– Hong Kong

一代宗师

“Yi dai zong shi” aka “The Grandmaster” ) -film hongkongez me regji te Wong Kar-wai

   

Jo gjithmone ne historine e kinemase, por jo dhe rralle, ka ndodhur qe nje regjizor (i cili i thote vetes ose i thone te tjeret autor) heret a vone realizon nje film biografik qe, perveç se i dedikohet nje personazhi historik real,  ka diçka me shume se kaq: behet fjale per Heroin e tij, ose me sakt, per heroin e ‘fshehte’ qe regjizori e ka mbajtur ne zemer per vite te tera. Dhe qe me ne fund i dedikon nje film!
Po ashtu, më eshte dashur jo pak kohe te konstatoj se, nese kane diçka te perbashket keta filma, eshte fakti se pothuaj te gjithe, ne realizimin e tyre, u kane marrë goxha regjizoreve respektivë. Per shembull, kur shikon “Che Gevaren” e Soderbergut (te cilit i eshte dashur me shume se dhjete vjet per ta realizuar, pas nje pune gati titanike me pothuaj te gjithe bashkekohesit e Che-së qe jane ende gjalle), kupton menjehere se nuk behet fjale thjesht per nje ‘portret’ biografik te tij. Biles shpesh ne kesi rastesh, primar nuk eshte asfare elementi biografik (ai eshte se eshte, u mor vesh), por regjizori do te dale “diku tjeter”, diku me larg se thjesht autenticiteti biografik i heroit. Nese do ktheheshim mbrapsht ne historine e kinemase, te njejten gje do thoja edhe per “Edvard Munch” te Peter Watkins (regjizorit ‘par excellence’ te mallkuar anglez), sikurse nuk do ta thoja kete gje per “Kundun” (nje film banal e i shemtuar biografik kushtuar Dalai Lames) por i bere gjithesi nga nje regjizor i talentuar si Scorsese: shembull qe konfirmon se ky muhabet nuk eshte vetem ‘pune talenti’ .

Pergjithesisht, filma te tille biografike te bere “me zemer” (my Hero, my Love!) s’para jane pelqyer masivisht nga i famshi e i gjeri publik, sepse si i ‘zgjeruar’ qe eshte, ai ka perqafuar tashme mitologjine, mitizimin e heronjve ne fjale, keshtu qe nuk i ka mbetur shume vend ne sy e ne mendje per te pare diçka ‘tjeter’ tek ta, diçka ‘tjeter’ pertej asaj qe tashme eshte mitizuar. Per shembull, eshte evidente se Soderberg-ut, ajo qe i intereson tek portreti i Che Gevares, nuk eshte heroizmi i tij, por disa gjera shume shume here me te thjeshta ne dukje se  heroizmi. Ja nje shembull: azma qe mundon dike i cili eshte vete mjek per nga profesioni (Che, dora vete). Pra gjera te tilla, ‘te parendesishme’ ne dukje, por shume here me komplekse ne permbajtje, jane alfa dhe omega e filmave te tille; jane ‘detaje’ te tille qe i bejne keta filma te vaçante.

 

Me duket se te njejten gje ka patur ne mendje edhe nje artist po aq i veçante si Wang Kar-wai (regjizor i “In the mood for love”, “Chungking Express”, “Fallen Angel”, “2046″) kur ka realizuar filmin e tij te fundit, pra “The Gradmaster”, film dedikuar Ip Man (1893-1972), Mbretit te kung-fu-së, mesuesit te Bruce Lee!

Qe Wang Kar-wai eshte nje nga dy-tre regjizoret-mjeshtra më formalistë (stilistë, manieristë) aktualë, kjo dihet (dy-tre te tjeret i bie te jene Sokurovi e Gus Van Santi); gjithe ç’mbetej te shihej ishte se PER CFARE dhe SI e kish perdorur stilizmin e tij te famshem e te skajshem ne kete film kaq personal.

