Paul Thomas Anderson

“Inherent Vice” -film amerikan me regji te Paul Thomas Anderson

Eshte bere per te thene bismilah : eshte hera e pare qe nje film i PTA (Paul Thomas Anderson) nuk me dha dhimbje koke! Filmi i fundit me regji te tij ka qene “The Master” me Joaquin Phoenix (i cili po ashtu eshte aktor kryesor edhe tek “Inherent Vice” ). Por diçka duhet te kete ndryshuar tek PTA-ja. Kjo duhet te jete arsyeja pse ky film me pelqeu: te pakten nuk me beri me migrene.

“Inherent Vice” eshte adaptim kinematografik i romanit me te njejtin titull te Thomas Pynchon, njerit prej romanciereve me te mire aktuale amerikane (besoj se njohesit e literatures amerikane te shekullit qe shkoi do e vinin kete shkrimtar në te njejtin nivel me DeLillon, Philip Roth-in apo Cormac McCarthy-n).

Por romani (botuar ne 2009) ka patur reputacionin e te qenit fort i veshtire per tu adaptuar ne kinema: e kemi diskutuar tashme kete punen e raportit roman/fiksion (dhe une vazhdoj te jem i bindur se vlerat kinematografike te nje filmi s’para kane te bejne me ate te vepres nga e cila eshte frymezuar) por edhe sikur ta marrim te mireqene faktin se romani eshte cilesor per nga vlerat letrare, duhet pranuar se edhe filmi arrin te dale “më vete”. Dhe jo vetem qe ja del te krijoje nje identitet te tijin, por kryesorja, arrin te krijoje nje identitet kinematografik.

*

Historia zhvillohet ne vitet ‘70, ne Los Angeles. Ne qender te saj eshte detektivi privat Larry “Doc” Sportello (luajtur nga Joaquin Phoenix) dhe ish e dashura e tij, Shasta Fay Hepworth. Pastaj ndodhin nje seri ngjarjesh ne dukje ‘pa lidhje’ dhe fort te ngaterruara, (sikurse dhe reputacioni i romancierit Thomas Pynchon, qe eshte ai i nje shkrimtari i cili ka per teme qendrore te vepres se tij ate te absurdit). Mua me duket se merita e PTA-se, pra e regjizorit, qendron pikerisht tek fakti se nuk eshte perpjekur ta ktheje historine në histori ‘te lexueshme’, narrative, por e le siç eshte, kaotike,  absurde dhe imbroglieske (konfuze). E mbi te gjitha, psikedelike. Kam çik verejtje per tonin e lojes se Joaquin Phoenix (me duket se aktori ne fjale, kthehet ne personazh me vete, ne vend qe “te jete” personazhi), por ne pergjithesi, filmi e pershfaq me se miri atmosferen e kapercimit te fund-viteve ‘60 dhe fillimit te viteve ‘70, periudhe qe lekundet midis lirise seksuale dhe konsumit te drogerave nga njera ane, dhe shkermoqjes se idealeve hippie (vrasjet ne seri te Charles Manson, vdekja tragjike e nje spektatoreje ne koncertin e Stonsave ne Altamont dhe paranoja e famshme e ’security policy’ e Nixonit).

nota : 7.3

trailer:  

***

Posted on 18th April 2015
Under: Te ndryshme | No Comments »

A e kalon klasën nje film porno??

“The Master” – film amerikan me regji te Paul Thomas Anderson

Me ka rastisur ta kem thene edhe me pare (më konkretisht, kur ka qene fjala per filmin e tij te parafundit “There Will Be Blood“), une i kam me siklet filmat e PTA-se (Paul Thomas Anderson), gjithe duke qene koshient qe regjizori ne fjale, bashke me David Fincher-in dhe Aronofsky-n, e konsideron veten autor hollywoodian (ne sensin sa profesional, aq edhe te famës) e qe mendon se lë gjurmë dhe nuk eshte ‘dokushdo’ : ne Mostra di Venezia te 2012-s, regjizori pat fituar “Luanin e Argjendte” per mizaskenen me te mire te festivalit, pikerisht me “The Master” ! Por qofte dhe fakti qe filmi i tij i parafundit  datonte i 2007-s, tregon se PTA nuk ben filma sa per te mbushur xhepat, por i ben, me se shumti, “rralle e per mall”.

