Michael Mann

“Blackhat” -film amerikan me regji te Michael Mann

Historia e filmit : Ne Hong-Kong, hakerat informatikë kane sulmuar nje central te fuqishem nuklear duke shkaterruar sistemin e ftohjes se centralit e per pasoje duke shkaktuar nje çarje ne zemer te tij. Askush nuk e rivendikon aktin ne fjale. Mister!
Dawai Chen, specialist i luftes kunder sulmeve kibernetike ne Hong-Kong, caktohet te gjeje dhe neutralizoje autorin e ketij krimi.

Nderkohe, ne Cikago, ”Mercantile Trade Exchange” eshte sulmuar po ashtu nga hakerat, duke provokuar inflacion te papritur te çmimit te sojës. FBI mendon te bashkepunoje me Kinen, duke kontaktuar specialistin Dawai Chen i cili mendon se, per t’ja arritur qellimit, duhet liruar nga burgu (me kusht, sigurisht) Nicholas Hathaway, nje haker i famshem.
Qe nga ai moment, ne skenë hyn Thor, me falni desha te them Chris Hemsworth (i njohur per aktrimin e tij ne rolin e Thor), ne rolin e hakerit qe lerohet nga burgu, me mision per te kapur hakerat e tjere. Dhe qe nga ai moment e deri ne fund, kthehet ne personazhin kryesor te tij.

Michael Mann eshte nje nga SHUME TE RRALLET regjizore amerikane qe mund te konsiderohet sa poet aq edhe kineast. Poet ne kinema sot per sot do te thote romantik dhe Mann e ka provuar tashme me vepra (filma) nje gje te tille : personalisht ruaj kujtim te shkelqyer nga “Collateral” ose ”Miami Vice“, edhe pse filmi i tij i parafundit, ”Public Enemies“, kish filluar te me ftohte nje çike me kete regjizor. Ne fund te review-se se atij filmi, para 5 vjetesh, paskam shkruar :

Ne fakt, me mire Michael Mann t’u rikthehet serive televizive qe realizonte ne fillimet e veta. Po tregohem cinik duke shkruar kete gje, ok, por te pakten, heren tjeter, nuk do me genjeje mendja se Mann “mund te kete bere film te mire”

Ne fakt, mendja prap me genjeu sepse u ula ta shikoj ”Blackhat” me deshiren me te madhe te mundshme, sigurisht duke injoruar ç’kisha menduar per filmin e tij te fundit. Por fatkeqesisht, Michael Mann ka rene definitivisht ne autoparodi (ndofta eshte dhe mosha: 72 vjeç tjetri), pra ka filluar teresisht te imitoje veten:  “Blackhat” mu duk si nje cliché-’best of’ e filmave te tij te meparshem. Ne vend te romantik, (per nga zhanri, filmi eshte techno-thriller policesk) “Blackhat” eshte tmerresisht prozaik, pra thjesht ka zbatuar pike per pike skenarin (kujtoni François Truffaut qe thosh me te drejte: “Ne nje film te mire, xhirimi duhet te kundershtoje skenarin, dhe montazhi duhet te kundershtoje xhirimin” ).

 Per shembull, krimin kibernetik, filmi e pershfaq permes skenave dixhitale 1000 here “déjà vu” (me kabllo interneti te nderlikuara nenujore e mbiujore e me vizione psikedelike te sterpara te qarqeve informatike) ; heroi kryesor pershfaqet i stereotipizuar per vdekje (sexy, super i forte, i super-ditur, super, super super…). Etj etj etj.

Mbetet talenti i regjizorit per te pershfaqur skenat me aksion (shpesh here “te thata” ne dukje, por si gjithmone ne filmat e Micahel Mann, ato jane efikase), ose nje far’ perpjekjeje stilistike per te pershkruar me romantizem ciftin qe krijohet gjate rrjedhes se filmit. E di, jam koshient, krimi kibernetik nuk eshte fort kinozhenik per tu pershfaqur ne imazh por meritat e siperpermendura te “Backhat” jane pak, shume pak per ta cilesuar ate si film te mire

nota : 6.0

trailer : https://www.youtube.com/watch?v=Qn2g9qGbH_k

 ***
Posted on 17th May 2015

Under: Te ndryshme | No Comments »

“Public Enemies” – film amerikan nga Michael Mann

 

 

 

 

 

 

 

 

Sot kam dale nga kinemaja jo vetem i pakenaqur, por mbi te gjitha i revoltuar !

