Lana and Andy Wachowsky

Matrix 4 ?

Cloud atlas – film amerikan me regji te Lana & Andy Wachowski dhe Tom Tykwer

Ideja e pare qe me erdhi ne mend pasi pashe gjysmen e filmit (e pamundur ta çoje deri ne fund !!) ishte se  nuk behet fjale per gje tjeter veçse per ”Intolerance”-n (1915) e David W. Griffith-it (babait te Internacionales se Regjizoreve!), por… ne versionin geek! Pastaj nderrova mendje, sepse fundja po te ishte version-geek, do ishte gazmor, nderkohe qe “Cloud Atlas” eshte serioz dhe seriozisht i trishtueshem…

***

Në leter, filmi duket super eksitues dhe te merr ne qafe (fundja, eshte i bazuar mbi nje roman te suksesshem) : ngjarjet zhvillohen pergjate 5 shekujsh, ne hapsira kohore te ndryshme; behet fjale per qenie njerezore qe kryqezohen e takohen ne te shkuaren, ne te sotmen dhe ne te ardhmen. Ndersa ne ekran (ne imazh), filmi eshte komplet bosh (si nje fyell bosh, per shembull) : e vetmja gje qe dine te bejne vellezerit Matrix -desha te them Wachowski- eshte te filmojne (regjistrojne) surretër te perlyer ne makiazh apo njerez me dhembe te vënë. Amà asnjëhere trupa! Trupa njerezore hiç! As situata. As emocione. Vetem montazh (ne fakt, kolazh), i cili me siguri, po ta shkruash ne leter, funksionon per bukuri, por jo ne ekran. Edhe ai pak sensacion i Levizjes (me L te madhe, ok?) ose puna deri diku pasionuese me imazhet tek “Matrix” (tek ai i pari, kuptohet, por edhe tek Speed Racer i 2009-s, sepse edhe ai me ka pas pelqy deri diku) ka shkuar me sherbim, ka humbur pa lene gjurme…
Si shpjegohet ?? Ku shkuan valle vellezerit Wachowski ? Që Larry u be Lana kete e dime, po ku shkoi vellai tjeter ?? (sa per Tom Tykwer, regjizorin gjerman te ”Parfumit”, te njerit prej filmave me te shemtuar te historise se kinemase, pritshmeria ime ishte zero, keshtu qe nuk u zhgenjeva).

***

Secili segment i “Cloud Atlas” rrëfen revolten e dikujt kunder nje autoriteti, i cili mund te jete i misheruar ose permes Shtetit Totalitar, ose permes nje personi te pamoralshem, ose permes nje ndergjieje fajtore. Pra nuk jemi dhe aq larg prej universit te ’Matrix’, edhe pse jemi akoma me afer “V for Vendetta”. Deshira per ta ndare kete revolte, deshira per tu komunikuar te tjereve te njejten deshire lirie eshte ne qender te filmit. Me sakte, te skenarit te tij. Pra, ne leter. Sur papier.

E keqja e filmit eshte se, pak e nga pak, mijra tema te vockla vijne e i ngjiten atij nga prapa : dashuria, vdekja, karma, ringjallja, martirizimi etj etj etj, bejne qe “Cloud atlas”, me teper se me një film, te ngjaje me një pensum. Nje tjeter problem eshte fakti qe, per çdo segment, regjizoret kane perdorur nga nje zhaner te ndryshem : nganjehere komedine, nganjehere thriller politik, nganjehere… . Keshtu qe, ne vend qe filmi te fitoje unitet, tendenca eshte me se shumti drejt nje egzibicioni zhanresh. Nje tmerr i vertete ! Ose : 6 histori, 6 epoka te ndryshme, te montuara (ne fakt, te kolazhuara, te ngjitura me peshtyme) me sekuenca qe nuk zgjasin me shume se… 2 minuta!!! Tom Hanks qe luan rolin e 13 personazheve! Po ashtu Hugh Grant! Po ashtu Halle Berry! E gjitha kjo, permes nje salce hollywoodjane, ma non troppo ! Une vetem Godard-in (ose Malick) njoh qe t’ja dale mbane nje montazhi te tille! C’u eshte dashur vellezerve Wachowski ti futen nje ferri te tille??? 100 miljon $ (buxheti i filmit) per kete katastrofe ???

Keshtu qe erdhi nje moment kur i vetmi argetim ishte te rizbuloja se cili aktor fshihej pas x apo y makjazhi !

°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°

Shkurt, ne nje fare menyre, “Cloud Atlas” i ngjan jo pak shemtise se Matrix 2 apo 3. Mund ta konsiderojme si ‘Matrix 4′, apo jo ??

nota : Dysh!

TRAILER : http://www.youtube.com/watch?v=hWnAqFyaQ5s

Posted on 18th April 2013
Under: Te ndryshme | No Comments »