Nassim Amauche

“Adieu Gary” (LAMTUMIRE, GARY !) – film francez me regji te Nassim Amaouche

Kronike e jetes se perditeshme ne nje ish-qyteze industriale fantazëm ne France. Atmosfere e dhene me sukses nga regjizori, atmosferë qe luhatet midis solidaritetit dhe varferimit “pak e nga pak” te banoreve te kesaj qoshke te humbur te botes. E gjitha e dhene permes nje doze Western (aluzioni me Gary Cooper, qe ne titull te filmit).

Dje lexoja ne fletushken qe shoqeronte kete film se, regjizori qenka shprehur :

Les prolos ont eux aussi droit aux projecteurs, aux travellings et au 35mm.”

(”Edhe proletarët kane te drejte te ndriçohen me prozhektorë, e tu dedikohen filma artistikë !“. M’u kujtua debati yne per te drejten e Vandes te na shfaqet e bukur… nejse.

Ka diçka letargjike (prej plogeshtie) ne skenarin e ketij filmi, por per fat, jo ne realizimin e tij (mizaskenen). Gje qe e ben plotesisht te shikueshem si film (qe paska marre dhe Cmimin e Madh, ne kategorine “Java e kritikes” ne fest. e Kanës 2009).

ps: nje kujtim per aktorin kryesor te filmit, 33 vjeçarin Yasmine Belmadi (foto), qe para dy javesh vdiq ne nje aksident me motorr…

Adieu Comédien…

 

 

 

 

 

***

Posted on 18th August 2009
Under: France | No Comments »