Richard Kelly

“THE BOX” (Kutia) – film amerikan me regji te Richard Kelly

Nese nje dite te bukur, krejt papritur mberrin ne shtepine tuaj nje kuti (si ne foton e më-lartme) dhe dikush ju thote: nese shtypni butonin e kuq te kesaj kutie, ju fitoni 1 miljon $, gje qe provokon, ne te njejtin moment vdekjen e nje personi (te panjohur per ju), ju si do te vepronit ? 

Kaq eshte historia e filmit ne fjale, THE BOX (Kutia), filmi i trete i regjizorit te ri Richard Kelly (kam komentuar para disa muajsh filmin e tij te dyte, Southland Tales, ketu:

http://filmjournal.thedigitalfix.com/autori/2009/0…richard-kelly/ ).

Richard Kelly
 eshte veçse 33 vjeç, ka bere 3 filma ne 9 vjet, dhe me sa duket, i ka vene qellim vetes te hyje ne rrethin e mbyllur te atyre pak regjizoreve aktuale hollywoodiane qe perpiqen te bejne emer si autorë. Per te thene nje te vertete, duket se ka talent ! Edhe pse, intriga e filmit, ashtu siç e reduktova une ne nje rresht te vetem, duket si “philosophie à deux balles”, pra filozofi per kalamajt e shkolles 8 vjeçare.
Por nuk eshte tamam ashtu !

Nisur nga nje intrige e thjeshte, THE BOX e hap fushen e “lojes” ne jo pak drejtime. Ne fillim eshte kutia (The Box!), objekt kinofilik par excellence, ose ndryshe “Kutia e Pandores”, – fillojeni me “Kiss Me Deadly” te Aldrich ne 1955 e mbarojeni me “Mulholland Drive” te Lynch-it ne 2001.
Kutia eshte bosh, pra enigma shtohet : asgje tjeter nuk eshte me fashinues se boshi ! Pastaj, kutia i mberrin ne shtepi Cameron Diaz-it (aktores kryesore) e cila (kuptohet !) shtyp butonin dhe ne fakt, ve ne levizje gjithe mekanizmin e ndergjegjes, mekanizmin e vrasjes se ndergjegjes. Gjithe duke u ngushelluar se personi qe ka vdekur ne te njejtin moment, eshte i panjohur per te…

Filmi ne fakt ka te beje me se tepermi me mistiken e krishtere, me “fajin fillestar” (Eva dhe Adami), por THE BOX nuk mjaftohet me kaq. Evokohet padyshim edhe natyra predikatore e kapitalizmit (filmi ka nje parfum te lehte nga “L’Argent” (Paraja) te Bresson-it). Po ashtu, gershetohen gjate filmit intriga me “teori komploti” konspiracioni, pushtetesh te “mbinatyrshme”, parabola apokaliptike. Sigurisht, kutia simbolizon natyren e nje mirqenieje te genjeshtert te parase, dhe koshiencen (ndergjegjen) e keqe te botes aktuale, ku traktacionet (dealing) financiare pjellin veçse mizerje dhe uri ne vendet e varfra. Qarte : nuk eshte hera e pare qe Hollywood-i perpiqet te vere veten ne sherbim te kauzave te botes se trete. Qarte, te gjitha keto, ne teori, ne leter, duken foshnjore, por fatmiresisht, ne film, percillen “fshehurazi” me jo pak talent dhe inteligjence !

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

***

Posted on 17th December 2009
Under: ThrillerUSA | No Comments »

“Southland Tales” – film amerikan nga Richard Kelly

Southland Tales“, i realizuar ne fakt ne 2006-n, nuk ka dale neper ekranet e kinemave as ne USA, as ne Europe, per fajin e distributorëve. keshtu qe mund te shihet vetem ne DVD, dale para nje jave ne treg.

2 ore e 20 minuta film (versioni i prezantuar ne Kanë, ne 2006 ne konkurim zyrtar zgjaste 2h40 min) : objekt i çuditshem (kurioz dhe eksitues) kinematografik qe nuk te lë indiferent. Perzihen te gjitha, politika, farsa politike, religjioni, fundi i botes, fantastiko-shkencorja, permes nje mizaskene qe çuditerisht te kujton Lynch-in (”Southland tales” te jep pershtypjen e nje Sci-fi te “Inland Empire“), gjithe duke perdorur, pa i bere syri tërr aktorë te tipit “Z movies” si Sarah Michelle Gellar, The Rock, Seann William Scott, Justin Timberlake….

Thuhet se filmi eshte realizuar me 17 miljon $, qe nuk eshte gje hiç per industrine e kinemase amerikane, gje qe ndjehet edhe ne film, film varfanjak, por qe falë talentit te Richard Kelly (ndokush e ka pare filmin e tij te pare dhe te vetem, “Donnie Darko” ??) konfirmon se edhe filmat qe ne aparence duan shume parà, mund te behen me pak $.

“Southland Tales” duhet riparë, pasi jo te gjitha kuptohen qe ne vizionim te pare. Ka shume gjera ne film, shume shume shume (zbulimi i sekreteve por dhe te djajve te Amerikes…). Filmi merr persiper 10001 gjera (security, alternative energy, star-celebrity…), por qe çuditerisht, nuk te japin pershypjen e nje filmi megaloman. Perkundrazi, te le shijen e nje filmi-puzzle punk, burlesk e melankolik, e ne te njejten kohe te brishtë.
Duhet ripare e duhet rifolur (ndofta…)

 

***

Posted on 12th April 2009
Under: USA | No Comments »