Josh Tank

“Chronicle” – film amerikan me regji te Josh Tank

Jo te gjithe heronjt jane super” – lajmeron posteri i ketij filmi. Une do shtoja : “jo te gjithe filmat fantastikë jane super”

Siç jam shpjeguar edhe me pare, nese me kane pelqyer filma te tille si “I’m Number Four” ose “The Last Airbender” apo “Cloverfield“, ka qene pikerisht fakti se keto filma e kane ruajtur nivelin e reales, gjithe duke qene filma fantastike. Dhe realja ne kete rast, nuk ka te beje aq shume me realizmin apo vertetesine e ngjarjes, fabules, me dukjen e saj “si e vertete”, sesa me menyren se si transmetohet kjo ngjarje, sado fantastike qe te jete.

Tek “Chronicle”, procedura qe zgjedh regjizori eshte ajo e Blair Witch-it, pra ajo e vetë-filmimit te ngjarjes (3 gjimnaziste, qe filmojne gjithe diten veten, nje dite prej ditesh, pasi bien ne kontakt me nje lende misterioze, kthehen ne te superfuqishem !). Vete-filmimi i ngjarjes i ka mjaftuar regjizorit per ta bere filmin e tij qe te duket bindes, ‘realist’ (me demek, te duket si i vertete). Ne fakt, pikerisht ketu eshte ndryshimi midis “Chronicle” dhe dy-tre filmave qe permenda me lart, sidomos ndryshimi midis tij dhe “Cloverfield“, film po ashtu fantastik dhe i bazuar po ashtu ne vet-filmim dokumentaresk : nese “Cloverfield” propozonte nje misazkene te pasur (duke e bere filmin te mirë); nderkohe qe  “Chronicle” mjaftohet me kete ’shpikje’ alla Blair Witch dhe… kaq.

4.5

trailer :

Posted on 3rd May 2012
Under: Te ndryshme | No Comments »