Mbetet te shihet a me kish marre vertet malli… (qe prej 2007-es)

*
Qe ka patur gjithmone diçka vampirizuese tek filmat e tij, diçka qe mi merrte te gjitha energjite gjate shikimit te tyre, per kete kam qene gjithmone i ndergjegjshem. Por e kam patur te veshtire te bej ndarjen e ‘gjerave’ : talenti si kineast (ta quajme keshtu) i PTA-se, behej nje fare pengese per te kuptuar, ndjere, per te ’konstatuar’ më mire se ku çalon gomari.
I cili, me ç’kuptoj, perfundimisht çalon ketu : ashtu sikurse edhe tek “There will be blood”, Paul Thomas Anderson vazhdon ti trajtoje heronjte e filmave te tij sikur ata te ishin ‘raste’ (cases) dhe jo personazhe. Por ne si spektatore, duke qene se para se gjithash jemi qenie njerezore, jemi te predispozuar te dashurojme (ose te urrejme) nje personazh ! Dhe jo nje ‘rast’ (case). Nje ‘rast’, as nuk dashurohet, as nuk urrehet.
Thene ndryshe, i bie qe PTA nuk ben filma, por simulime (simulations) audio-vizive. Po ç’emer ka nje simulim audio-viziv perveçse pornografi ?? Pra regjizori ne fjale, ne fakt, ben filma porno, perderisa ne, pergjate shikimit te tyre, jemi thjesht voyeur. Dhe jo spektatore (pjesemarres).

Por : a e kalon klasen nje film porno ? Me ç’duket, po ! Sepse : nese per “The Master” nota kinematografike per mua do te ishte 0 (zero), nota si film porno do te ishte 10 (jo rastesisht, pergjate filmit i thosha vetes : “sa plane te bukura filmike ben ky dreq PTA-je”! ). Keshtu qe mesatarja i bie: (0+10) : 2 = 5

nota 5 eshte note kaluese. Ja pra qe edhe nje film porno e kalon klasen ! :)

___________________________________

p.s. 1: me gjithe respektin qe kam per Joaquin Phoenix si aktor, eshte nje tmerr i vertete ta shikosh tek ngerdheshet pergjate dy oreve (ai luan rolin e Freddie-t, nje ish-ushtar alkolik i Luftes se Dyte Boterore, qe pasi kthehet ne Kaliforni, bie pré e “the Master”, lider karizmatik i nje sekti te quajtur ‘Kauza” – aludimi eshte per Ron Hubbard, themeluesin e “Church of Scientology” ). Gjithsesi, faji nuk eshte i tij por i regjizorit i cili, siç thosha me lart, duke u pozicionuar ne “Mjeshter mbi Mjeshtrat”, i perdor heronjt e tij si ‘raste’, dhe per asnje moment si personazhe. Ishte e pamundur, qofte dhe per disa çaste te vetme qe une si spektator te identifikohesha qofte dhe pjeserisht me heroin : ai me pershfaqej thjesht si nje siluetë qe xhestikulonte ne menyre mekanike, marionetë e kontrolluar nga regjizori, nga fillimi ne fund : Paul Thomas Anderson asgjeson çdo perpjekje per identifikim nga ana e spektatorit dhe ne vend te identifikimit (dashurise, urrejtjes… etj etj) propozon, ose me sakte IMPONON, distance ndaj gjithe ç’fare shikojme pergjate dy oresh! A thua se filmi ka ngecur prapa nje akuariumi, siç duket i ngecur edhe vete Joaquin Phoenix. Nderkohe qe une jam mesuar ta shoh kete aktor te luaje, te perjetoje si pakkush rolet e tij ! Tmerr !

__________________________
p.s. 2: paskam shkruar para 5 vitesh kur kam pare “There will be blood” :

PTA nuk e do kinematografine, filmin, movie-n. Sepse te berit kinematografi e merzit. Dhe ç’a ben ? Merr nje liber qe e kthen ne skenar; pastaj merr nje aktor, dhe ne qofte se nje “x” skene filmike me dhune duket e pabesueshme, hop, i fut nje skene tjeter “y” (te themi) ku personazhi shpjegon se ka qjef te vrasi gjithe dynjanë. Po prisni, se s’kemi mbaruar. Ky personazhi, jo vetem qe eshte super-kapitalist, interesanxhi, i babezitur pas parasë, por na eshte dhe mizantrop (me demek, qe urren qenien njerezore). Dhe qe te justifikoje shpullat qe i fut me kile te tjereve, ky personazhi duhet edhe ta thote me zë ne film qe “une jam mizantrop” (dhe e thote !!)”

Eshte pothuaj e njejta gje edhe tek “The Master” : Paul Thomas Anderson frymezohet nga nje film i vjeter i John Huston (Let there be light, 1949), te cilin e llokoçit dhe e trasformon me salcen e tij, duke e kthyer ngjarjen në ’spektakel’ marionetash (dmth pornografi), te vena ne skene permes imazhesh te mrekullueshem (sigurisht qe per te tilla gjera ‘teknike’, PTA-se nuk ja ha qeni shkopin).

TRAILER i filmit : http://www.youtube.com/watch?v=fJ1O1vb9AUU

 

Posted on 12th February 2013
Under: Te ndryshme | 1 Comment »