Zack Snyder

“Sucker Punch” – film amerikan me regji të Zack Snyder

Ndalu Beg se ka hendek” – thote nje shprehje popullore : ky regjizori Zack Snyder nuk eshte dokushdo, sepse ka bo ca filma qe jane jo pak te njohur : per shembull, filmi i tij i parë (në 2003-shin) ka qene nje remake i “Zombi”-t, filmit legjendar te Romeros; korri sukses me filmin “300″ ne 2006-en; po aq sukses korri dy vjet më vone me “Watchmen”- adaptim i nje romani grafik i konsideruar deri asokohe si i paadaptueshem – (per mua, ai eshte filmi me i mire i Zack Snyderit ).

Ndersa “Sucker Punch“, me sa di une, komercialisht deshtoi komplet ne Amerike : as javen nuk e mbushi ne kinema ! Edhe shtypi i atjeshem ka qene fort i hidhur me filmin.
Ndersa mua nuk mu duk fort i keq !

°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°

Historia eshte ajo e nje vajze, Babydoll, qellimi i vetem i se ciles eshte te arratiset nga spitali psikiatrik ku e kane futur me zor. Bashke me 4 shoqe te spitalit, Babydoll krijon nje arsenal te tere virtual dhe niset per lufte kunder krijesave fantastike (samurajve, gjarperinjve… etj etj). Deri ku shkon fuqia e shpirtit, per te fituar Lirinë ? (duket se eshte lejtmotivi i filmit, thene keshtu, intelektualçe).

Kete gje, çikat e arrijne permes kenges : kur ato kendojne e kercejne, fillojne e ‘fluturojne’ ne nje bote virtuale. Por pikerisht, ketu me duket se eshte difekti i filmit : regjizori nuk ka ditur ta filmoje kengen, spektaklin, komedine muzikore (musical theatre). Edhe pse, më duhet te pranoj qe, si rralle ndonjehere ne keto lloj filmash, ka diçka bindese prej realeje tek ky film. Ka diçka reale ne sensin qe, me gjithe historine virtuale te filmit, “Sucker Punch” arrin te na flasë per boten qe jetojme sot (per shembull, per platformat Wii) : më duket se kinemaja, qofte ajo edhe më fantastikja, fantazistja dhe imagjinarja, mbetet art i reales, akoma më mire po te kete vajza te bukra !). Ne kete sens, me duket se filmi arrin diçka (pra diçka prej realeje).

Ajo qe nuk me pleqeu shume, eshte estetika e filmit, tip “Brazil” (une e quaj shpesh, “ngjyre kake” ) ose po ta them më me politesë “ngjyre mustarde”); ose nje far’ estetike gotike e perzier me nje far’ adhurimi te fshehte per disiplinen alla-Rajhu i II e te tjera traplliqe femijerore, semundje kalimtare te zakonshme per keta çunat e talentum te Hollywoodit.

Gjithsesi, jo fort keq jo. Surpirize jo fort e parashikushme !

5.9

Posted on 7th July 2011
Under: USAAksion | No Comments »