J. J. Abrams

8 me 2 (Star Trek vs. World War Z)

Dy blockbusters estivalë, qe pashe kete vere nga te cilet i pari, ja mbledh “8 me 2″ te dytit.
Konkretisht :“Star Trek Into the Darkness” – film amerikan me regji te J.J. Abrams

Per te thene nje te vertete, kurre nuk kisha pare ne jeten time as ndonje pjese nga seria televizike e Star Treqeve, por dhe as EDHE filmin artistik “Star Trek The Future Begins” (2009). Sebep kesaj rradhe u be fakti qe regjizor i filmit eshte JJ. Abrams, kineasti qe pat realizuar  “Super 8″ (por dhe producent i “Cloverfield“) : dy filma qe me kane pas pelqyer shume!
Keshtu qe edhe pse nuk ua kisha fare (po fare amà!) idene personazheve te famshem te serise ( e cila, me te drejte ose te padrejte, ka patur reputacionin e diçkaje démodé), filmi me pelqeu! Shume biles!!
Pse ?
Ne nje fare menyre, tema eshte po ajo edhe e “Zero Dark Thirty” dhe “Iron Man 3″ : Bin Laden. Vetem se kete rradhe, supozohet se çdo te ndodhte nese “The nightmare number one” i Amerikes, ne vend qe te emelinohej brutalisht, do ti jepej mundesia te shpjegohej.
Më ekzaktesisht, behet fjale per ekuipazhin e “USS Enterprise” qe ka per mision ti jape fund akteve te nje terroristi intergalaktik (luajtur nga anglezi Benedict Cumberbatch, sharm prej akulli, fytyre zhapiku dhe ze prej sentori),  pa terhequr vemendjen e kombit armik qe e strehon ate (Klongons-ave), duke evituar keshtu krijimin e nje sebepi (casus belli) qe do te sillte shperthimin e Luftes. Ose me sakt, te Luftes se Yjeve. Sigurisht, ngjashmerite me Pakistanin (vendi qe strehoi Bin Ladenin) jane krejt rastesi te rastesishme !!  LOL.

Kaq sa per skenarin i cili, siç konstatohet lehtas, vazhdon te jete  “post-11 shtator”. Asgje te keqe ne kete mes, por edhe asgje te re. Shkurt, nuk kemi nderruar epoke.

Po per formen ?
Pikerisht ketu ‘luan’ filmi (jo filmi ne sensin e skenarit, por ne ate te mizaskenes, te ‘formes’, tamam si ajo shprehja : “palé se ku luan filmi???!” ).
Star trek into the darkness” eshte i bukur pasi pikerisht eshte i bere me qejf e me pasion: i nxjerre nga duart dhe mendja e regjizorit te “Super 8″, filmi ofron nje pasuri te hatashme zgjidhjesh (tamam si nje Rubik’s Cube !!), nje pasuri pikturale po aq te hatashme (per shembull skena e fillimit, por edhe ato te vendosura neper korridoret e anijeve kozmike) duke i dhene atij karakterin e nje Battleship Zero Gravity. Pra te nje graviteti zero, pra te nje… utopie!  Të nje utopie (sepse rrjedh nga vizioni i nje ‘Bote te Drejte’) ku, ndofta pikerisht per shkak te Arsyes, lufta e yjeve… nuk shperthen!

nota: 8.0

————————————————————–

“World War Z” – film amerikan me regjit te Marc Forster

Ky ishte tjetri blockbuster estival per te cilin kisha nje far’ kurreshtjeje per ta pare. Dhe shkova ta shoh.
Me poshte nuk po ndalem se per ç’fare behet fjale ne film por thjesht po shpjegoj se, edhe pse i te njejtit zhaner (fantashkencë) dhe i te njejtit gabari’ (blockbusters), “Star Trek” ja mbledh “World war Z” tetë (nota e te parit) me dy (nota e te dytit – pra filmi nuk me pelqeu fare, po fare fare amà).

