht specifikja ! Ne kete sens, lidhja e tij me Reemin, heroinen e filmit, te kunderten e tij, eshte misherimi i asaj qe kish parasysh nje tjeter filozof i shekullit qe shkoi, kur shkruante : “Dialiektika eshte teoria qe tregon se si te kundertat mund te jene (ose transformohen) ne identike, ne cilat kushte jane identike duke u transformuar tek njera-tjetra dhe pse Njohja (dija njerezore) nuk duhet ti konsideroje keto kontradikta si te vdekura, te ngurta, por si te gjalla, te levizshme, te kushtezuara e te konvertuara tek njera-tjetra“.
Ose thene ndryshe, une ne fakt tregova fundin e filmit, i cili, pikerisht per kete shkelqen!

7.2

tralier :


YouTube РApr̬s la Bataille Bande Annonce (2012)

°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°
°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°

“Camille redouble” (Qamilja perserit vitin)- komedi franceze me regji te Noémie Lvovsky

‘De jure’, filmi ne fjale e konsideron veten komedi, por mua me duket se interesi i tij qendron pikerisht tek forma qe fsheh : tek fakti qe, ne fakt, nuk eshte komedi.
Ne shikim te pare, filmi ka per ‘model’ ate te Coppola-s : “Peggy Sue Got Married” (1986) : kthimi prapa ne kohë (si me magji!) i heroines kryesore. Por nese ai i Coppolas kete fakt e shfrytezon per te krijuar plot skena burleske, ky i francezes Noémie Lvovsky (e cila luan vetë rolin kryesor), nga ana plastike, nuk e shfrytezon dhe aq : heroina ruan po ate trup, po ate fizik prej 40 vjeçareje edhe ne te kaluaren. Pra ne thelb, me duket se kthimi pas ne kohe (gjithmone si me magji!) me shume se komik, eshte melankolik. Camille, aktore per nga zanati, me shume se kunder botes, dynjase qe e rrethon, duket se lufton me veten. Dhe eshte skena e fundit qe e konfirmon kete gje : e braktisur nga i shoqi pas 25 vitesh martese, pas nje revisit-e te se kaluares, Camille arrin ti thote ketij te fundit ato qe mendon. Kesaj rradhe pa histeri dhe klithma. Dhe e gatshme te behet nje aktore, kesaj rradhe per veten e saj.
De la dialectique, non ?

7.5

trailer i filmit : 
YouTube – Camille redouble

°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°
°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°

“Like Someone in Love” -film japonez me regji te iranianit Abbas Kiarostami

C’fare ndodh kur nje regjizor (te pakten i famshem, siç thuhet rendom) nuk xhiron filma ne vendin e tij ? Pergjigja eshte e ndryshme per regjizore te ndryshem : per shembull, Woody Allen sillet si pordha neper breke kendej nga Europa dhe ben filma-kartoline si ky ketu ose si ai atje. Pra, turizem kinematografik. Ndersa me Kiarostamin, te cilit i eshte ndaluar te xhiroje ne vendlindjen e tij Iran, duket se puna ndryshon disi : nese filmin e tij te parafundit e pat xhiruar ne Itali (The Certified Copy), kete te ketij viti (te prezantuar edhe ne Festivalin e Kanes 2012), te titulluar “Like Someone in Love” e xhiroi ne Japoni. Dhe me ç’me duket mua, nuk duket se ka lidhje me turizmin, qofte dhe me ate kinematografik. Per fatin e mire te spektatorit !

Megjithate, duhet pranuar qe mergimi le gjithmone nje gjurme te ‘pariparueshme’ ne vepren e nje regjizori, sidomos mergimi i detyruar: sikur te marrim si shembull vetem dy filmat e fundit te Tarkovskit, (”Nostalghia” xhiruar ne Itali ne ‘83-shin dhe “The Sacrifice” xhiruar ne Suedi ne ‘86-n, me ndihmen financiare te Bergmanit) : eshte mese evidente qe keta te dy kane diçka te ndryshme nga 5 filmat e meparshem te tij (realizuar ne Bashkimin Sovjetik te asaj kohe). Ndryshueshmeria ka te beje sa me nje far’ nostalgje per ‘token e humbur’, por po aq edhe me nje fare stampimi, dashur pa dashur, te markes ‘Tarkovsk’ mbi Italine (ne rastin e “Nostalghia”-s) ose mbi Suedine (ne rastin e ‘The Sacrifice’). Per tu treguar relaiste, duhet pranuar se nje far’ stampim te markes ‘Kiarostam’ mbi Italine e ndjeva edhe tek “The Certified Copy“, filmi i tij i parafundit, sikurse ndjeva (disi me pak, gjithsesi!) edhe ate mbi Japonine, tek “Like Someone in Love”. Megjithate, me duket se fale talentit dhe inteligjences se regjizorit ne fjale, filmi jeton e merr fryme ne vetvete edhe pertej stampes ‘kiarostam made in japon’, falë ideve qe perçon, fale mizaskenes etj etj (por per keto, duhet pare filmi !). Dua te them se filmi nuk duket si nje transpozim i markes “made in kiarostami” ne token japoneze dhe kaq.

