– India

Kinemaja e re e shekullit të 21-të është tek të 20-at, vjen nga India apo Vietnami, gjithë duke kaluar nga Kina

“Court” (Gjykata) – film indian me regji te Chaytania Tamhane

Edhe pse i urrej sa teorite konspiracioniste aq edhe bestytnitë, kete rradhe më duhet te bej nje perjashtim dhe te pohoj: per indianët, Bollywoodi ka fort mundesi te jetë: 1. ose nje komplot i kurdisur, 2.ose nje mallkim. Prova e kesaj qe them eshte “Court” (Gjykata). E them me bindje kete, sepse ne ditet tona eshte pothuaj e pamundur te shohesh nje film indipendent indian: oqeani bollywoodian i cili permbyt gjithçka nuk i lë asnje mundesi ekzistence qofte edhe rrëkesë më te vogel qe do rridhte ne menyre te pavarur. Ne kete kendveshtirm, “Court” (Gjykata) eshte më teper se nje surprize, eshte nje shuplakë e hatashme qe vjen nga nuk e pret! Dhe nuk eshte thjesht nje rrekeze, por nje oqean i qete ne dukje e fort i trazuar ne vetvete. 

Historia e filmit:

Trupi i nje punetori komunaleje gjendet i vdekur ne pusetën e ujrave te zeza te Bombeit. Nderkohe, Narayan Kamble (foto), kengetar i muzikes folklorike me thekse progresiste dhe revolucionare arrestohet ne mes te koncertit te tij ne periferite varfanjake te qytetit ne fjale pikerisht me pretekstin se, nepermjet tekstit te njeres prej kengeve te tij e ka shtyre punetorin e komunales te vrasë veten (vetevrasja si e vetmja zgjidhje per te shpetuar nga mjerimi tragjik- thone vargjet e njeres prej kengeve te tij). Filmi eshte i ndertuar në mbi 70% te kohes se tij me seancat gjyqesore te kengetarit në fjale. Pjesa tjeter, me copeza nga jeta e perditshme e avokatit, nga ajo e prokurores, e gjyqtarit, e njerit prej deshmitareve e keshtu me rradhe.

*

 Zakonisht, filmat qe rrefejne nje proces gjyqesor (trial film) bien ne gracken e (para)gjykimit te fenomenit per te cilin zhvillohet procesi. Pra, vetë filmi kthehet në akuzues (ne rastin konkret: denoncimi i sistemit gjyqesor, i gjendjes ekonomike e sociale te Indise etj etj).
Ndryshe nga shume te tille, “Gjykata” nuk denoncon, pra nuk mbetet thjesht “nje-film-indian-anti-sistem” por perkundrazi, duke evituar gracken ne fjale, ne menyre te shkelqyer, kthehet ne objekt te vertete politik (dhe kur them politik, dua te them: kurrsesi demagogjik apo provokator por thellesisht e teresisht reflektues dhe poetik).

Zgjidhja (evitimi i grackes ne fjale) vjen nepermjet ‘copezave’ te jetes, ne dukje pa lidhje me procesin gjyqesor (prokurorja ne foto, qe kembengul aq shumë ti jape denimin maksimal kengetarit pra 25 vjet burg, ben nje jete me teper se te rendomte, në nje apartament me teper se të rendomte (per te mos thene mizertabël!) dhe gatuan në darke gjera akoma dhe më te rendomta) por qe i japin filmit karakter centrifug. Nepermjet nje forme te tille, dhuna gjyqesore ”çaktivizohet” nepermjet evokimit te dhunes abstrakte ‘gjetiu’ (njesoj siç themi “filmi luhet gjetiu’, e jo detyrimisht ne sallen e gjyqit).

Ç.D.V.N.I
(çfare deshem vertetuam në imazh)

9.99

trailer: 
https://www.youtube.com/watch?v=4sc8z7zav9A

 


  “Big father, small father and other stories” – film vietnamez me regji të Phan Đăng Di

Në France filmi ka dale nen titullin anglofon “Mekong Stories” (pa dyshim, per arsye komercialo-ekzotike, edhe pse ai vete nuk eshte i tille !).

Ngjarjet vendosen ne fillim te shekullit te 21, ne vitet 2000, ne jug te Vietnamit, ne buzë te Mekongut. Njezet vjeçari Vu vjen nga fshati dhe zbarkon në qytetin Saigon (Ho Shi Min Ville) per te studiuar per fotografi, duke marre me qerà nje dhomë ne nje shtepi ne buze te lumit, dhomë qe e ndan me dy bashkemoshatare : Thang, kamarier dhe go-go dancer (por qe merret edhe me trafiqe te vogla) si dhe me Cuong, kengetar rruge me kitare. Nje vajze e re hyn me mes tyre : Van, bukuroshe njezet vjeçare qe enderron te behet kercimtare.

“To be Twenty in Saigon” mund te ishte nje tjeter titull per filmin, i cili shfaq pikerisht kete moment-çerniere te jetes se te rinjve vietnameze ne kapercyell te shek te 21: te ‘ngecur’ midis krizes ekonomike, asaj demografike (Vietnami eshte ndofta vendi me i populluar i planetit, ne raport me siperfaqen e tij!), 3 djem + 1 vajze = 4 mundesi. Ose më sakt, nje pafundesi mundesish.

Krizë ekzistenciale e sentimentale, filmi ka meriten e shmangies se filmit-koral (film me shume personazhe njeheresh) falë sensualitetit, i cili, edhe pse realiteti eshte ai qe eshte (pra shpesh i ashper, i dhunshem e monstruoz), kthehet ne ‘udherrefyes’ te heshtur te narracionit.

9.99

trailer : 
https://www.youtube.com/watch?v=eI9peemG82U

***

p.s: Cfare kane te perbashket keta dy filma, njëri indian e tjetri vietnamez? Kane moshen e re te regjizorëve (te cilet jane njekohesisht dhe skenaristë). Moshë, e cila më kujton se edhe Bi Gan, regjizori kinez i te mrekullueshmit Kaili blues nuk eshte veçse 26 vjeçar.
Vini re, vini re,
Kinemaja e shekullit te XXI eshte njezet vjeçare, mban emrat e Chaytania Tamhane, Phan Dang apo Bi Gan, vjen nga India dhe Vietnami dhe kalon nga Kina.
Pak a shume sikurse dhe vete historia e shekullit ne fjale apo jo ?

***