Jon M. Chu

“Step Up 3-D” – film amerikan me regji te Jon Chu

Kisha lexuar lart e poshte ne internet qe ky film ja vlente te shihej, per hir te perdorimit interesant të 3D. Argumenti i avancuar ishte nje far korrespondence midis kercimit (si formë artistike dinamike) dhe 3D (konsideruar si dinamikë e imazhit). Po mire, po shkojme e shikojme atehere !

Filmi fillon dhe, qe ne minutat e para, shihet nje djale i ri qe kercen rrugëve, e qe thote : “Pse, rrohet ne New York me 10 $ ne ditë ??”. Sigurisht qe nuk rrohet ! Dhe spektatori pret qe filmi te orfroje nje zgjidhje. Dhe qe ne esencë, eshte e meposhtmja : “shko ne nje konkurs te tipit “star academy”, tunde bythen dhe, po fitove, ja hodhe !”. Kaq i propozon filmi atij çunakut !

Ose thene ndryshe, nderkohe qe mileti nga halli tund menderen, zoteruesit (pronaret dhe zedhenesit e tyre – ne kete rast ata hollywoodianë) tallin menderen dhe zgjidhja me e thjeshte qe oftojne me cinizëm eshte “thelën me te madhe e kemi per vete, ju koken hengshi me njeri-tjetrin per ato pak thërime “.

Qe nga ai moment, pra ne krye te 20 minutave, une çava ferren nga salla e kinemase, sepse e mora “mesazhin” ! Dhe ajo qe mendoj per nje film te tille, edhe pse nje epitet i tille mund te ngjalle te qeshura, eshte : nje film dekadent dhe imoral.

Per 3D flasim nje here tjeter – tha 

0.0

Posted on 28th September 2010
Under: Te ndryshme | No Comments »