Tony Gilroy

“Michael Clayton” – film amerikan nga Tony Gilroy

Vazhdon seria e filmave demokratë (anti- Bush) nga Hollywood-i.

Tony Gilroy, skenaristi i 3 filmave me Jason Bourne, si duket ka thene me vehte: “Une bej qe bej skenare te mire, pse mos bej dhe regjizorin?” Dhe drejt e ka : filmi i tij i pare, “Michael Clayton” eshte shume i mire !

George Clooney luan rolin e Michael Clayton-it, nje avokat qe punon ne nje kabinet te rendesishem avokatesh ne New York dhe qe ka per detyre te mbroje juridikisht nje firmë gjigande agrokimike : U/North. Firma ka probleme me fermerët amerikane, per shkak te pesticideve qe kjo kompani perdor dhe qe rrezikojne ekologjikisht jete njerezish. Aluzioni eshte fare i qarte: U/North aludon per vete SHBA : U(SA)/North qe po qelb mbare boten!

Filmi rrefen me nje intensitet ne dukje horizontal vetevrasjen e ndergjegjes se avokatit, gje qe e ben te kaloje ne mbrojtje te fermereve.

Shkurt: George Clooney vazhdon te mbetet i pakorruptueshem sa ne jeten e tij te vertete (kunder gjenocidit ne Darfour – Sudan, kunder Bush-it ne Irak), aq dhe ne jeten artistike.
Bravo Clooney!

web site i filmit : http://michaelclayton.warnerbros.com/

Posted on 13th March 2009
Under: USAClooney | No Comments »