Joss Whedon

AVENGERS 2.0 – Age of Ultron (ose: sa seriozë këta ‘komikët’)

Meqe me kish pelqyer “Avengers 1.0” dhe meqe Joss Whedon eshte regjizor dhe skenarist edhe tek i dyti, shkova ta shihja me qejf te madh.

Me kujtohet fort mire qe, tek i pari, me kish pelqyer toni i lehte i filmit, nje far’ humori me superheronj, mungesa (per fat te mire!) e intriges dramatiko-letrareske (nuk thashe romaneske, ok?) e qe i jepte atij trajtat e nje ‘lodre’, te nje objekti , te nje ‘toy’ te bere me imazhe kinematografike.

Nuk mund te thuhet e njejta gje per “The Avengers: Age of Ultron” : filmi eshte jo pak i ’skenarizuar’, pra i dramatiko-letrarizuar. Kjo me siguri vjen nga fakti se, duke qene qe “Avengers 1.0″ ishte filmi i pare qe bente bashke nje bataré me super-heronj, per fat te mire, ky fakt duket se kish mjaftuar per ekzistencen e tij! Por meqe “Avengers” ka filluar tashme te marre formen e nje sage (epopeje) me shume seri (do behen me siguri nja 7 a 8 Avengers-a), Joss Whedon, skenarist dhe regjizor edhe tek kjo puntatë, me sa duket nuk ka mundur te evitoje ‘narracionizmimin’ e filmit, ashtu sikurse nuk ka mundur, me sa duket, t’u beje balle presioneve te studiove hollywoodiane qe kane financuar filmin (ne nje interviste te tij, ai shprehet se xhirimi i tij ka qene nje katastrofe e vertete, duke deklaruar se ka hequr tashme dore si regjizor i Avengers 3.0).

Pra filmi eshte fatkeqsisht ‘i rende’, shume serioz (s’ka fare nota humoristike siç kish i pari) dhe s’ka piken e autoderizionit. Lé pastaj pjeset ku superheronjte kthehen në civilë : ne ato momente, filmi merr trajtat e atyre te viteve ‘90, me dialogje llafazane duke humbur krejt magjine e Marveleve (te cilet, ne fund te fundit, jane ‘comic books’. Pra e kane fjalen ‘komik’ brenda). Por per fat, regjizori eshte artist i talentuar, dhe ka arritur te beje disa skena qe, gjithsesi, jane te arrira (psh beteja per te ‘qetesuar’ Hulk-un).

shkurt, goxha disappointment
😦
nota : 6.0

trailer :  https://www.youtube.com/watch?v=tmeOjFno6Do

***
Posted on 4th May 2015
Under: Te ndryshme | No Comments »

“The Avengers”- film amerikan me regji te Joss Whedon

Perveç “Hulk”-ut nr.1 (se ka dy Hulqe) qe e ka pas realizu ne 2003-shin Ang Lee (nje regjizor qe e dua fort !), nuk me ish dhene te shikoja ndonjehere filma me super-heronj.
Kisha degjuar qe tek ky i fundit, pra tek “The Avengers”, jane pothuaj te gjithe : edhe Thor, edhe Captain America, edhe Hulk, edhe Iron Man (edhe pse mungojne Spider-Mani dhe X-Mani, te cilet paska qene e pamundur te futeshin ne film, sepse jane shitur tek SONY ose FOX-i duke mos qene më prone e Marvel Studios).

Keshtu qe une fillova te shikoj filmin pa patur piken e haberit se cilat ishin vetite e filan apo fistek super-heroi, nga vinin, ç’a kishin bere… etj etj. Por edhe filmi, duke qene se merr si te mireqene qe publiku i njeh tashme personazhet ne fjale, nuk perpiqet fare (po fare amà !) te na shpjegoje historine e tyre.
Dhe pikerisht, ketu duhet te qendroje merita dhe magjia e filmit : nuk merret me narracion, me intrigë dramaturgjiko-letrareske (skenari mund te permbidhet ne dy rreshta gje !). Une biles, duke qene se nuk kuptoja kurgje nga ana skenaristike, fillova te mos lexoj më titrat, te shihja vetem imazhet dhe… kuptova gjithshka : filmi fliste vetë permes gjuhes se imazheve dhe kjo nuk eshte pak per nje film hollywoodian ! (te cilet, rendon flasim vetem permes gjuhes se dramaturgjise ose video-clipizmit). Ose, nese do ta thonim ne nje gjuhe më kinematografike : filmi, duke qene se nuk ka pothuaj fare skenar, ka pothuaj vetem… mizaskenë ! Dhe shume te mire biles !!  Sikurse nje tjeter gje e mire eshte fakti qe filmi nuk e merr veten shume seriozisht, dhe percjell nganjehere nje humor shume te veçante, biles nganjehere edhe karagjozllek, por karagjozllik assumed !

Nga ana e permbajtjes (te themi keshtu), po ashtu mund te thuhen disa gjera, sepse  filmi çoç edhe i thote disa te tilla : eshte mese evidente qe filmi trajton temen e tejkalimit te vetevetes, te raporteve individ-grup, por dhe ate te Amerikes post 11-shtatoriane. Marrim ‘konfirmimin’ se, perfundimisht, USA u hakmorr : misili godet shtepine e armikut (shtepine e Bin Ladenit pra mo) duke e asgjesuar ate.

Ok ok, skena finale (sulmi final) eshte ca si shume hollywoodian (30 minutat e fundit per mua jane edhe më skematiket, më klishesket), por pritni dhe ju, se “The Avenger” fundja blockbuster eshte : do ti nxjerre dhe ai parate e tij !

nota : 7.9

trailer i filmit :

Posted on 9th May 2012
Under: Te ndryshme | 1 Comment »