Rian Johnson

God bless America ! (ose : o tre filma amerikanë o hiç !)

Meqe jane edhe presidencialet ne Shtetet e Bashkuara, javen qe shkoi pashe tre filma ‘made in USA’ : o tre, o hiç !

1. “The Paperboy” – me regji te Lee Daniels

Fakti qe ky film ishte perzgjedhur per te perfaqesuar Ameriken ne 19-shen e filmave te kategorise kryesore ne konkurim ne Festivalin e Kanes 2012 me kish intriguar disi, aq sa per te me motivuar per te shkuar e per ta pare ne kinema.

“Paperboy” eshte nje ‘historical reconstruction’ i nje ngjarje te supozuar te ndodhur ne vitin e larget 1969 ne Floride. Ward Jansen, reporter per “Miami Times”, kthehet ne qytetin e tij te lindjes bashke me nje koleg, per ti plotesuar deshiren Charlotte-s, femer enigmatike (e luajtur nga Nicole Kidman !) e qe mban korrespondence me nje te burgosur qe quhet Hillary Van Wetter. Ky i fundit mund te ekzekutohet me vdekje, i akuzuar per nje vrasje, por pa prova. Ne Floride dy gazetaret takojne edhe vellain e vogel te njerit prej tyre e qe eshte postier gazetash : pra paperboy. E qe eshte dhe heroi kryesor i filmit.

Ne aparence, per nga skenari, te krijohet pershtypja e nje filmi amerikan mainstream por ne fakt regjizori eshte perpjekur ta tejkaloje ate stad. Jo gjithmone ja arrin qellimit, por jo rralle filmi merr trajta elegante, atmosfera eshte interesante (e ankthshme). Amerika qe na shfaqet para syve ka jo pak te pêrbashketa me Killer Joe, thriler po aq seksual dhe i seksualizuar sa dhe “Paperboy”, edhe pse regjizori i ketij te fundit nuk ka ende mjeshterine e Friedkin-it.

nota : 6.9

trailer: YouTube – The Paperboy Official Trailer #1 (2012) Zac Efron Movie HD

 

 

2. “Looper” – me regji te Rian Johnson

Kam pershtypjen se keto dy-tre vitet e fundit, ne Hollywood ka plasur moda se kush e kush te marre titullin e ‘trashegimtarit’ te Philipp K. Dick ne kinema : nga ‘Inception’ tek “In Time”, regjizoret qe pretendojne te bejne emer ngelen duke u shtyre me njeri-tjtrin se kush e kush te beje i pari nje film te bazuar ne paradoksin temporal (kohor). “Looper” mbeshtetet po ashtu ne kete parim.

Ne vitin 2044, Joe (aktori Joseph Gordon-Levitt) punon si ‘looper’. Puna e nje ‘looper’-i eshte ajo e nje ekzekutori viktimash, qe mafia ia dergon (expedition) qe prej nga e Ardhmja (viti 2074) ne te tashmen e filmit, pra ne vitin 2044. Por çdo ‘looper’, per te mos lene gjurme kompromentuese, nje dite te bukur duhet te likujdoje edhe veten e tij te ardhshem, pra veten e tij të pas 30 viteve ! Ne kete rast, atij i jepet nje pension i majme per 3 dhjetevjeçare, ne fund te te cilit (ne vitin 2074), ai ridergohet ne ‘te kaluaren’, pra ridergohet 30 vite pas ne kohe, pra ne vitin 2044 ( a me ndiqni ?? lol).

Keshtu qe Joe (pra aktori Joseph Gordon-Levitt), zbaton kontraten dhe vret alter-egon e tij (pra vret veten e tij pas 30 vitesh – rol qe e luan bruce Willis) dhe çan ferren ne Azi ku kalon 30 vite ne fund te te cilave, thyen kontraten : i shpeton ekzekutimit dhe zhduket pa lene gjurme ne… vitin 2044 !

