Larry Charles

“The Dictator” – film amerikan nga Larry Charles

Une qe kam qene aq fans i “Borat” (jam shpjegu ketu pse) por dhe “Bruno” (ketu) më ka pas pelqy, ngela me gisht ne goje qe ne minutat e para, para “The Dictator”, filmi i ri me Sacha Baron Cohen.

I keq, eshte pak te thuhet (une pashe me pak se gjysmen : dola nga kinemaja ne krye te gjysem oreje). Mendoj se problemi kryesor eshte i rrafshit reprezentativ : nese Borati apo Brunoja ishin personazhe anonimë, Diktatori ben aluzion per personazhe te njohura si Sadam Hyseini apo Kedafi.

Keshtu qe, ajo qe me dukej interesante tek personazhet e krijuara më parë nga Sacha Baron Cohen, pra fakti qe ekstremizimi i sjelljes se tyre i kthente ata në të rëndomtë (qofte Borat, qofte Brüno, ishin aq karikaturalë, aq te pa-besueshëm, aq vulgarë, sa ktheheshin në të besueshem), tek personazhi i Diktatorit nuk ngjit, nuk funksionon. Me sa duket, eshte e pamundur per mendjen njerezore qe figura te tilla si ato te Kedafit apo Sadamit ti pranojme ne forme ultra-karikaturale (e te qeshim me to), per te mundur te reflektojme sadopak me pas.
Ose : qofte tek “Borat”, qofte tek “Bruno”, nese Sacha Baron Cohen ishte ne rolin e shot, shoqeria amerikane ishte ne ate te countershot, pra kishim shot/coutershot dhe in fine, filmat thumbonin ose fenomenin e ksenofobise (tek i pari), ose ate te homofobise (tek i dyti). Tek “Diktatori”, ç’ti thumbosh shoqerive perendimore (amerikane, ne rastin konkret), nga pikeveshtrimi i nje qelbesire si Sadami apo Kedafi ??

0.0

trailer i filmit :


YouTube – The Dictator Trailer (Sacha Baron Cohen)

Posted on 13th July 2012
Under: Te ndryshme | No Comments »

“BRÜNO”- film amerikan me regji te Larry Charles

Ky eshte humoristi anglez Sacha Baron Cohen

Perpara 3 vitesh, Sacha Baron Cohen ishte Borat-i, gazetari nga Kazakistani qe shkoi per ekseprience pune ne USA :

Kesaj rradhe, Sacha Baron Cohen eshte Brüno, gay, komentator i nje TV austriak Mode, qe po ashtu shkon ne USA per tu bere star :

Nga ana skenaristike (ne raport me “BORAT“) : principi i filmit eshte i njejte. S’ka asnje ’shpikje’. Dhe, ashtu sikurse “Borat” qe tallej me te metat e shoqerise amerikane, edhe “Bruno” arrin ne te njejtat konkluzione. Veçse kesaj rradhe, në shenjester nuk eshte më ksenofobia (frika nga te huajt – sikurse ishte tek “Borat“), por homofobia, frika nga homoseksualet, si dhe përqeshja ndaj “the society of the spectacle”, pra “shoqeria e konsumit, e spektaklit” ne te cilen jetojme tejembanë globit tone te dashur !

Ajo qe me duket interesante tek personazhet e krijuara nga Sacha Baron Cohen eshte fakti i ekstremizimit te sjelljes se tyre deri ne ate shkalle qe ata te kthehen në të rëndomtë : qofte Borat, qofte Brüno, jane aq karikaturalë, aq te pa-besueshëm, aq vulgarë, sa kthehen në të besueshem (sigurisht, ky ekstremizim, ky vulgarizim, eshte i bere me inteligjence dhe jo vulgaritet ! – ketu qendron çelesi i suksesit te personazheve).

Frëngu ka nje shprehje : “trop de provocation tue la provocation“, qe do te perkthehej : “provokimi ne ekstrem e eleminon provokimin vetë”. Ky duket te jete dhe principi baze i personazheve te deri-tanishem te Sacha Baron Cohen : nuk provokon “sa per te kaluar rradhen” (provokim per provokim), por provokon aq rëndshëm, sa stadi (niveli) i provokimit propozon kalimin ne diçka tjeter, ne ate te reflektimit.

***

Posted on 18th August 2009
Under: USAKomedi | No Comments »