Todd Haynes

“We’re not ugly people” (Carol – film amerikan me regji te Todd Haynes)

 Historia e filmit eshte e bazuar ne nje roman te Patricia Highsmith:

Jemi ne New Yorkun e fillim-viteve ‘50. Therese, nje vajze e re qe enderron te behet fotografe, punon si shitese ne nje dyqan lojrash per femije ne nje qender te madhe tregetare ne Manhattan. Nje dite Therese njihet me Carol, nje kliente tek te 40at qe desheron te bleje nje loder si dhurate per vajzen e saj me rastin e Krishtlidjeve. Carol eshte në procedure divorci. Dy femrat afrohen gjithe e me shume me njera-tjetren, por ne menyre te kujdesshme per te mos e bere te dukshme mardhenien e tyre sentimentale, mardhenie e konsideruar asokohe si “sjellje imorale” (e qe mund ti rrezikoje Carolës mundesine per ta rritur vete vajzen e saj, ne funksion te vendimit te divorcit qe tashme eshte drejt fundit).

Shkurt : historia eshte nuk ka ku te shkoje me e thjeshte.

*

Todd Haynes, regjizori i shume te famshmit “Far from Heaven” (2002), homazh-apoteozë i filmave te Duglas Sirk (babait te mélodrames hollywoodiane te viteve 50-60), kesaj rradhe propozon më se shumti nje drame minimaliste ku mungon romanesku narrativ spektakolar (tipik per melodramat) apo presioni emicional regjizorial (me qellim rritjen e empatise tek spektatori ndaj personazheve). Shume e shume here më modest se ”Far from Heaven”, “Carol” eshte ‘thjesht’ nje drame qe, më shume se nje histori dashurie, rrefen procesin se si lind nje dashuri (per me teper, nje dashuri e ndrydhur nga ambjenti i kohes). Rrefim i mbeshtjelle i gjithi me nje vello te holle velature chic & vintage.

Rolin e Carol e luan Cate Blanchett, nje sozi e Marlene Dietrich : ze i thyer e disi i zvarritur, shikim i kadifenjte, sjellje prej borgjezeje qe sapo ka braktisur nje jete familjare e cila s’ka ku te shkoje me te merzitshme; rolin e Thereses e luan Rooney Mara (ajo çika qe luante tek “Millennium” i David Fincher ), sozi e Audrey Hepburn (sidomos tek “Sabrina” e Billy Wilder), sorkadhe e vogel e ndrojtur, e mrekulluar nga aura e nje gruaje kurajoze 20 vjet me e madhe se ajo. Dy qenie ne dukje krejt te kunderta, por qe do te dashurohen marrezisht me njera-tjetren.

Todd Haynes (regjizori) nuk i ka lene asgje rastesise: nje univers i tere te pathenash, tensionesh seksuale e misteresh notojne ne film, prej nga i cili buron nje melankoli e vertete, nje spleen po aq turbullues sa dhe i ftohte. Gjithshka eshte para se gjithash loje shikimesh, ndersa ‘batutat’ jane te rralla por qe hapin nje dritare te tere ne perceptimin e filmit ( “We’re not ugly people” – i thote me ne fund Carol te shoqit, por me se shumti si ndergjegjesim vetvetor per forcen e dashurise, si i vetmi realitet i padiskuteshem).

Shume here me i komplikuar (ambivalent) se ç’duket (sidomos raportet “bote-mashkullore/bote-femerore” por dhe ato midis klasave sociale), “Carol” eshte film qe i ndjell spektatorit deshiren per te dashuruar

ps: Dhe skena e fundit! E nje kompleksiteti te hatashem, pa dyshim nga më te bukurat (me e bukura?) qe mund te kem pare ne keto vitet e fundit!

8.2

trailer https://www.youtube.com/watch?v=H4z7Px68ywk

***

Posted on 28th January 2016
Under: Te ndryshme | No Comments »