Sophia Coppola

2011 :

Po e filloj keq 2011-n, biles katran fare :

Me nje fjale “SOMEWHERE“, filmi i ri i goces se Francis Ford Coppola-s, Sofijes. Ose ndryshe, kapriçoja (filmi) i rradhes së nje ‘poor little rich girl’ te ciles, koqja Tarantino, permes shakase se tij te rradhes, i ofroi hiç me pak se ‘Luanin e Arte’ ne festivalin e fundit te Venecias.

Zbrazeri totale ! Po te leme menjane faktin se, andej nga treçereku, më ne fund regjizorja ja arrin te pershfaqe deri diku mërzine e heroit te saj kryesor dhe te krijoje nje far’ ritmi (nisur nga nje jo-ritëm per ta pas mëshire !!), filmi eshte nje hiç i madh !

Me demek, “Somewhere” na ‘meson’ se Hollywoodin e paska kap depresioni (historia e filmit eshte ajo e nje super-stari hollywoodian, Johnny Marco, me probleme sentimentale) qe shtyn kohen nga nje hotel ne tjetrin me gocen e tij 11 vjeçare, per promovimin e filmit te tij te ri. C’eshte më komikja, eshte fakti se filmi eshte jo pak pretencioz (i rré mendja !) dhe e heq veten per hype (meqe ka plane-sekuenca [skena fikse] me lap-dance ose me loje Wii (Nintendo) !!! Thene ndryshe, tema qe trajtojne revistat e modes, te ashtuquajtura ‘trendy’…
eh…

Shkurt, pas ‘the social network’ te Fincher-it, Sofija na ‘meson’ se Hollywoodin na e paska zene depresioni, qe zengjinjt paskan hallet e veta, dhe ky na qenka lejtmotivi i kinematografise amerikane ‘trendy’, kinematografi as shume indipendente, por as edhe shume spektakolare : rishprendarja edhe nje here e letrave (si letrat e bixhozit) te dhimbjes. Shpirterore prà mo ! Asaj te vertetes !! Hajde shakà hajde…

Nese them se eshte e pamoralshme qe kjo goca vazhdon te beje te tille filma, e kam katu :
Sofija, ne 10 vjet, ka tregu fiks te njejten histori ne të 4 filmat e saj : historia e nje goce te pasur (Marie-Antoinette, Charlotte tek ‘lost in translation’…) ose nje çuni te pasur (ne kete te fundit) dhe që behet derr, merzitet, s’ka ç’a te beje. Dhe sillet rrotull si kali në lëmë. Kaq. Kjo eshte ne thelb historia e të katër filmave qe Sofija ka realizu ne 10 vjet.

Ajo qe eshte e rrezikshme, eshte fakti qe kjo Sofija, mund te mbrohet duke thene : po mire, të berit e të njejtit film, eshte karakteristikë e regjizorëve autorialë ! Une jam autor ! Une tregoj te njejten histori, sepse keshtu bejne autorët : ne thelb, ne filmat e tyre tregojne te njejten histori, qe korrespondon me boten e tyre te brendshme shpirterore, qe ne thelb, eshte një (një, e vetme, nje univers i vetem).

Ne fakt, “Somewhere”, jo vetem qe eshte nje remake i shpëlarë i “Lost i translation” (nuk e kam riparë, por kam frike se, nese e rishoh…), por eshte edhe krejt i zbrazët ne sens !! Ne fakt, “Somewhere” eshte i rrezikishem per filmat sundance-indipendentë, sepse kthehet ne model, ne traktat : “ja si behen filmat sundance-indipendentiste !” . Dhe eshte po aq i rrezikshem sa ç’eshte i rrezikshem “the social network” per filmat hollywoodiano-autorialë : Sofia Coppola eshte po aq imposture (mashtrim) per filmat indipendentë sa ç’eshte imposture David Fincher per ata hollywoodiano-autorialë. E di pse ? Sepse te ty, nuk bejne gje tjeter veçse pranojne botën qe i rrethon (cinizmin e Zuckerberg-ut, kotësinë dhe melankolinë e Johnny Marco-s). Nuk e tejkalojnë atë. Nuk propozojne gjë tjeter ne vend te saj.
E le pastaj te pretendosh qe keta regjizorë te vendosin ndonje bombë !! Larg qofte…

Per ta ilustroj me nje shembull, qe te jem i qarte deri ne fund :
Ne nje skene te filmit, shohim ceremnine e ndarjes se çmimeve, ne nje spektakel alla berluskonian ne Itali (e ku heroi yne do marre nje çmim). Skene tmerresisht e shemtuar. E shemtuar ne sensin qe, Coppola e pershfaq ate skene pa me te voglin shqetesim per tu distancuar (décaler) nga ajo skene, pa u indinjuar. Sikur na thote : ja ku ka perfunduar bota e star-eve, dhe mua regjizores, nuk më mbetet tjeter veçse ta pranoj, ti nenshtrohem nje surrogatoje te tille. E tu propozoj (siç edhe ben) ca imazhe televizuale po aq te banale sa dhe vete spektakli !

Pe ta mbyllur : ka nje skene andej nga fundi i filmit (me demek, skena ‘çeles’ e filmit) : Heroin kryesor, Johnny-n pra, e merr ne telefon e shoqja. Johnny qan e i thote se s’di ç’a te beje. E shoqja i thote : «Pse nuk merresh me pune vullnetare ?»
Mu duk sikur Sofija bie brenda me kembet e veta, sepse mua spektatorin me beri te mendoj (siç edhe mendova !) : «Po mire, po Sofija, pse ben filma ?? Pse ben filma dhe jo… triko !».

Dhe ne fakt, pikerisht ajo ben triko me kinematografine…
Nuk prish pune jo.
Asgje e rëndë.
Thjesht diçka obscene

2.0

Posted on 29th January 2011
Under: USAVenezia | 1 Comment »