Ridley Scott

Budallallëku nuk ka imazh (”The Martian” – film amerikan me regji te Ridley Scott)

Astronauti Matt Damon ka ngelur ne Mars dhe NASA ka marre persiper ta nxjerre prej andej e ta risjelle ne toke. Kaq eshte ‘filmi’.

Dhe deri ketu, s’ka asnje problem (pra as qe behet fjale te paragjykojme historine e tij). Problem eshte vetë filmi, ose per te qene te sinqerte me të, problem janë 80% e 140 minutave te tij.

Pse 80% ?
Sepse ”Marsiani” ka dy skena shume te mira: ate te hapjes (dhjete minuta e para, pra 7% e filmit) dhe ate te mbylljes (njezet minutat e fundit, pra 13% e tij). Ne total : 20%.
E perbashketa e ketyre dy skenave eshte se te dyja jane te zhanrit aksion (dhe te vetmet si te tilla ne gjithe filmin). Pra i bie qe Ridley Scott, regjizori i Alien-it, Blade Runner-it, Thelma & Louise-s dhe Gladiatorit i qan skenat me aksion.

Shume mire deri ketu.

Po pjesa tjeter filmit? Nje zero me xhufke. Ose më saktë: nje skenar i konvertuar (ose akoma më saktë, i ilustruar) në pamje, e qe nuk perban asnje imazh te vetem brenda. Pra, nje budallallëk kinematografik pa “brirë”, pra pa imazhe (sepse po te kishte, do ’kapeshim’ pas tyre)  por thjesht pamje qe alternojne Matt Damon-in e vetmuar ne Mars (qe ben ’sikur’ mbjell patate),  dhe koleget e tij te NASA-s ne toke, qe bejne ’sikur’ perpiqen ta nxjerin nga Marsi (kjo ’sikur’, nuk eshte kurrsesi ne sensin e bindshmerise skenaristike, por si mizaskenë : skenat e Matt Damonit i vetmuar ne mars jane ilustrative, video-clipeske, pa piken e dramacitetit dhe tensionit kinematografik, ndersa ato te kolegeve te tij te NASA-s ne Toke, te nje akademizmi hollywoodian qe do ja kishte zili edhe telefimi me debil i transmetuar nje te djele ne mbremje ne TV). Kur i teket regjizorit (andej nga mesi i filmit) e harron fare Matt-in; pastaj rikujtohet si me magji per të. Andej nga treçereku, meqe i mbarojne ushqimet, Matt-i behet brenda minutit kocke e lekure dhe lë mjeker (te cilen mund ta linte qe ne fillim te filmit, se ç’lidhje ka per shembull lenia e mjekres me mbarimin e patateve ?? ). Shkurt, ne te tilla cliché dhe facility lundron 80% e filmit (te cilin gjithsesi e pashe te tërin, me gjithe tundimin e fuqishem per ta leshuar qe ne fillim sallen e kinemase -apo nuk bente nje kohe e bukur jashte !! – por doja te shikoja fundin, sepse e dija qe do ishte skene me aksion, pra do te ishte po aq e arrirë sa ajo e fillimit. Dhe ashtu ndodhi vertet).

Shkurt : shume keq per nje regjizor i cili, kur do (sepse nuk duket se “nuk e kane lejuar producenët” ) ka ditur te beje kinematografi interesante (per mua, filmi i tij me i mire i ketyre viteve te fundit mbetet “American gangster” ). I bie te kete pertuar, plus qe ka plot filma te mire qe kane arritur te pershfaqin ne menyre bindese dikë qe eshte i vetmuar, qofte ne nje qytet (po me vjen në mendje Will Smith tek “I’m a legend” ) qofte ne nje planet ( Interstellar ) .

4.0

TRAILER : click  
https://www.youtube.com/watch?v=ej3ioOneTy8