Stephen Gaghan

“SYRIANA” – film amerikan nga Stephen Gaghan

Film spiunazhi i ardhur nga studiot e Hollywood-it (producentë jane Soderbergh-u dhe Clooney, nepermjet shtepisë se tyre prodhimit “Section 8“), “SYRIANA“, film i dyte i regjizorit Stephen Gaghan (skenarist i filmit kult te Soderbegh-ut “Trafic“), gjithsesi eshte film më pak Hollywood-jan se shume syresh te tjerë. Dhe filmi më multi-gjuhësh qe mund te jete realizuar ndonjehere nga ndonje kompani hollywood-iane (ne film flitet anglisht, frengjisht, arabisht, farsi (Iran)…).

Syriana eshte emri me te cilin CIA quan nje Lindje te Mesme te konfiguruar sipas pikeveshtrimit te tyre, pra nje Lindje te Mesme te demokratizuar… etj etj)

Nje film koral (me shume personazhe kryesorë), ne formën e nje puzzle (me shume tema njeherësh dhe qe lidhen mes tyre (xhiruar ne tre kontinente te ndryshme, nga Gjeneva ne Dubai) por qe çuditerisht ja dalin mbanë, pa shume zhurmë, pa sforcime, pa teatralizëm te panevojshëm te percjellin “ate qe do te thote autori” (jo une, kuptohet, por Stephen Gaghan-i : Regjizori trajton temen e problemit te naftës se Vendeve te Lindjes se Mesme dhe raportet e tyre me USA dhe me sa duket, ka dashur te thote se jetojme nje epokë komplekse, globalizmi, ku eshte e veshtire te ndash te mirët nga te këqinjte, ku pakkush eshte veçse i mire apo veçse i keq.

Edhe mund te thuhet, por edhe mund te mos thuhet se filmi kish paragjykime. Të pakten moralizues nuk duket se eshte. Për te qene te sinqerte, qofte “Munich“, qofte “Syriana“, jane filma te majtë, pra si te thuash, pro-demokratë (pra, anti republikanë, pra anti Bush, ne nje farë menyre).

 

Posted on 10th March 2009
Under: USAClooney | No Comments »