Walter Salles

“On the Road” – film amerikan me regji te Walter Salles

Çohu Kerouac nga varri, se te kane bere gropen !

Qe romanin e tij “On the Road” vete Kerouac ka dash ta beje film (me James Dean dhe Marlon Brandon) kjo dihej. Dihej gjithashtu qe, te drejtat per ta kthyer romanin ne film, Coppola i kish blere qe ne 1968-n (dhe me pas, desh qe filmin ta realizonte Jean Luc Godardi). Pyetja eshte se ç’mize e pickoi Coppola-n per te autorizuar Walter Salles-in te realizoje filmin ! C’eshte më komikja eshte fakti se vete Coppola eshte shprehur se e mori kete vendim, fiks pasi pà “The Motorcycle Diaries”, filmi me i njohur i Walter Salles e qe eshte dhe esenca e kinemase konformiste (ne sensin me te keq te fjales !). Nderkohe qe Kerouac ka qene gjithshka, vetem shkrimtar konformist nuk ka qene !

Ne fakt, po ta mendosh mire, filmi eshte nje fyerje per romanin ne fjale dhe per vete “beat generation” (Ginsberg, Kerouac, Burroughs), qofte kjo edhe ‘pa dashje’. Filmi e transformon Dean Moriarty thjesht ne nje bukurosh pa tru qe e ka mendjen vetem te beje gome, ndersa Sal Paradise (qe eshte vete Kerouac – meqe romani ka qene autobiografik) pershfaqet si tip spektatori, per te cilin “the road” nuk eshte veçse nje eksperience qe do ta ndihmoje te dale nga mediokriteti dhe qe do e frymezoje (me demek !) per te shkruar vepren e tij ! Faqja e zeze ! Nderkohe qe ne liber, pelegrinazhi i personazheve nuk eshte ai i dy pijaneceve pa tru : Dean vertet pi, por me se shumti dehet nga fjale, nga poetika (ku jane monologjet e tij poetike ???). Ne vend te kesaj magjie, ne vend te kesaj poetike, filmi lundron ne cliché e nuk eshte gje tjeter veçse ilustrim, ilustrim dhe vetem ilustrim ! Krijim ? hiç ore !
Ne fakt, regjizori, duke dashur ti mbetet (me demek !) besnik romanit, nuk ka bere gje tjeter veçse nje ngjyrosje te shpirtit te librit, duke e kthyer filmin ne diçka te lemuar, ku nuk ndihet per asnje sekonde te vetme era e djerses apo asfaltit, era e benzines apo pluhurit, atmosfera e dalldise se soditjes mengjezore, te deshperimit pa kthim.
Ne fakt ne fakt, dalim gjithmone atje ku dalim zakonisht : tek mizaskena (meqe, qofte dhe teorikisht, regjizori eshte bazuar teresisht tek romani, dhe, besoj se per kaq pakogje jemi dakort : vetë romani eshte nje kryeveper !). Biles pikerisht, ky ndofta eshte dhe difekti kryesor i filmit : skenari i tij eshte tmerresisht i parapergatitur, i paramenduar, duke mos i lene asgje te lire improvizimit. Filmi, ne thelb, eshte menduar qe ne fillim (nga regjizori, nga kush tjeter ?) si tekst, si proze, dhe jo si imazh ! (e shikoni qe, te konceptuarit si imazh i kinematografise nuk eshte kapriço, por nevoje e brendshme e vete artit kinematografik ? Prova e kundert eshte pikerisht filmi ne fjale !).

Ose, kur thote Bresoni : bukuria e nje filmi nuk duhet ti ngjaje bukurise es fotografise te nje peizazhi, por bukurise SË VETË PEIZAZHIT.
Ndersa ne rastin e filmit ne fjale, do thoshim : bukuria e filmit “On the Road” nuk duhet te ishte si bukuria e ilustrimit te romanit, por si bukuria E VETË ROMANIT

nota : 

trailer i filmit :


YouTube – ON THE ROAD Trailer [HD]

Posted on 6th June 2012
Under: Te ndryshme | 7 Comments »