Lynn Shelton

“Laggies” – komedi amerikane me regji te Lynn Shelton

Eshte gje e rralle qe sot nje regjizore-femer (thone qe realizimi i nje filmi ta nxjerr shkumen, ndaj ndofta dhe shumica e regjizorëve jane meshkuj!) te jete autore komedish. Njera nga ato (ne mos e vetmja !) eshte Lynn Shelton.
Nga ana tjeter, nuk kisha pare asnje film te saj, por kisha degjuar fjale te mira per “Humpday”. Shkurt, kisha kuriozitet per “Laggies”, komedine e saj te rradhes, shto ketu faktin qe plot-i i tij më intrigonte: filmi rrefen historine e Megan, nje “adoleshenteje” gati tek të 30-at qe ende nuk ka vendosur per fatin e jetes se saj private : gjithe duke qene e fejuar me Anthony, Megan, ne rrethana te çuditshme, çon nje jave te tere në shoqerine e Annika-s, nje adoleshenteje 16 vjeçare dhe shoqeve te saj. Pikerisht pergjate asaj jave, Megan takon Craig, babain e Annika-s, burre i divorcuar tek të 30-at.

Nese per nga ‘permbajtja’, filmi eshte nuk ka ku te shkoje me i levdueshem, per nga ‘forma’, i nje banaliteti te pashoq (fundja, si pothuaj te gjitha komedite amerikane). Por nuk eshte ketu problemi, te cilin, ne menyre figurative, por dhe literalisht figurative mund ta permbledhnim me kete imazh :

Pra, pergjate nje ore e gjysme, Keira Knightley ka te njejten mimike ! Dhe zakonisht, kur personazhi kryesor shfaq te njejtin surrat pergjate gjithe historise, kjo zakonisht eshte shenje e keqe e qe deshmon se filmi ruan gjithe kohen te njejtin ton regjizorial (njesoj si nje njeri qe ne jeten e perditshme do i jepte fytyres te njejten shprehje : mjere ata qe do kishint e benin me të !)

Keshtu qe dola nga filmi i zhgenjyer. Jo ne kuptimin qe “nuk me pleqeu” (nese do ish vetem kjo, do kisha çare ferren nga kinemaja qe ne 15 minutat e para te tij), por i merzitur nga fakti pse ka kaq pak kurajo tek kineastët amerikane per te dale, artistikisht, pertej kornizave te sternjohura te ‘american comedy’. E per me shume qe duket ashiqare qe regjizorja mund te jepte shume me teper!

nota : 5.8

trailer :https://www.youtube.com/watch?v=xep7s36qZL0

One Response to ““Laggies” – komedi amerikane me regji te Lynn Shelton”

  1. per ‘Laggies’ Says:
    e pashe filmin, faleminderit si gjithmone. Ishte e vertete qe eshte nje prurje e zakonshme per nga forma. Edhe qe regjisorja nuk guxoi ndonje gje te madhe me ato qe tha nepermjet tij, prape e vertete. Bie dakord qe ‘nuk guxoi’ duke u mbeshtetur per paralel ne cfare ke thene edhe per komedirat e tjera amerikane, si psh ‘Bad Teacher’ apo filmat e Apatow-t, apo jo?

    Po me thene te drejten, autor, mua s’mu duk dhe aq keq. Desha te them qe edhe vetem me plot-in dicka eshte thene sa mund te thuash qe fundi I filmit ishte nje surprise. Jane disa sjellje qe ia u veshim meshkujve sepse jemi mesuar t’iu perkasin meshkujve per tradite. Filmi te pakten ketu qendron independent tradites, them une. Por e kuptoj qe me rastin ne fjale, nuk te duhet ndonje trimeri e madhe te rrish independent ashtu – flasim gjithmone nga ana e skenarit me Knightley-n adoleshente. Knightley s’para me pelqen ne pergjithesi, po hajt.