George Miller

Mad Max : Fury Road – film amerikan me regji te australianit George Miller

 

Historia : ish-polici rrugor Max Rockatansky (rol i luajtur nga Tom Hardy), sillet verdalle ne nje bote post-apokaliptiko-berthamore ne te cilen klane kanibalesh, sektesh dhe motoristesh perplasen per vdekje mes shkretetirash te pafundme ne kerkim te naftes dhe ujit. Ne rrethana paradoksale, atij do ti duhet te behet ortak me Imperatoren Furioza (luajtur nga Charlize Theron), kunder tiranit Immortan Joe, armikut te perbashket.

Gjithe duke qene blockbuster par excellence, Mad Max Fury Road ka meriten e shuarjes se mitit te 3 Mad Max-ëve pararendes per te mundesuar lindjen e nje miti te ri : merita sigurisht qe i takon regjizorit, i cili nuk bie ne batakun e klisheve te gatshme blockbusteriane por shkel territore te reja imagjinative, te guximshme nganjehere deri-deri ne kufijte e kinemase autoriale, gjithe duke marre persiper rrezikun e mos-pelqimit te filmit nga fansat tradicionalë te kesaj sage te famshme.

Western futurist, filmi eshte goxha modern (e di e di qe kjo fjale eshte fort e keqperdorur, por s’ka gje, pasi regjizori eshte koshient) dhe ‘djallezisht’ feminist (edhe kjo, s’ka gje te keqe apo moralizuese, sepse edhe kete gje regjizori e ben me qellim).

Modern, sepse godet me te paren. Pra, qe ne fillim, Mad Max imponohet permes aksionit, duke anashkaluar skenat preleminare debilizuese, aq tipike per filma te kesaj natyre. Modern, sepse injoron overcutting (detajizimin e nje skene aksioni ne dhjetra plane te vogla filmike, qe eshte dhe semundja me e keqe e filmave-aksion, a thua se spektatori eshte kokrra e budallait) : në vend te kesaj, filmi propozon nje rrefim pothuaj linear, te drejte si shigjeta, metafora e te cilit do te ishte fiks fotoja majtas. Nga i gjithe ky zjarr dhe llahtar, ‘paradoksalisht’ lind nje opera e vertete  Heavy Metal, lirike dhe baroke sa s’behet.

Feminist, sepse ‘in fine’, heroi kryesor i filmit nuk eshte Maxi, por… Furioza! (ketu ka te beje shume edhe fundi i filmit, te cilin nuk po e tregoj).
Te gjitha keto, e bejne “Mad Max -fury road” nje trashegimtar te denje te “Metropolisit” te Fritz Lang-ut (qyteti i ndare me dysh: ne njeren ane aristokracia, ne tjetren, populli skllav), te “Indiana Jones” (per nga ritmi testosteronian) dhe te “Matrix” (per te ardhmen e shkretuar), gjithe duke i dhene te drejten te kaleroje si nje kalores indipendent qe ridefinon (shpesh me jo pak finese !) kodet e filmave-aksion

nota : 8.7

trailer :https://www.youtube.com/watch?v=hEJnMQG9ev8

One Response to “Mad Max : Fury Road – film amerikan me regji te australianit George Miller”

  1. nowood Says:
    Isha kurioz per pikveshtrimin tend per kete film. Une e kam pare nje muaj e gjysme me pare dhe me pelqeu shume. Dhe ne fakt doli me i mire se c’e prisja si fans i Mad Max-it qe jam. Ky Mad Max konkurron pa frike me me e mirin e Mad Max-eve, ate te dytin.
    Ne 3D eshte breathtaking- si ne kuptimin anglez qe ka kjo fjale ashtu dhe ne kuptimin shqiptar (marrje fryme). Filmi eshte nga fillimi ne fund aksion i paster ose me sakte aksion esencial dhe e perfshin aq shume spektatorin sa ka vetem disa sekuanca qetesie por keto jane me shume per te marre fryme dhe ia fillon perseri….Per mua ky Mad Max eshte nje simfoni e aksionit. Ne ndryshim nga Mad Max 2 (Road Warrior) qe per mua eshte me i kompletuari nga te gjithe, ky Mad Max luan forte me esencialen e aksionit. Duket sikur sfida per Millerin ka qene te tregoje se edhe po theksove vetem aksionin mund te dale art i kulluar. Dhe ia ka dale.