Steve McQueen

12 vjet skllav (ose: kur Hollywoodi ja kalon edhe Kinostudios)

“12 years a slave” – film amerikan me regji te anglezit Steve McQueen

Qe MosFilmi Sovjetik (dmth edhe Kinostudioja) dikur kane qene ngritur sipas modelit te Hollywoodit deri edhe arkitektonikisht, kete e dija, por qe do vinte nje dite qe do te ishte Hollywoodi ai qe do te imitonte Kinostudion, kete edhe ma priste, por edhe nuk ma priste mendja!

E mbani mend se si ne 10 a 12 vitet e fundit te ekzistences se saj, Kinostudio “Shqiperia e Re” ishte e detyruar jo vetem te plotesonte planin vjetor te 13 filmave, porse ishte bere ‘tradite’ qe me rastin e filan sebepi (pervjetori partiak ose kombetar, fjalimi te ‘Udheheqesit te dashur’… etj etj), te realizoheshin filma te cilet ishin ‘te frymezuar’ dhe ne funksion te ngjarjeve te tilla? E njejta gje mund te thuhet per “12 years a slave” : duket se zgjedhja e Obames ne Shtepine e Bardhe kombinuar me deshiren se “meqe deri tani asnje film me teme skllaverine nuk ka fituar shume Oscar, na duhet nje i tille” (qe rimon me “na duhet nje film i madh per 70 vjetorin e pavaresise!” ), shto dhe Brad Pitt-in ne rolin e producentit te filmit (si dhe, sigurisht, ne rolin e te bardhit te pasur qe e ka kuptuar se skllaveria eshte nje gje e keqe), e ka bere Hollywoodin t’ja marre ne kthese Kinostudios!

Empatia e regjizorit anglez (me origjine nga Granada) Steeve mcQueen (te cilit i kam adhuruar filmin tij te parë fare “Hunger“, po jo te dytin, “Shame“), pra empatia e regjizorit per subjektin e filmit sigurisht qe nuk vihet ne debat, por problem eshte transformimi i filmit ne pseudo-veper ’arty‘ : duke qene se narracioni eshte pothuaj pa interes (filmi eshte i nje lineariteti te pashoq !!), duke qene se politikisht (ne sensin emancipues te fjales) filmi eshte po ashtu pa asnje interes (askush sot nuk militon per rivendosjen e skllaverise !!), i vetmi interes mund te ishte plasticiteti i filmit por dhe ai i shkreti plasticitet, merr aq shume poza (plane sekuence te sterzgjatura, qe veçse ngjajne si ‘zbukurime’, mes atij deti pathosi dhe violinash qaramane !!), më teper i ben dëm se sa nder filmit, duke e kthyer ate ate ne veper ‘arty’ (pozë). Në hiç ! Ah po, harrova ‘misionin e kujteses’, por e thame njehere : kjo puna e misionit te kujteses ne kesi rrethanash (me Brad Pittin producent !), duket si puna e ”rolit te madh te shokut Enver per realizimin e ”Nentorit te dyte”.

Nga ana tjeter, nuk eshte e vertete qe tema e skllaverise nuk ka qene trajtuar ndonjehere nga Hollywoodi. “Django” i Tarantinos eshte nje tjeter prove e fundme (film pergjithesisht i mire) ; por dhe me pare, Spielberg e ka trajtuar ate tek “Armistad” dhe tani se fundi tek “Lincoln”. Pra dua te them se, dalja neper kinema ne prag te çmimeve Oscar dhe buja komerciale dhe mediatike (ne formen e DDSH – detyre e detyrueshme shtepie) qe po e shoqeron “12 years a slave”, eshte më se tempermi e natyres alla-kinostudio (ate qe shpjegova me lart) sesa ndonje domosdoshmeri e natyrshme dhe e justifikueshme qe do te justifikonte ekzistencen e nje filmi te tille.

Megjithate siç thash me lart, nese empatia e regjizorit per subjektin ne fjale eshte e justifikueshme, amà po aq e papranueshme eshte akomodimi i tij ne raport me reprezentimin e dhimbjes ne ekran. Per ta thene shkoqur : edhe pse më i kamufluar, ne thelb filmi eshte ne te njejten linje me ato te hajvanit Mel Gibson (sidomos me “Pasionin e Krishtit”, sepse ‘Apocalipto’, te pakten eshte deri diku ‘argetues’, si te thuash… ) ; tek “12 vjet skllav”, rigjejme pothuaj te njejten menyre reprezentimi te skenave te rrahjes me kamzhik (flogging) si dhe motivet e survival. Regjizori eshte mjaftuar me pershkrimin e dhunes se skllaverise permes nje pseudo-realizmi obscene, ne te njejten menyre sikur te pranonim qe e verteta per seksin do te mjaftonte te permblidhej permes filmave porno! Biles po mendoja se filmi fare mire mund te futet ne te njejten kategori me filmat qe quhen shpesh me te drejte ’torture-porn’, tek te cilet heroi duhet te vuaje sa me shume te jete e mundur, qe ne fund fare t’u ike torturave (shtate filmat ”Saw” ose dy “Descent”, sa per te permendur nja dy shembuj). I vetmi ndryshim eshte fakti qe “12 vjet skllav” fillon me nje tabele ku lexohet “bazuar ne nje histori te vertete”, por dhe kjo, nuk eshte veçse nje tjeter perpjekje “per t’ja bere mishin kokerr” spektatorit.

Mua personalisht me vjen keq qe regjizori i “Hunger” (filmi im i preferuar per vitin 2008 dhe nje nga 10 filmat e mi te preferuar, ever, me teme politike), ka perfunduar ne rolin e xhelatit: eshte ai ne fakt qe perpiqet te mbaje skllav spektatorin, pergjate dy oreve qe zgjat filmi, me manierizmat e tij regjizoriale te tipit ose qaramane dhe vulgare (plane te stermedha filmike te fytyres se pervuajtur te Ejfor, heroit kryesor, ose te plageve te trupit te tij shoqeruar me muziken emfatike te Hans Zimmer) ose sadike (plane filmike 10 minuteshe te nje njeriu qe po e varin!). Shkurt, nje seri skenash qe desherojne te jene tragjike dhe te dhunshme (asgje te keqe deri ketu) por qe ne fakt jane thjesht torturuese dhe sadike.

ps: mbetet te presim naten e ceremonive te çmimeve Oscar dhe Brad Pitt-in tek do te ngjise shkallet per te marre trofeun e ’Best Picture’, sigurisht ne rolin e producentit te filmit! Gjithe kjo zhurme per kaq pakogje !

 

2.0

Trailer : 

***

Posted on 11th February 2014
Under: Te ndryshme | No Comments »

“SHAME” – film anglez me regji te Steve McQueen

  Duhet te kete qene forca e aktit politik te Bobby Sands (greva e pakthyeshme e urise) ajo qe e bente “HUNGER“, filmin e pare te anglezit Steve McQueen, nje film te shkelqyer. Perndryshe, nuk kam si e shpjegoj zhgenjimin qe pesova nga filmi i tij i dyte, “Shame”. Biles nuk eshte as pune zhgenjimi, eshte me se shumti pune turpi (qe ndjeva) nga disa qendrime morale (te themi keshtu) te regjizorit (te cilat, deri edhe ai francezi i paturpshem,Gaspar Noé i “Irréversible”, do ti kishte zili!!).

4.0

trailer :


Shame (2011): trailer – YouTube 

***

Posted on 6th January 2012
Under: AngliVenezia | No Comments »