Seth Rogen

We are all assholes (ose: “po xhaxhi Enver, a bën çiç?”)

“The Interview” -komedi amerikane me regji te Evan Goldberg & Seth Rogen

Ne fillim ishte fjala, thote Bibla. Por per kinemane ndofta duhet thene: ne fillim ishte fotografia. Me sa duket, nje fotografi (si kjo poshte) ka qene edhe ne origjine te idese se ketij filmi (në të mund te shihet Kim Yong-un, Lideri Suprem i Korese se Veriut, ne shoqeri te basketbollistit amerikan Dennis Rodman pergjate nje darke miqesore).
Nga ana tjeter, regjimi i Pyongyangut historikisht ka vdekur per nje çike vemendje nga ana e komunitetit nderkombetar (testet berthamore, perplasjet me Korene e Jugut, miqesia me yje te sportit apo te show biz amerikan… etj etj).
Pikerisht, kesaj rradhe Kimi e ka marre vemendjen “me te njejten monedhë” : nje komedi hollywoodiane ku ne qender eshte ai dora vetë, shoqeruar kesaj rradhe edhe me zhurmen e ‘luftes kibernetike’ midis USA-s dhe Korese se Veriut (dhe qe solli deri edhe anullimin -e perkohshem- te shfaqjes se filmit neper kinemate amerikane). Kim Jong-uni, viktime e ’suksesit’ te tij ?? Po, dhe… jo vetem ai!

***

Artizanët e “The Interview” jane: Evan Goldberg, skenarist i te mrekullueshmëve “Superbad” e “ Pineapple Express” si dhe Seth Rogen, po ashtu skenarist tek keto dy komedi por edhe aktor). ‘The good idea’ e tyre eshte mos-perdorimi i kartes ideologjike (ideologjia ne sensin e luftes se ftohte: kapitalizem vs. socializem). Ne kete prizem, ata duken te mirëinformuar: Koresë se Veriut, permes militarizimit te skajshem, jo vetem qe ‘de facto’ nuk i ka mbetur asgje prej komunisteje, por edhe ‘de jure’, qe prej vitit 1992, perdorimi i literatures marksiste apo leniniste ne ate vend eshte rreptesisht e ndaluar (nen pretekstin e konfuzionit ideologjik). E vetmja ideologji eshte ajo e ‘Juche‘-s (qe mund te perkthehet si ‘autosufiçencë’ ). Biles edhe te vetmen reference ideologjike te Luftes se Ftohte (Stalinin), regjizoret e kane perkthyer (permes nje batute) ne derizion: kur Kim Yong-uni thote se “keto tanke na i ka dhuruar Stalini“, James Franco i pergjigjet : “Në Amerikë, nuk prononcohet Stalin por Stallone !)

***

Pra mbetet karta e humorit. Por edhe kjo, nuk eshte perceptuar si qellim ne vetvete, por eshte ne fuksion te diçkaje, te nje lejtmotivi. Dhe, nese per nga forma filmi merr pretekst nga pasioni qe ka Lideri Suprem (por dhe i ati i tij!!) per njerezit e show-biz (subjekti i filmit eshte vizita ne Pyongyang e nje gazetari amerikan te nje emisioni te tipit “Talk Show” me qellim intervistimin e Liderit Suprem), ideja qe pershkon gjithe komedine eshte pikerisht ajo pyetja e famshme qe jo pak femije shqiptarë duhet t’ja kene bere prinderve te tyre dikur : “po xhaxhi Enver, a e bën çiçin dhe kakën??”. Dhe qe nga ai moment, dy humoristet marrin persiper ti provojne Kimit se ai nuk eshte veçse nje asshole si gjithe te tjeret (akoma më interesante eshte dialektika e brendshme e perçimit te nje mesazhi te tille -qe eshte padyshim dhe pjesa më interesante e filmit: raportet lider/gazetar jane trajtuar ne nje menyre te tille qe, nese ky i fundit ne kontakt te parë duket sikur bie ‘viktime’ e cool-erisë te Kimit, më pas situata permbyset). Dhe, ne teresine e tij, filmi rreket ti jape nje ‘mesim’ jo vetem Kimit, por dhe vete Amerikes (24-hour TV News Channels, CIA, … ) : We are all assholes!

Lënë menjane disa lehtesira kinematografike (ilustrimi i kollajshem i udhetimit te dy protagonisteve ne Kine), komedia eshte padyshim nder ato te mirat qe ka realizuar Hollywoodi (e sidomos ‘banda e Apatow-t) keto 10 vitet e fundit.

nota: 8.1

trailer: http://www.youtube.com/watch?v=DkJA1rb8Nxo

click:

***

Posted on 30th December 2014
Under: Te ndryshme | No Comments »