Jeff Nichols

Midnight Banal

“Midnight Special” – film Amerikan me regji te Jeff Nichols
Dikur, Hollywoodi arrinte te na ofronte nje kategori filmash qe shpesh quhen ”filma te medhej/te semurë” ( “grand films malades” ne frengjisht). Sipas François Truffaut, nje film i Madh/i semure eshte ai i nje regjizori te talentuar, por qe per nje arsye apo nje tjeter (skenar i veshtire per tu xhiruar, ndryshim i madh midis qellimeve regjizoriale dhe realizimit etj etj) deshton te jete nje film perfekt, nje ‘kryeveper’ -siç thuhet rendom. Por nese nje i tille, pra nje kryeveper, nuk eshte gjithmone pasionues, nje film i madh/i semure, në më te shumten e rasteve eshte i tille. Pra termi ne fjale nuk duhet konsideruar detyrimisht si term negativ. Perkundrazi! Biles jo rastesisht, shpesh filmat e-medhej/të-semure quhen ndryshe filma ‘kult’.

Sot Hollywoodi, me perjashtim te vellezerve Wachowski (regjizoret e Matrix-it, te cilet ndonjehere ende arrijne te bejne ndonje film te kesaj natyre: ndonjehere, por jo perhere), nuk arrin te na ofroje më te tille. Filmat e medhej hollywoodiane te sotem nuk jane më ’te semure’, por… te kastruar.
“Midnight Special” eshte i ketij lloji.

*

Tema e filmit eshte ajo e parashikuesit (ne sensin e falltarit) dhe atyre qe shikojne nepermjet tij. >Ne kete rast, ai eshte nje femi.
Problemi eshte se imagjinata vizuale e filmit eshte e nje varferie te tille sa më mire ai te quhej: Midnight BANAL. Nese tema e besimit (belief) ne nje film, ne princip, emocionon, tek “Midnight Special” ajo eshte e infektuar nga cinizmi. Rezultati eshte i meposhtmi: nje perzierje naive midis filmave te Spielbergut ( “ET”, “Close Encounters of the Third Kind” apo A.I. ) me “Abyss” te James Cameron-it dhe “Starman” te John Carpenter. Thjesht si riciklim. Tema e familjes, aq e dashur per kinematografine spielbergiane, tek “Midnight Special” eshte thjesht e ilustruar me motive konvencionale: ideja se femijet duhen lene te jetojne jeten e tyre xhiron pothuaj bosh në me te shumten e kohes.

*

Regjizori Jeff Nichols ka pas bere (në 2007) nje film, te parin fare, goxha te mire: “Shotgun stories”. Indipendent 100%. Pastaj, me ç’kuptoj, Nichols ka qene gjithe e më i tunduar per nga realizimi i filmave per kompanite hollywoodiane ( “Take shelter“  dhe “Mud” asnjeri nuk me pat pelqyer, ishin tentativa per te mikluar ato : shihni sa i talentuar jam!) . “Midnight Special” eshte kalimi definitiv i Jeff Nichols ne sistemin hollywoodian: filmi, qe ne pamje te pare mund te ishte nje meteor kinematografik i ngjashem me makinen qe ecen me 200km ne ore ne fillim te tij, rezulton ne fakt nje “exercise de style” i detyrueshem per kalimin definitiv te regjizorit nga produksioni indipendent në ate te studiove te medha (Warner Bros. eshte producenti kryesor i “Midnight Special” )

Jo faleminderit.

4.0

trailer: https://www.youtube.com/watch?v=1zuQTmVCEn4

click:

Posted on 29th August 2016
Under: Te ndryshme | No Comments »

Nga nje festival ne tjetrin…

Meqe ka qene dhe Festivali i filmit ne Kanë, ja nja dy filma te prezantuar ne ate te vjetshmin (2012) por qe kane dale neper kinema veçse javen qe shkoi : 

  ”Post Tenebras Lux”  – film meksikan me regji te Carlos Reygadas

Kur meksikani Reygadas filloi te beje filma,  gjuajti shume larg që me te parin: “Japon” (te cilin ai e prezantoi ne festivalin e filmit ne Kane ne 2002) fitoi asokohe Kameren e Arte (filmi me i mire i nje regjizori te ri) si dhe fitoi nje reputacion te hatashem ne rrjetin e filmave “autor’ : mund te thuhet pa piken e dyshimit se tashme “Japon” eshte kthyer ne nje film-kult.

