Safdie (Bennie & Joshua)

“Go Get Some Rosemary” (Lenny and the Kids) – film amerikan me regji te vellezerve Safdie

Po te ishte gjalle Cassavetes (babai i kinemase indipendente amerikane), do ngrihej nga varri e do ti thoshte te birit, Nick-ut (regjizor dhe ky, si dhe i ati) : “Po ç’ben mor bir, kjo qe ben, eshte ç’te duash ti, vetem kinema nuk eshte !“. Dhe, nese do te shihte “Go Get Some Rosemary” do kthehej perseri i qete ne varr, sepse do shihte me syte e tij qe flaka e artit te tij jo vetem nuk eshte shuar, por Joshua & Benny Safdie, dy vellezer New York-ezë, permes filmit te tyre e kane mbajtur edhe me lart pishtarin e kesaj flake !

Film underground dhe antikonformist, “Go Get Some Rosemary” eshte historia Lenny-t, te nje babai te divorcuar (tek te 40-at), qe merr femijet e tij per dy jave, per ti mbajtur ne shtepine e tij (gjate vitit, femijet rrine me nenen e tyre). Dhe qe heziton midis rolit te babait te femijeve, dhe shokut te tyre.

Une nuk e dija, por pasi pashe filmin, konstatova qe rolin kryesor, e luaka Ronald Bronstein, qe nuk eshte askush tjeter veçse regjizori i … FROWNLAND (http://filmjournal.thedigitalfix.com/autori/2009/0…ald-bronstein/), nje film i mrekullueshem indipendent amerikan, nje nga 10 me te bukurit qe kisha pare ne 2008-en.

8.5

***

Posted on 6th May 2010
Under: Te ndryshme | No Comments »