Tim Burton
“Dark Shadows” – film amerikan me regji te Tim Burton
“LIZA NE BOTËN E CUDIRAVE” – film amerikan me regji të Tim Burton
“Sweeney Todd” – film nga Tim Burton
Çokollatat e Tim Burton-it !
Që Tim Burtoni eshte gjenial ne zhanrin e tij dhe pothuaj nuk ka bere asnje “gabim”(dmth film te dobët) ne karrieren e tij, kjo dihej (ndofta bën perjashtim “Planet of the apes”[planeti i majmunëve], per te cilin, fans-at e tij absolutë mendojne se nuk eshte ne nivelin e filmave te tjere). Por qe Tim Burtoni vazhdon krijimtarine e tij kinematografike me te njejtin nivel frymezimi si ne filmat e tij te pare (“Beetlejuice”, “Ed Wood”, “Edward scissorhands“) kjo nuk ishte e sigurte. Konfirmimin e sjall perfundimisht filmi i tij i fundit “Charlie and the chocolate factory”
Duhet me e ditë qe ne fillmi qe “Charlie and the chocolate factory” (Charlie dhe fabrika e çokollatave”) eshte film i komanduar, pra produksion i kompanise se madhe “Warner Bros”. Por megjithate, si rralle ndonje regjizor, Burtoni ka vënë te gjithe artin e tij (qofte edhe atë art nepermjet efekteve speciale, qe jane pjese e artit filmik) ne sherbim te filmit, i cili, edhe pse film block-buster, mban te gjitha gjurmët e regjizorit tejet te talentuar.
Ne pamje te pare, “film karramele”, ne pamje te dyte, film inteligjent dhe imagjinativ (edhe pse adoptim i nje romani tashme te njohur te Roald Dahl, botuar ne 1964 dhe shitur asokohe ne 13 miljon kopje !!).
Subjekti i vertete i “” eshte femijeria dhe dramat e saj, vetmia, deshira fundja natyrale e gjithkujt per te mos u mplakur: thënë ndryshe, Tim Burtoni realizon himnin më te bukur qe mund ti dedikohej fare mire Michael Jackson-it, ketij Peter Pan-i te perjetshem !
Per te katerten here ne filmat e regjizorit ne fjale, luan Johnny Deep ! Dhe ç’lojë !
Cokollatat e Sharlit jane nje perrallë morale here e ëmbel here e hidhur, por gjithsesi… magjike !
ps: nese ka nje sekuence te paparashikueshme dhe akoma më teper se magjike, eshte pikerisht ajo ku Tim Burton i bën nje homazh te shkelqyeshem Stanley Kubrick-ut te madh dhe skenës mitike te “2001, A space Odyssay”