William Friedkin

Kur ‘fallen angels’ nuk kontrollojne dot pasionet…

“Killer Joe”- film amerikan me regji te William Friedkin

77 vjeçarit Friedkin pakkush ja di emrin, por shumekush do reagonte menjehere po ti thuhej se eshte regjizori i filmit kult “The Exorcist” ! Por pse jo edhe i “The French Connection” (1971) ose “To Live and Die in L.A.” (1985).
Bug“, filmi i tij i fundit ka pas dale ne kinema ne 2008 (te cilin rastesisht e ripashe vjet dhe me qe dukur disi më pak i mire…) mbeshtetej ne nje drame te shkruar nga i njejti Tracy Letts qe ka shkruar edhe pjesen teatrale ku mbeshtetet “Killer Joe”. Qe mua mu duk nje film i shkelqyer !

Me dy fjale historia eshte kjo : Chris, nje dealer droge 22 vjeçar, duhet te gjeje me doemos 6 mije $ te cilat i ka borxh, perndryshe rrezikon lekuren e tij. Shpresa e tij e vetme : 50 mije $ te ‘life-insurance’ te se jemes (me te cilen ai jeton), e cila eshte divorcuar prej vitesh nga i ati. Nje mbremje me shi Chris zbarkon tek ky i fundit per ndihme. Dhe ka nje zgjidhje qe quhet Joe: polic diten, hitman naten.

Behet fjale per nje polar metafizik e goxha seksual te cilin, nese do ta kish realizuar per shembull te themi vellezerit Coen (meqe ata i kane fort per zemer polaret metafizike), rezultati do qe më se shumti nje film cinik e jo pak meskin (e biles edhe pretencioz). Asgje e tille tek “Killer Joe”: Friedkin realizon nje film te hareshem, eksitues (dhe te eksituar), kaotik e nervoz, sarkastik e biles biles plot humor ! Si dhe provon par excellence se morali ne kinema nuk vjen drejtperdrejt nga ngjarja, nga intriga e filmit (ne rastin konkret, pulsionet qe i mbajne gjalle personazhet vijne prej aq se largmi sa qe eshte e pamundur qe te dirigjohen prej moralit), por pikerisht nga pasiguria e ketij te fundit. Ose thene ndryshe: ja çdodh kur fallen angels nuk kontrollojne dot impulset

ps: skena e veshje/zhveshjes se Dottie si dhe ajo e thithjes (pseudo-felacionit) te kofshes se pules duhet te hyjne ne antologjine e kinemase !

nota: 9.2

trailer i filmit:


YouTube – Killer Joe Official Trailer [HD]: Matthew McConaughey, Emile Hirsch and Juno Temple

Posted on 2nd October 2012
Under: Te ndryshme | No Comments »

“Bug” (”Insekti”) – film amerikan nga William FRIEDKIN

Image resultFRIEDKIN eshte regjizor i njohur amerikan sidomos per filmat e tij te dikurshem kult “The Exorcist” (1973) ose “The French Connection” (1971) ose “To Live and Die in L.A.” (1985).

Pas disa filmash disi më komercialë, Friedkin i kthehet kinematografise indipendente me nje film qe e prezanton vjet ne Festivalin e Kanës dhe qe e pashe dje: “BUG”.

Bug do te thote insekt, por edhe ç’rregullim. Pikerisht kjo eshte interesante ne trajtimin e subjektit te filmit.

Agnes, nje grua tek te 40-at, jeton e vetme ne nje qytet te humbur amerikan, punon ne nje bar (lokal) naten. I shoqi, njeri violent, eshte i burgosur dhe pritet te dale nga dita ne dite. Por vetmija i ka ardhur ne maje te hundes dhe nje mbremje, takon Peter, nje tip po aq i vetmuar dhe i çuditshem, ne lokalin ku ajo punon.

Peter shoqerohet gjithe e me shume me Agnes dhe pikerisht, Peter fillon gjithe e me shume te kete idenë se insekte te padukshme e sulmojne vazhdimisht.

I ndertuar ne formen e nje thriller-i, filmi eshte nje zhbirilim ne thellesite e qenies njerezore dhe te ç’rregullimeve morale te saj.

Film minimalist, i ndertuar i gjithi ne nje apartament te mbyllur, “BUG” eshte nje film po aq i frikshem sa dhe magjepes, shokues dhe melankolik.

 

Posted on 12th March 2009
Under: USAIndipendentFriedkin | No Comments »