Siç thash me lart, filmi eshte portreti i Ip Man, mjeshtrit te madh te kung-fu-së. Ekzistojne tashme disa filma te tjere biografike kushtuar ketij personazhi (nuk i kam pare), por besoj se jane nga ata qe kane per shqetesim te vetem autenticitetin e heroit dhe kaq.
Me ç’pashe tek “The Grandmaster”, Wong Kar-wai nuk i eshte larguar temes qendrore te filmave te tij: preokupimit te tij per kohen, menyres se si rrjedh ajo, se si ajo shkon. Pra temporalitetin e gjerave dhe fenomeneve. Permes saj, regjizori ngre artistikisht disa pyetje ne film, si : ç’eshte nje mjeshter? si behesh mjeshter, gjithe duke seleksionuar dijet qe ke marre? si transmetohet dija? si pranohet humbja e dijeve me rrjedhjen e kohes? ç’eshte trashegimia? (jo materiale, kuptohet).

Edhe dueti Ip Man – Gong Er (e bija e Mjeshtrit prej te cilit heroi yne mesoi artin e kung-fu-se, e me te cilen ai bie ne dashuri) eshte i trajtuar po ashtu nen pikeshikimin e temporalitetit, kohes, rrjedhjes se saj. Nga kjo kohe e trajtuar kinematografikisht, ashtu si zakonisht tek Wong Kar-wai, buron nje melankoli e hatashme. Ose me sakt: nostalgji e transformuar ne transmetim(dijesh)!

Film i shkelqyer! Per me teper qe regjizori ne fjale me kish lene jo pak skeptik me filmin e tij te fundit My Blueberry nights. “The Grandmaster” eshte padyshim “Che Gevara” i Wang Kar-wait!

nota : 9.0

  

trailer i filmit : http://www.youtube.com/watch?v=BO1yfTfozhk

 

Posted on 15th May 2013
Under: Te ndryshme | No Comments »

“Hakmarrje” (Vengeance) – film Hong-Kongez me regji te Johnnie To

Kur qenka keshtu puna, nje regjizor, më mire te beje ne fillim te karrieres se tij nje bataljon (rreth 30!) me filma popullorë me gangsterë apo me Kung-fu e pastaj më vonë te beje filma te mrekulleushem (”Exiled”, “Sparrow” ose ky i fundit, “Vengeance”) siç eshte rasti regjizorit Hong-kongez Johnnie To, sesa te beje ne fillim te karrieres dy-tre filma te mrekullueshem (Happy Together, Ashes of Time) dhe pastaj te beje filma gjithe e më te keqinj (siç eshte rasti i tjetrit Hong-kongez te njohur Wong-KarWai).

Historia e filmit, ne aparence, eshte hakmarrja qe kryen nje francez tek te 60-at (interpretuar nga Johhny Hallyday, kengetari me i njohur rrok francez), ne Hong-Kong, ndaj vrasjes se familjes se vajzes se tij, qe jeton e punon prej vitesh ne kete qytet kinez. Ndersa ne te vertete, behet fjale per nje film mbi kujtesen, ne sensin më te parë te fjales : memorjes. Dhe vizualizimit te saj permes shenjave, dmth permes imazheve, fotove, “kush eshte kushi”, “ç’fare ben kush-i” etj etj. Me nje doze te mire burlesku.
Ndofta fundi i filmit mu duk me pak i arrire se gjithe pjesa tjeter, por qe prej se parit, kam filluar te nderroj mendje…

“Hakmarrje”
 (Vengenace), edhe ky i prezantuar ne Kanë kete vit, i ka gjithe atributet e nje filmi qe do meritonte Cmimin e Mizaskenes (regjisë me te mire), e ç’te merituar biles: leksion i vertete regjizorial (por jo profesoral, alla-Haneke )

web-site i filmit : www.vengeance-lefilm.com

 

 

 

 

 

***

Posted on 30th May 2009
Under: Hong-Kong | No Comments »