Per nga ana skenaristike, regjizori iranian edhe kesaj rradhe (sikurse tek “Close Up” apo tek “The Certified Copy”) merret me raportet e-vertete/e-pavertete, realitet-genjeshter, por filmi ka trajta shume here me pak te hareshme se ata qe sapo citova : ‘loja’ (rrengu) tek “Like someone in love” mbaron me nje kthim shume here me te dhunshem ne relaitetin e gjerave, per me teper qe filmi trajton tema jo fort alegro (si ai i prostitucionit, mjerimit seksual… etj etj).
I ndertuar mbi bazen e nje qui pro quo-je, filmi flet per 3 vetmi : ate te nje pensionisti, shkrimtar ne profesion (qe ne disa rrethana te ngaterruara, hiqet si gjyshi i nje vajze te re studente japoneze, e cila per te siguruar jetesen ushtron edhe profesionin e call-girl), ate (vetmine) e vajzes ne fjale dhe ate te te dashurit te saj (qe nuk e di se e dashura e tij eshte edhe prostitute).

Ne fakt, Kiarostami nuk denoncon te paverteten (fallcon). Perkundrazi, e perdor per te pershfaqur (dhe per te perqafuar, permes filmit te tij) realitetin. Sidomos permes reflekseve te xhamave (te qytetit), te vetures, te lokaleve te nates etj etj. Jo rastesisht vihen ne film prane njeri-tjetrit dy personazhe kaq te ndryshem ne pamje te pare : Takashi, nje pensionist ne pleqerine e tij (intelektuali, ‘puna mendore’), dhe Akiko, nje studente ne kulmin e lulezimit te saj (punetorja seksuale- ‘puna fizike’). Eshte pak a shume e njejta gje qe ben edhe egjiptiani Yousry Nasrallah tek “Pas betejes” me dy personazhet e tij. Universalja tek specifikja : “Si dikush qe duket se ka rene ne dashuri !” (like someone in love)… Por a ka rene vertet ??
Encore et toujours… DE LA CONTRADICTION !

7.9

trailer i filmit : 
YouTube – Like Someone In Love (2012) – Official Trailer

 

Posted on 17th October 2012
Under: Te ndryshme | 4 Comments »

“This is not a film” – film iranian me regji te Jafar Panahi

Jo me shume se para dy-tre muajsh, e kemi evokuar ketu ne forum Jafar Panahin, regjizor iranian i izoluar ne arrest shtepie ne Teheran, nen pretekstin e pjesemarrjes ne revoltat e fundit ne Iran, pas manipulimit te zgjedhjeve ne 2009.
Perderisa gjykata e shkalles se pare ka dhene urdher qe ai te mos beje film te ri, ç’fare ben Panahi, ne pritje te gjykimit ne Gjykaten e Apelit ? I mbyllur ne shtepi, me kameren e tij, fillon e ben diçka qe “nuk eshte film”, meqe te beje filma, i ndalohet !
C’fare, konkretisht ?
1001 gjera : fillon dhe tregon se si do te ishte filmi i tij i ardhshem, duke improvizuar pak a shume si tek ‘dogville’ e Lars von Trierit, por brenda ne sallonin e shtepise se tij, duke i lexuar vete dialogjet, vete levizjet e aktoreve :

 

  Pastaj, kur e kupton se nje gje e tille eshte e pamundur, fillon e vendos ne dvd disa fragmente te filmave te tij te dikurshem. Komenton ndonje prej tyre.
Pastaj merzitet…
Pastaj dikush i vjen per vizite…

Pastaj vjen fundi i filmit. magjistral. per tu futur ne antologjine e skenave me te hatashme te filmave te ketyre viteve te fundit.