‘Looper’ mund te perkthehet ‘kaçurrel’ ne shqip. Keshtu qe mund te themi se ky eshte nje nga kaçurrelët (paradokset) kohorë më origjinalë qe kam pare ne kinema ! Kjo sa i perket skenarit (por ketu eshte dhe problemi : do shpjegohem me poshte)

Me ka pas pelqyer shume In Time, qe po ashtu kish ne qender nje tjeter lloj paradoksi temporal e qe po ashtu pershfaqte nje shoqeri te ardhshme njerezore cinike, meskine, te erret, shoqeri qe filmi e ’shpetonte’ permes Dashurise (e prej ç’tjeter mund te shpetohet Bota, fundja ??!). Tek “Looper”, shpetimi i botes vjen nga… nuk po e them, por mund te them se ‘moralisht’ (te themi keshtu…) filmi qendron, nuk perben ndonje problem metafizik kushedi ç’ë (por edhe te perbente, nuk do behej nami po hë, ja kemi marre doren filmave meskine). Problemi eshte gjetiu : me duket se forma e tij fantastiko-shkencore, ne vend qe te perdoret ne film thjesht si pretekst per “te dale gjetiu“, kthehet ne postulat, kthehet jo pak ne qellim ne vetvete. Ose me shkoqur : mu duk se dimensioni futurist i botes kthehet ne qellim ne vetvete per te na treguar motorra qe fluturojne, pushke qe kercasin çdo 5 minuta, qe shoqeria eshte ultra dekadente dhe … kaq. E ç’a pastaj ?? keq per motorra qe fluturojne jemi ?? Nese eshte keshtu, lind pyetja : e pse mos ta zhvillonte intrigen e tij ne ditet e sotme regjizori ?? (qe eshte edhe skenarist, jo pak per nje film hollywoodian!). Ose telekinezia : ok, filmi supozon qe nje fenomen i tille do te jete i zhvilluar ne nje Bote te Ardhme. Dakort, po ç’ben me kete telekinezi filmi ? Hiç gje ! E merr si te mireqene, na e perplas turinjve dhe kaq.
Shkurt : do kish qene edhe më mire sikur regjizori te ishte ‘vetekenaqur’ nje çike më pak me skenarin e tij kaçurrelo-pasionues e mos ta kthente ate ne qellim ne vetvete por te kish levruar nje çike me mire te famshmen ‘mizaskene’, sepse edhe bum-bumet e armeve çdo 2 minuta (sidomos gjate gjysmes se pare te filmit), sikur ta sjellin nje çike ne maje te hundes.

nota : 6.0

YouTube – Looper Official Trailer [HD]: Joseph Gordon-Levitt & Bruce Willis Star As Joe

 

 

3. “God Bless America” – me regji te Bob Goldthwait

Image result for god bless america movie

Film tipik indipendent amerikan, “God bless America” eshte nje tragji-komedi, nje farse e embel/e hidhur qe ka ne qender Franck, nepunes tek te dyzetat i sapo flakur nga puna, kanceroz, i cili, duke mos pas ç’te humbe më, merr nje revole dhe kthehet ne serial-killer bashke me Roxy-n, gjimnaziste e revoltuar te cilen e takon qe ne fillim te filmit e me te cilen nderrmerr nje seri vrasjesh.

Edhe pse disa skena jane gati-gati manikeiste, filmi arrin te mbaje nje far niveli humori sigurisht te zi. C’eshte e çuditshme eshte fakti se “God bless America”, po aq sa u shkon larg gjerave (nganjehere shume shume larg!!), po aq te le pershtypjen e nje filmi te pademshem ! Ndofta JO konvencional, por te pademshem po. Ndofta u ka dash zgjedhur me qarte nga ana e regjizorit : ose satire transgresive totale (si puna e ‘Serial mom’ apo ‘Bad teacher’ ), ose filmi te kish seriozitetin tarantinojan (te themi keshtu). Nderkohe qe “God bless america” nuk ka as njerin, as tjetrin… ; dhe harrohet shpejt, pasi e sheh.
Too bad…

nota : 5.2

trailer i filmit: YouTube – God Bless America – Official Trailer [HD]

 

 

 

Advertisements