World War Z” nuk eshte film, por eshte ajo qe une e quaj shpesh : skenar i filmuar. Pra duket se regjizori ka vepruar si me poshte : se pari ka marre nje skenar ne leter i cili, i bazuar ne nje roman (thone se romani eshte i shkelqyer pasi eshte i pershkuar nga nje humor i zi theres), eshte jo vetem plot difekte,  paradokse dhe budallalleqe skenaristike, por eshte edhe reaksionar e cinik (pjesa kryesore e sulmit te zombive nuk zhvillohet veçse ne… Izrael : toka e hebrejve si metafore ku trupat njerezore mblidhen me eskavator !! Marshalla metafora!).

Pastaj, nisur nga ky skenar, regjizori ngré filmin e tij i cili, siç thashe ne fillim, eshte thjesht ilustim kompjuterik (2/3 e filmit jane te realizuara nepermjet efekteve speciale – ne princip, s’ka asgje te keqe) i nje skenari letrar. Per ta ilustruar kete, po marr nje skene, ate te hapjes, e cila eshte nje skene paniku ne qytet : mberritja e zombive.
Skena eshte e kopjuar nga ajo e mberritjes se alieneve tek “War of the Worlds” i Spielbergut (film i shkelqyer në 90% te tij, me perjashtim te fundit ultra komercial; nejse). Pikerisht, mjafton te krahasosh keto dy skena hyrese te dy filmave ne fjale (fluiditetin e tyre, autenticitetin apo fotozhenicitetin e tyre) dhe e kupton menjehere se ç’dua te them me ’skenar te filmuar’, ose siç mund ta quajme ndryshe : perkthim mekanik te nje teksti ne imazh. Që Marc Forster nuk eshte Steven Spielberg une kete e di, por diferenca eshte e tille sikur te krahasosh nje roman me nje faturre dritash apo uji!

nota : 2

Tete me dy, me nje fjale.

 ***

Posted on 24th September 2013
Under: Te ndryshme | No Comments »

“Super 8″ – film amerikan me regji te J.J. Abrams

Une nuk e kisha bere ndonjehere lidhjen midis Matt Reeves, regjizorit te filmit “Cloverfield” dhe producentit te po atij filmi, J.J.Abrams : paskan qene shoke femijerie, shoke universiteti e keshtu me rradhe ! “Cloverfield” ka lene gjurme keto vitet e fundit, falë meritave te tij kinematografike ne aspektin e filmave-kamer-subjektive (tip “Blair witch project”). Ndersa J.J.Abrams qenka edhe regjizor i shume serive te famshme televizive, tip “Undercovers”, “Fringe”, ose skenarist i serise ‘Lost’. Dhe regjizor i ‘Star Trek’ (nuk e kam pà…, e s’di ç’a t’them). Dua te dal ketu që, siç paska nje bandë “Appatow” ne Hollywood, paska dhe nje bande tjeter shokesh : ajo e J.J.Abrams & co.

Nese nuk gabohem, u bene nja 7-8 jave qe “Super 8” ka dale ne USA; nuk di ne e ka pare ndonje nga keta amerikanet qe çoç vijne ndonjehere ketu tek kinoditari yne. Do ua keshilloja ta shihnin. Ja vlen.

Filmi eshte puro blockbuster, por fatmiresisht eshte puro kinematografi, too. C’eshte e sigurt, eshte se drejtimi artistik i filmit eshte impeccable : kam pershtypjen se “Super 8″ mund ti pelqeje shume publiqeve (nje publik, shume publiqe) njeheresh : edhe femijeve, edhe te rriturve, edhe nje pjese te kinofileve, edhe nje pjese te anti-kinofileve, dhe veçanerisht nostalgjikeve te viteve ‘80, ata qe jane rritur me “E.T” e Spielbergut ( i cili ne fakt, eshte producent i ketij filmi !!).

Me nje fjale : nje film spektakolar, pasionues, emocionues, inteligjent, eksitues, nostalgjik, prekës !
Jo pak per nje film hollywoodian, apo jo ??!

nota: 9.2

Posted on 16th August 2011
Under: Te ndryshme | No Comments »