“This is not a film”, mund te mos jete film (titulli eshte dyfish ironik !), por ne 1 ore e 30 minuta, une pashe shume here me teper kinematografi se sa ne pothuaj te gjithe filmat e mbledhur bashke te 2011-es !

Bravo Panahi !This is CINEMA !

9.90

http://www.youtube.com/watch?v=k-1bjMZiHBY

***

Posted on 12th October 2011
Under: IranCannes | No Comments »

“A separation” – film iranian me regji te Asghar Farhadi

  Ky regjizori iranian domethene, ka marre kete vit Ariun e Arte ne Berlin, me kete filmin “Nje Ndarje ” (”Nader & Simin: A Separation“)

Me shume se per nje ndarje (çifti), filmi trajton temen e distances : distance brenda çiftit, ditance midis burrave dhe grave, distance midis femijeve dhe te rriturve, distance midis Iranit dhe pjeses tjeter te botes, distance midis fjales dhe te Vertetes etj etj. Ne kete sens, pra shikuar si i trajtuar mbi temen e distances, filmi eshte i mire-ndertuar.

Por :
kjo nuk eshte kinematografi : ç’fare më meson më teper filmi, sesa po te kisha lexuar skenarin e tij ??? Asgje me teper ! Biles edhe kjo forme reprezentacioni i distances (asaj qe shpjegova me lart) eshte parë tashmë ne kinema nje mije here : dy çifte, te vendosur kundruall njeri-tjetrit, ne te dyja anet e nje xhami.

Pra ç’eshte ky film, per te cilin thuhet se Juria vendosi ne unanimitet (ah k’to unanimitetet !) qe ti japi ‘Ariun e Arte’ ne Berlin kete vit ? E pra ky film nuk eshte veçse nje version iranian ose më gjërë, versioni ”film-i-botes-se-trete”  i “Usual Suspect“, dmth : nje makineri hilacake qe deshiron te ne beje te besojme se personazhet dhe spektatori duhet te reflektojne together ne zgjidhjen e nje problemi (ky ka qene thelbi i ‘Usual Suspect’ apo jo ?!), por qe e zbulon veçse ne fund elementin çeles te ketij reflektimi, ne menyre te tille qe thua se problemi nuk ekziston më, ose… nuk ka ekzistuar kurre !

I mashturar, i nginjur me ide te rreme, i dehur me refleksione pa objekt (dmth pseudo-refleksione), spektatori kthehet ne shtepi e thote me vete : “Yyyy, ça filmi, film i thelle psikologjikisht !”. Kjo duhet te kete qene arsyeja jo vetem e unanimitetit te Jurise ne Berlin, por dhe e publikut ! Dhe tash se fundi, edhe e amerikaneve (Oscar si filmi me i mire i huaj!!), edhe e francezeve (Cesar si filmi me i mire i huaj) etj etj.

Lum si keta filma ‘unanimë‘ ! I mbyten ne çmime !

4.0

***

Posted on 23rd June 2011
Under: IranBerlin | 1 Comment »

“Darbareye Elly” ( E quanin Elly…) -film iranian nga Asghar Farhadi

Nje grup iranian ish-shokesh te Fakultetit Juridik, nisen per te kaluar disa dite pushimesh ne buze te detit Kaspik. Sefideja, qe merret me organizimin e week-end-it, ka ftuar edhe Elly-n, duke u perpjekur qe ta lidhë me Ahmadin, nje shok te sajin, i ftuar dhe ai per weekend.

Te nesermen e mberritjes ne buze te detit, Elly… zhduket !

I ndertuar ne formen e nje thrilleri suspens, “E quanin Elly” (About Elly) ka per teme ate te emancipimit te gruas ne Iran. Por pa rene ne sociologjizem.
E quanin Elly” Eshte film qe meriton vertet te shihet, edhe pse menyra se si filmi na shfaqet para syve, eshte nga ata qe mua me japin dhimbje koke (forma tejet suspens e filmit, me imazhe qe bejne sfilatë marramendese e nderrohen çdo 1 a dy sekonda!). Gjithsesi, permbajtja vertet interesante e filmit e justifikon deri diku kete forme, formë per te cilen vertet nuk jam idhtar… 

 

web-site i filmit : http://www.aproposdelly-lefilm.com/

***

Posted on 29th September 2009

Under: Iran | No Comments »