Pastaj, Reygadas realizon :

– “Batalla en el cielo” ne 2004 : e adhuroj ate film

– dy vite me pas (2007) “Stellet Light” ( Silent Light – Drite e heshtur) – film i mire qe me eshte dhene ta rishoh para pak muajsh

– dhe tani te katertin : Post Tenebras Lux : Pas territ, drita.

  

Me kete te fundit, vjet ne Kanë regjizori fitoi çmimin e mizaskenes (Best Director) por kjo nuk do te thote ndonje gje te madhe : Reygadas zor se eshte ende tek pasioni per çmimet. E ka kaluar ate faze. Edhe pse kjo nuk do te thote se filmi nuk e meriton ate çmim. Perkundrazi! Sapo fillon filmi, qe ne imazhet e para befasohesh nga origjinaliteti dhe fuqia shprehese e tyre!

I nje pasurie marramendese per nga forma, “Post tenebras lux” eshte jo pak kernac per nga narracioni. Megjithate, misticizmi dhe misterioziteti i tij ‘ekuilibrohen’ nga poetikja dhe politikja qe ‘fshihen’ heshtur pas çdo plani dhe qe e bejne filmin aq vulnerabel sa qe spektatori mund ti vere atij çdo lloj etikete, por jo ta lërë ate indiferent!

 7.7

Trailer (click pic):

°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°
°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°

 “Mud” – film Amerikan me regji te Jeff Nichols 

Kete ka te mire kinofilia : kur fillon te shohesh filmat qe ben nje regjizor i ri ( “Shotgun stories“, filmin e tij debutues, Jeff Nichols e pat realizu ne 2007-n, kur ishte veçse 28 vjeç! ) mund ti renditesh njeri pas tjetrit dhe te besh nje permbledhje te ecurise se punes se tij.

Kshtu, nese filmi i pare i tij me pat pelqy, per te dytin, ”Take  shelter” kisha komentuar : “Asokohe, paskam shkruar se filmi i tij me kish pelqyer, dhe më kish bere pershtypje perdorimi i mire dhe me mend i buxhetit te vogel financiar. Ky opinion i atehershem korrespondon krejtesisht me te kunderten qe mendoj per “Take Shelter” : eshte evident se regjizori heziton ne perzgjedhjen e tij midis nje filmi intim indipendent amerikan dhe atij hollywoodian. Rezultati eshte i keq“.

Kesaj rradhe rezultati, per mendimin tim, eshte edhe me i keq! Sa me shume mjete financiare arrin te siguroje Jeff Nichols (i cili, per te treten here rradhazi eshte edhe skenarist i filmit te tij, pra e konsideron veten teresisht autor), aq me pak ‘e vertete’ behet kinematografia e tij. Ose thene ndryshe: filmi ka te gjitha sindromat e nje film-Sundance: uria e tij per te fituar notorietet shkaterron gjenuitetin e filmit, thjeshtesine dhe brishtesine (ta quajme keshtu) te tij.
Ncuk per mua…

4.0

trailer (click pic )

Posted on 28th May 2013
Under: Te ndryshme | No Comments »

“TAKE SHELTER”- film amerikan me regji te Jeff Nichols

Po e filloj sezonin kinematografik 2012 me nje atë te nje regjizori te ri amerikan, Jeff Nicols, te cilit i kisha parë para dy-tre vjetesh filmin e tij te parë fare “Shotgun stories“. Filmi i tij i dyte quhet “TAKE SHELTER” :
 Asokohe, paskam shkruar se filmi i tij me kish pelqyer, dhe mê kish bere pershtypje perdorimi i mire dhe me mend i buxhetit te vogel financiar. Ky opinion i atehershem korrespondon krejtesisht me te kunderten qe mendoj per “Take Shelter” : eshte evident se regjizori heziton ne perzgjedhjen e tij midis nje filmi intim indipendent amerikan dhe atij hollywoodian. Rezultati eshte i keq. Edhe pse skenari (qe eshte po ashtu, i vete Jeff Nicols) eshte i mire, biles shume i mire (filmi flet per paranojat e nje burri te ri, qe jeton ne nje zone te Amerikes ku ka shume tornado). Te kisha qene si regjizori, do ja kisha dhene skenarin per ta bere film ndonje regjizori tjeter, per shembull Cronenberg-ut, David Lynch-it ose pse jo Shyamalan-it ! Dhe rezultati, me te gjitha gjasat, do kish qene shuuume here më i mire !!

4.5

 

trailer i filmit :


YouTube – Take Shelter Movie Trailer Official (HD)

 ***

Posted on 26th January 2012
Under: USA | No Comments »