Kur kam shkruar ketu (para dy vjetesh) mbi filmin e parafundit te Michael Mann “MIAMI VICE“, kam pas thene se Mann duhet te jete vertet nga te paktit regjizore te Hollywoodit per t’u pershendetur; Nuk i njihja fort mire filmat e tij te meparshem (”Collateral” nuk ka qene keq !), por “Miami Vice” te bente te shpresoje vertet, qofte per nga perdorimi me shume shume talent i kameres video, qofte per nga regjia etj etj etj.

Kesaj rradhe Mann kish veshur pandoflat e Woody Allen-it, ishte bere ultra pertac ! Duke menduar se po hiqte qafe nocionin e pike-shikimit (point of view) te regjizorit, ka adoptuar nje tjeter, nga halli : Dilinger (gangster i viteve 30 ne USA, historine e jetes se te cilit tregon “Public Ennemies“), na paska qene nje YLL, nje star ! Kaq eshte “point of view” i regjizorit : DILINGER WAS A STAR ! Tamam si “pike-shikimet” qe adoptojne revisita te tilla limonade si Paris-Match apo emisione si “Akademia e Yjeve” ! E njejta pertaceri per te stisur nje histori, nje personazh, dy ore e gjysem film pa nje “linje force” te vetme, pa pike kerkimi te se vertetes, pa me te voglen hije te ndonje problematike, cilado qofte ajo. Asgje !

Po mire, dakort : gangsteri Dilinger ( Johnny Depp) na paskerkesh qene nje yll, nje star. Por, si e perceptonte ky njeri vdekjen, perndjekjen (nga policia) ? Po me trupin e tij, ç’ndodhte ? (si trup fizik, ne nje veper kinematografike) ??
Hiç ! Asgje nga keto ! Asgje ! Ne vend te ketyre, skena aksioni te pafundme, me bresheri te hatashme, e mbi te gjitha, te pakuptueshme (per nga mizaskena). Ne vend te ketyre, kemi skena interieresh shtepish te ngjyrosura me ngjyre mustarde (ose m…), ndersa skenat ne natyre te hapur, ngjyre blu metilen(blu nate). Asnje nuance ! O njeren, o tjetren ! Shto pastaj qe ne disa plane filmike, Mann ka hequr filtrat nga kamera-DV e tij dhe … filmi duket si “making off” i filmit.

Te marresh nje mit (gangsteri ne fjale) dhe te besh nje film pa bere kurgje, eshte pertacia me e keqe, them une. Une e marr vesh qe Michael Mann desheron qe ne spektatorët ti besojme “rrufeve” te tij poetike, “kozmike”, por ai injoron komplet universion ku jetonte ky gangster kaq i famshem !! Si ti besoj une petikes se tij ??! Tek “Miami Vice” me kujtohet se shihnim Miami-n siç nuk e kishim pare ndonjehere; tek “Collateral” ishte qyteti qe hynte ne raport interesant me personazhin. Po tek “Public Ennemies” ?? hiç, kurgje…

Le pastaj loja e aktoreve… ; Johnny Depp nuk e misheron per nje sekonde te vetme Dilinger-in ( a thua se e vetmja gje qe i interesonte gjate xhirimit te filmit ishte “aman sa te mbaroje xhirimi e te marr ato parà se ky s’eshte film per mua !”); Christian Bale a thua se eshte akoma duke luajtur Batman-in tek “The dark night” dhe s’ka me nevoje te nderroje rregjister; e keshtu me rradhe…

Ok, disa thone qe ne film duhet pare “nje cope nga historia e Amerikes” (k’shu thote Cahiers du cinema). Po mire, po cili amerikan nuk qenka mbartës i historise se Amerikes ?? Edhe David Lynch-i, aq psikedelik sa eshte, dhe percjell, misheron diçka nga vendi i tij, nga Amerika. Mor po edhe filmat e francezit Godard flasin diçka per Ameriken ! Aq fjalamane sa eshte Amerika, ku mos thuash diçka per të !

In fine, ky film me kujton ato ushqimet e dezidratuara qe u jepen kozmonauteve kur shkojne ne hapsire : ato jane gjasme-ushqime, jane veçse nje fare ideje se ç’eshte ushqimi. “Public Ennemies” eshte nje si ide e vaget se ç’do te mund te ishte ky film, por jo ai qe eshte.

Ne fakt, me mire Michael Mann t’u rikthehet serive televizive qe realizonte ne fillimet e veta. Po tregohem cinik duke shkruar kete gje, ok, por te pakten, heren tjeter, nuk do me genjeje mendja se Mann “mund te kete bere film te mire”…

***

Posted on 2nd August 2009
Under: USAM. Mann | No Comments »