– Filipinet

“LOLA” – film filipinas me regji te Brillante Mendoza

Frëngu do te thoshte : “Le cas Mendoza“. Që ne shqip do te jepte : “Rasti i veçantë Mendoza“. Dhe regjizori filipinas Brillante Mendoza eshte vertet nje rast i veçante : 9 filma ne kater vjet ! Pra diç më shume se dy filma ne vit !! Nuk jane te shumte regjizorët te kene nje mundesi (shanc ?) te tille.

E megjithate, problemi nuk eshte as te besh sa me shume filma, as te besh sa me pak. Problemi eshte se si i ben.

Mendoza e pat filluar mire, biles fort mire, me nje film fort interesant : “John, John” ( http://filmjournal.thedigitalfix.com/autori/2009/0…nte-mendoza/); me pas, mu dha rasti te shikoja “Serbis“, edhe ai, film i mire. Dhe vjet, pashë “Kinatay“, zhgenjimi i pare nga ky kineast. Ndersa “Lola” qe pashe dje, i ve kapak ketij zhgenjimi.

Po shpjegohem :
Mendoza perdor aktorë profesioniste ne filmat e tij, por i “perdor” sikur te ishin amatorë. Ne filmin e tij te pare fare, “John, John”, nje gje e tille ishte e arrirë dhe nuk perbente ndonje problem. Ndersa tek ky i fundit, LOLA, eshte flagrante pelivanlleku i Mendozes : hileja nuk kaperdihet më. Dhe kjo, nuk eshte hileja e vetme !

Ka nje skenë andej nga mesi i filmit (gjyshja, personazhi kryesor, ben shurren ne brekë) : deri ne ate moment, asnje note muzike nuk tingellon ne film. Pikerisht, ne ate moment, degjohen nota muzikore ilustrative. Nje tmerr i vertete. Skene më te shemtuar, kisha vite pa pare ne kinema.

Mendoza filmon sa per te filmuar : nuk ndiej tek “Lola” as ndonje mendim, as intuitë, as ndonje reflektim kinematografik; ka diçka te kalkuluar (de l’ordre du principe) ne dy filmat e tij te fundit, sa ne “Kinatay”, aq dhe tek “Lola”.
Mendoza pretendon se ben nje kinematografi, te frymezuar nga cinéma-verité e Jean Rouch. Ose, siç i bien shkurt nganjehere njerezit, filma “si dokumentarë”. Ne fakt, filmat e tij nuk kane te bejne aspak me kete : jane thjesht hilera kinematografike, te cilave Mendoza ua ka gjetur marifetin, dhe kaq.

3.0

***

Posted on 5th June 2010
Under: IndipendentFilipine | No Comments »

“INDEPENDENCIA” – film filipinas me regji të Raya Martin

Keto jane Filipinet, rreth 7000 ishuj te nje arqipelagu ne Oqeanin Pacifik. Filipinet, ne keto 5 shekujt e fundit, kane patur nje histori tragjike : 3 pushtime koloniale, njeri pas tjetrit. Ne shek XVII, spanjollet kolonizojne vendin, te cilin ua shesin amerikaneve, ne 1898-n, per… 20 miljon $ ! Ne 1935-n, me ne fund Filipinet fitojne pavaresine. Ndersa gjate Luftes se II Boterore, ne 1942, jane japonezet qe pushtojne ishujt, deri ne 1946.

Ky eshte Raya Martin, nje regjizor 25 vjeçar, qe perpara 4-5 vitesh, merr persiper te realizoje nje triptik, pra 3 filma mbi historine e vendit te tij, duke trajtuar 3 ngjarjet me te rendesishme te Filipineve : pushtimin spanjoll, ate amerikan dhe se fundi, ate japonez.
Pushtimi spanjoll trajtohet ne filmin e pare, “A short film about the Indio Nacional“, shfaqur perpara dy vitesh por qe per fat te keq, nuk munda ta shikoj.

Thuhet se ishte nje film-”ufo”, i jashtezakonshem, i gjithi pa zë, sikunder dhe filmat e epokes qe evokon (filmat pa zë te fillim shekullit te XX).

°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°

INDEPENDENCIA” eshte filmi i dyte i trilogjise, dhe, duke qënë se trajton periudhen e pushtimit amerikan te Filipineve (vitet 1910-1930), eshte i gjithi ne bardh-e-zi, dhe i realizuar sipas kodeve te filmave te asaj epoke : i xhiruar ne studio dhe me dekore artificiale, aq sa dhe imazhet nganjehere levizin nen 24-imazhe ne sekonde !

Independencia i merr ngjarjet ne fillim te shek XX, kur trupat amerikane pushtojne arqipelagun filipinas. Nje nene dhe i biri i saj, arratisen nga qyteti per tu vendosur ne mes te nje pylli-xhungel, ku gjejne nja barake te braktisur te cilen e rregullojne, mbjellin token perreth saj dhe rrisin disa shpendë.
Nje dite, i biri gjen nje vajze gjysem-pa-jete, te cilen mëmë e bir e sherojne. Koha shkon, dhe nena semuret dhe vdes. Vajza e re mbetet shtatezane… Koha kalon…

***
Akti artistik ekseprimental i ketij “çunaku” 25 vjeçar eshte i mrekullueshem : Raya Martin vendos paralele midis historise se vendit te tij dhe Historise se Kinemase ! Ashtu si heronjte e filmit jane ne kerkim te nje identiteti kombetar, ashtu dhe filmi i tij eshte ne kerkim eksperimentues formash te lirise artistike : nje magji e vertete kinematografike !

Duke pare afishen e filmit, me shkuan ne mend dy gjera:

– se pari, vepra letrare e Ismail Kadarese, qe ne nje fare menyre eshte nje opus i gjithe historise se shqiptareve : nje gje te tille merr persiper edhe filipinasi Raya Martin, permes kesaj trilogjie filmike.
– se dyti, me shkuan ndermend fotot e Marubit, prej te cilave, fare mire nje regjizor shqiptar mund te realizonte nje film te te njejtes natyre me ate te “INDIPENDENCIA“-s, per me teper qe historia jone eshte e ngjashme me ate te Filipineve, histori e mbushur me pushtime koloniale te njepasnjeshme. Por hajde “të të shkoje mendja” per nje gje te tille ! Dhe ne fakt, nje gje e tille nuk eshte pune “çuarjeje ne mendje”, por eshte pune talenti artistik, qe ne rastin konkret i eshte bere “dhurate” nje filipinasi veçse… 25 vjeçar !

Mes respects ! nota : 10 !

trailer i filmit : // 

YouTube – INDEPENDENCIA OFFICIAL TRAILER

***

Posted on 25th April 2010

Under: Te ndryshme | No Comments »