James Cameron

AVATAR – film amerikan me regji te James Cameron

  Kur beri nje film siç qe ai TITANIC, James Cameron arriti tre fitore:

1. realizoi filmin me fitim-prurës ne historine e kinemase
2. fitoi 11 OSCAR
3. filmi u kthye ne mit planetar qe s’ngeli njeri pa e pare.

Nga ana tjeter, James Cameron nuk eshte ndonje zanatçi blockbuster-ash qe xhiron njeri pas tjetrit filma te komanduar nga Hollywoodi (psh, si puna e Emmerich me “indipendence day” apo “2012″… mora nje shembull). TITANIC-un, Cameron-i e realizoi plot para 12 vitesh, e qe atehere, s’kish bere ndonje film tjeter. Nje armë e forte per te besuar qe eshte menduar mire pa e ka realizuar AVATAR-in e tij, qe ka dale me 16 dhjetor, njeherazi ne USA, Europe e kudo neper bote. Dhe siç thuhet, kish 12 vjet qe “priste” qe teknologjia te arrinte ne ate nivel qe te mund ta lejonte berjen e nje filmi te tille (nje perzierje e efekteve kompiuterike me lojen reale). Shto ketu qe ai vete eshte skenaristi, regjizori, por dhe producenti i AVATAR. Shkurt, jo pak faktorë per tu tunduar e per te shkuar me e pà nje film te tille, qe ne aparence, duket se i drejtohet nje publiku me se shumti adoleshent.

Ndaj dhe lind pyetja: AVATAR, me mire apo më keq se TITANIC-u ??

(ne foto: James Cameron)
Zakonisht, regjizorët qe kane disi respekt per lirine e krijimit te tyre dhe qe arrijne nje sukses si ai i TITANIC-ut, pas berjes se nje filmi te tille, angazhohen e bejne nje film më modest, me “te vogel”, me “me kembe ne toke” (gjithmone, ne planin financiar), per te pasur neser-pasneser nje hapsire manovrimi per filmat e tyre te ardhshem si dhe per tu mbrojtur disi nga sfida e famshme : “lart e me lart”.

Ne kundershtim me kete llogjike (edhe pse kufiri ishte i larte sa s’ka më per “shkak” te triumfit te pa-precedent te TITANIC-ut !), eshte me se e dukshme ambicja e James Cameron-it me AVATAR-in e tij per te tentuar per më lart, akoma e akoma per më lart. Per shembull : ka punuar me teknikat e reja grafike mbi 10 vjet qe te arrinte per shembull qe, shprehjet e fytyres njerezore, te mund t’ja ngjiste avatarëve (ufo-ve) te tij krejtesisht numerikë; ose perdorimi i kamerave 3 dimensionale (une nuk e pash ne 3D : nuk shfaqej i tille ne kinemane ku shkova).

Por pikerisht, ne kete pike (performancat teknologjike e grafike), filmi me bindi më se pakti ! Per te mos thene qe me se shumti më la indiferent (ndonjehere edhe me irritoi…). Me gjithe prirjen e mire qe kisha per ta pelqyer.
Jo pak gjera duken “déjà vu” (te para më pare), sidomos ne lojrat video apo ne filmat e animuar…

Zeri po ashtu lë per te deshiruar…., muzika shpesh korale alla-afrikane, me flaute alla-Titanic; vertet asgje e re dhe shpesh here kitsch (kiç).

Megjithate, mbetet narracioni (gjeja qe me pelqen veçanerisht tek Cameron, pikerisht tek TITANIC-u, eshte narracioni), narracion qe regjizori e zoteron fort mire; ose vizioni qe ka ai per boten, per njeriun dhe eksperiencat e tij (interesante keto gjera ne film !!), edhe pse personifikimi (incarnation-i) nuk eshte gjithmone ne forme harmonike dhe teresisht bindese.

ne foto: James Cameron

Historia e filmit : jemi shume e shume shekuj pas atij te XXI. Njerezimi ka zbuluar nje planet, planetin Pandora, dhe shkon atje per te zbuluar nje mineral te çmuar qe zgjidh krizen alarmante te energjise ne Tokë. Ne kete planet, jetojne disa qenie jashtetokesore, te quajtur Navis. Nje si pune tribuje.
Jake, heroi i filmit, zoteron ne vetvete nje avatar, nje veti metamorfozuese, per tu infiltruar midis popullates se planetit ne fjale, qenie te gjata 3 metershe ngjyre blu e me bisht shume funksionalesh. Dhe prap se prap, te duket se “i ke pare diku” !

Dhe ne fakt, banorët e planetit Pandora te kujtojne indianët e Amerikes ! Sikurse dhe filmi te kujton TITANIC-un. Vetem se kesaj here, pikeshikimi regjizorial nuk eshte ne anen e pushtuesve (anglezeve), por ne anen tjeter, ne ate te popullates vendase (indianet e amerikes = popullsia e planetit Pandora). A thua se, edhe pse Tokësorëve u ka ardhur ne maje te hundes te qenit njerezorë (AVATAR do te thote metamorfozim), edhe pse “shpetimi” shihet tek kontakti me jashtetokesoret (alienët — kesaj rradhe, nuk jane ata, por jemi ne më të zhvilluar), pra edhe pse “shpetimi” shihet tek post-humanizmi, prap se prap …bishti i “qenit” mbetet bisht !

***

Posted on 19th December 2009
Under: Te ndryshmeSci-FiUSA | 3 Comments »