Robert Zemeckis

Fluturon, fluturon, fluturooooooon…. puritanizmi!

Ta shoh mos ta shoh, ta shoh mos ta shoh “Flight” (qe kish dale ne kinema qe ne nentor te 2012-s, por qe kisha bere sikur nuk e dija…)

Cik e ngaterruar puna me filmat e Robert Zemeckis i cili, gjithe duke qene haptazi regjizor komercial hollywoodian, seç ka diçka te tijen, personale, ne punet qe ben dhe ndonjehere, çoç qellon edhe ne shenje; per shembull, une e e kam shume inat “Forrest Gump” (film tipik i viteve ‘90, dmth demagogjik, klishesk, pseudo-patriotik e konservator), por e dua shuuume “Contact” (1997) me Jodie Foster, sikurse me kane pelqyer jo pak “Cast Away” – 2001 (me Tom Hanks) dhe “Back to the future” (vitet 80)
Sa per budallalleqet  qe kish bere keto 5 vitet e fundit ( “The polar express”, “Beowulf”, ”A christmas carol” ), asnjeri nga ato nuk me kishin interesuar dhe aq i kam pare e as do i shoh ndonjehere.

 

Tani dalim tek filmi i fundit i tij, dmth tek “Flight”, qe tregon historine e nje piloti jo pak alkolik (dhe jo vetem alkolik !!) qe nje mengjes te bukur, arri  te shpetoje ne menyre te jashtezakonshme nje avjon i cili, per rrjedhoje te nje difekti jo per faj te tij, me te gjitha gjasat do te rrezohej. I duartrokitur ne fillim si hero, me pas piloti do te ndeshet me jo pak telashe…

30-40 minutat e para te filmit (qe tregojne edhe  katastrofen ajrore) jane te shkelqyera (e padyshim, te vetmet si te tilla). Pastaj heroi yne shkon ne spital, skenat filmike jane banale, gjoja psikologjike, ne sensin qe jane thjesht dialogje te filmuara pa piken e talentit ose siç e them un shpesh : nje teater i filmuar (shyqyr qe Denzel Washingtoni luan mire) dhe i ilustruar here pas here me muzike emocionalo-budallaqe, dhe kaq. ”Flight” shkon ne pikiate per nga poshte, si dhe vete avjoni i filmit. Qershia mbi torte, filmi mbyllet permes nje konsensusi puritanisto-redemptionisto-moralizatoro-anti-alkol, ne vend qe te hapte shtigje drejt nje reflektimi mbi heroizmin e deshtuar njerezor.

Ndofta duhet pranuar definitivisht qe Robert Zemeckis ka nje fare talenti per te realizuar ca skena me elementë fantastikë dhe… kaq. “Dhe kaq” do te thote qe definitivisht, nuk duhet te pres ndonje surprize nga ai, edhe pse ne jemi gjithmone te ulur ne kolltuk kinemaje dhe veçse…presim!

nota?
Hajt mo, per hater te çerekut te pare te filmit, notë kaluese po i veme

5.5, it’s ok ?

trailer i filmit  (click ne foton e meposhtme) :

 

Posted on 10th April 2013
Under: Te ndryshme | 4 Comments »