Harmony Korine

Bikini forever !

“Spring breakers” -film amerikan me regji te Harmony Korine

 Ky eshte Harmony Korine, regjizor indipendent amerikan, child prodigy i kinematografise indipendente ”made in USA” i cili që 19 vjeç, shkruan skenarin e nje filmi tashme kult, “Kids”, me regji te Larry Clark dhe pak me vone, edhe skenarin e “Ken Park” (te te njejtit regjizor).
Pastaj, ne 1997, kur nuk eshte veçse 24 vjeç,  realizon filmin e tij te pare si regjizor me “Gummo”, dhe veçse 10 vjet me vone, ne 2007-n, te dytin : “Mister Lonely”. Per te dy keta filma, mendimi im eshte se kemi patur te bejme me ”shume zhurme per asgje” : te dy, jane me se tepermi “albume fotografike” te natyres “kush ben poza me te bukura indipendente“, se sa kinematografi e mirefillte. Por seç kam nje parandjenje se sot, vete regjizori eshte koshient per kete qe shkruaj dhe e kishte kot kur i genjente mendja se ishte MAU-ja (Mbreti i Artit Underground) te Amerikes. Nejse… : te shkuara, te harruara.

Tani Katerine eshte pjekur dhe ka kapur te 40-at. Filmi i tij i rradhes qe quhet “Spring Breakers” u prezantua vjet ne Festivalin e filmit ne Venecia : keto dite ai ka dale njekohesisht edhe ne kinemate amerikane, edhe ne ato europiane. Pranvera po troket : ktheni kupa puthni çupa, Spring Break forever !

Aktore kryesore te filmit jane hiç me pak e hiç me shume se kate çika te “Disney Channel” : Vanessa Hudgens, Selena Gomez, Ashley Benson dhe Rachel Korine (kjo e fundit eshte nusja e regjizorit), te cilat luajne rolin e kater shoqeve te ngushta (qe prej shkolles fillore!), te cilave u ka ardh ne maje te hundes jeta monotone prej studenteje, dhe nje dite te bukur ja kercasin ne LA per… Spring Break (feste gjigande pranverore e rinise pranverore amerikane, ku muzika dhe alokoli, dhe jo vetem alkoli, rrjedhin lume). Ne kerkim te horizonteve te reja.

Per te qene i sinqerte, nuk mendoja se Harmony Korine mund te ishte i zoti per te bere nje film te tille! E kisha menduar nje tip qe ka “nja dy-tre ide ne koke”, “nje çik talent” dhe… kaq. Por ajo qe regjizori ka ’zbuluar’ kesaj rradhe (filmi eshte tejet-tejet personal, gje e rralle per nje film amerikan!), eshte sinqeriteti. Kete gje ai e realizon sidomos permes personazhit te gangstas (luajtur nga James Franco, magjistral!), nen lekuren e te cilit fshihet, sigurisht, vete regjizori (e imagjinoj deshiren e paperballueshme te tij per ta luajtur vete ate rol – edhe pse James Franco eshte i jashtezakonshem !!). Pa dashur te zbuloj sekrete skenaristike te filmit (te cilat jane minimale ne pamje te pare… ), eshte evidente se Harmony Korine permes filmit zbulon magjepsjen e tij sa per Disney-n (permes vajzave te “disney channel” ), aq edhe per… Scarface (permes James Francos) ! Pikerisht, eshte “Spring Breakers” ee ndihmon ate te beje lidhjen midis te gjerave kaq kontradiktore e pa lidhje ne shikim te pare : a thua se paevitueshmerisht, e ardhja e Disney-t nuk mund te jete veçse… Scarface !

ps: sikur qofte dhe fakti qe, permes nje kënge banale te Britney Spears regjizori realizon nje nga sekuencat me te bukura te nje filmi ne keto 10 vitet e fundit, meriton per tu ngritur ne kembe e per te duartrokitur. Une personalisht nuk e kisha menduar kurre se mund te ndodhe nje mrekulli e tille permes nje kenge te … Briteny-t !

ps 2 : aktualisht, po ndodh diçka sa ‘argetuese’ aq dhe domethenese : qe prej dy javesh qe ”Spring Breakers” shfaqet neper kinemate e Frances, duke perfituar nga fakti qe aktoret kryesore te tij jane çuperlinat e njohura te “disney channel” (po aq sa dhe nga fakti qe posteri i tij eshte fort eksitues), filmi shfaqet ne gati 300 salla kinemaje (nga rreth 1000 qe ka ky vend), shifer me teper se e konsiderueshme per nje film indipendent! Mbreme u ‘argetova’ duke u hedhur nje sy komenteve te spektatoreve ne internet (shume te larta ne numer falë shkalles se larte te distribucionit te filmit ne fjale) dhe konstaova pa shume habi qe me shume se treçereku i tyre ishin… beterr! Mesuar me rrenat me xhufka qe ofron Hollywoodi permes 99% te filmave neper kinema, ai qe quajme rendom ‘publik i gjere’ dukej i revoltuar per mungesen e skenarit ne kete film (me skenar, ky ‘publik i gjere’ nenkupton intriga marramendese torturuese, te ‘pabesueshme’ dhe ‘te papritura’ e qe sigurisht, ne nje film te tille, as qe behet fjale); pa folur pastaj per irritimin e tyre me personazhin e gangsta repistit, qe “nuk ta mbush mendjen” (e si t’ja mbushe mendjen ‘publikut te gjere’ nje gangsta qe s’ka te beje fare-fare me klishete hollywoodiane ?? ). Shkurt: “Spring Breakers”, fale keqkuptimit te qellimshem alla-bikini, kthehet ne nje termometer qe mat temperaturen e vertete te ‘publikut te gjere’, ne kete pranvere te vonuar te vitit 2013

nota : 9.8

TRAILER i filmit : http://www.youtube.com/watch?v=rVvn9T6bqls

Posted on 21st March 2013
Under: Te ndryshme | No Comments »