■ Australia

Manikeizmi i dukshëm i Njeriut të Padukshëm (The Invisible Man – film amerikan me regji të Leigh Whannell)

Affiche du film Invisible Man - Affiche 2 sur 10 - AlloCiné   Historia e filmit: Cecilia Kass ka per burre nje shkencetar te pasur e te famshem. Duke mos e duruar më sjelljen e tij tiranike dhe te dhunshme, Cecilia çan ferren nga shtepia dhe gjen strehim tek shtepia e motres se saj.
Por kur burri i saj vret veten dhe i lë trashegim Cecilias nje pjese te madhe te pasurise se tij, kjo e fundit fillon te pyesë veten nese ai vertet ka vdekur : nje varg koinçidencash te frikshme kercenojne jeten e saj, gje e e ben te kuptoje qe nje burre i padukshem e ndjek kudo nga pas.

*

Në fillim ishte fjala: në fillim ishte romani fatntastiko-shkencor Burri i padukshem i H.G. Welles, botuar ne vitin e larget 1897 (edhe pse, në fillim fare-fare ishte Platoni, i cili tek libri i dyte i “Republikes” së tij flet per Unazën e Guges qe te bente te padukshem) roman i cili ka frymezuar jo pak filma artistike, duke filluar nga i famshmi “The invisible man” i James Whale (1933),  vazhdo me atë te John Carpenter në 1992 e mbaro me kete qe pashe sot (edhe pse duhet thene qe personazhe te ngjashem me të si Drakula apo Frankenstein kane frymezuar shume më teper vepra filmike, me siguri per arsye se Njeriu i padukshem eshte i padukshem – do thoshte Nard Ndoka, e keshtu, edhe më i veshtire per tu materializuar vizualisht).

*
Duke qene se vala #MeToo po ben aktualisht kerdinë, Hollywoodi vdes ti japë nje çike kolor socio-plitik skenarëve të filmave genre (nê rastin konkret, horror-fantastiko-shkencor), edhe pse kjo nuk ka ndonje gje te keqe, meqe me kete rast i jepet nje rifreskim edhe mitologjise se Njeriut te Padukshem, por edhe nje qerim suplementar hesapesh me maskilizmin (patriarkalizmin) e shoqerive tona (fakt që askend me dy parà mend në koke nuk mund ta mohojë).

Critique : Invisible Man, de Leigh Whannell - Critikat

*
Australiani Leigh Whannell, regjizor i filmit në fjalë ka qene para se gjithash skenarist i pislliqeve te tilla moderne si “Saw 1, 2, 3” apo gjys-pislliqeve si “Insidious 1, 2, 3” (filma-makineri-dollarprodhuese), gje qe padyshim e ka ndihmuar atë, pra regjizorin në ndertmin jo pa sukses të nje fabule qe shfrytezon (pse jo!) paranojen (deri diku njerezore) te spektatorit. Problemi eshte se filmi pak e nga pak e humb finesën (sidomos pas skenes se parë qe eshte vertet impresionuese) sidomos në vizatimin e heroit kryesor, domethene te Njeriut te Padukshem, i cili pak e nga pak kthehet në cliché, në thjesht nje qelbesirë (e kush dyshoi se nuk ishte i tille ??), pa piken e nuancës. E që perkthehet në gjuhen e filmit : pa piken e dialektikes se brendshme te imazheve.
Ose akoma më shkurt: jemi ca larg diabolizmit dhe abiguitetit terheqes te personazhit te “Hollow Man” luajtur nga Kevin Bacon tek filmi i Verhovenit (2000). Por… jo te gjithe quhen Paul Verhoeven (dhe ky eshte nje tjeter muhabet)

nota : 6.8

TRAILER :