David O. Russell

Pas ujkut, dhelpra?

“American Hustle” – film amerikan me regji te David O. Russell

I frymezuar nga historia e Abscom (ndermarrje fiktive e krijuar enkas nga FBI ne vitet ‘70, me qellim futjen ne gracke te zyrtareve te korruptuar) filmi tregon peripecite e nje agjenti jo pak delirant te FBI (Bradley Cooper) qe manipulon nje dyshe mashtruesish, gjithmone me qellim futjen ne gracke te disa politikaneve mafioze.

Gjysma e parë (qe eshte goxha  scorsesiane), nuk ka ndonje interes, biles eshte goxha monotone dhe banale (ndofta sepse vetem Scoseses i shkon scorsesizmi).
Gjysma e dyte pastaj, qe eshte dhe me interesante, anon me se shumti nga melodrama e tipit trekendesh-sentimental: nje burre (Christian Bale) i dyzuar mes dy grash (ose : nje grua (Jennifer Lawrence) te cilen e duan dy burra njeheresh). Ketu duket se ka diçka: mizaskena (regjia) duket sikur kerkon diçka per te thene ne lidhje me natyren njerezore, dhe mua mu duk se diçka edhe e  thote (sepse po te jete per nga historia (per nga intriga), zor se ndonje spektator mund te dyshoje gjate filmit se politikanet e korruptuar nuk do futeshin ne burg, ne fund te tij). Pra duhet pranuar se ka nje far’ talenti ne nderthurjen (ose edhe me sakte, ne shpalosjen- njesoj siç shpalosim nje leter te palosur si fizarmonike) e suspensit, pra te intriges policore (ne forme labirinthi) me historite sentimentale te filmit.

Tani : une them se filmi mund te ishte shume me i mire, por ndofta edhe mund edhe te mos ishte.

1. Filmi mund te ishte me i mire, sepse regjizor i tij eshte David O. Russell, i cili e ka filluar karrieren ne vitet ‘90 me nja dy filma indipendente, dhe menjehere pastaj kapi majat e lavdise ne 1999 me “Three Kings” (me George Clooney ne Irak), komedi burleske (sikurse dhe “American Hustle” ) qe korri nje sukses te papare. Pasaj, David Russel ndenji pese vjet (!!!) pa bere ndonje film dhe, veçse ne 2004 realizon nje tjeter komedi burleske ( “I heart Huckabees” ), kesaj rradhe deshtim total (nuk e kam pare ndonjehere por do isha kurioz ta shihja : di qe më se shumti eshte etiketuar si film-kapriço bere nga nje regjizor kapriçoz megaloman). Deshtimin komercial sigurisht qe nuk ta fal njeri ne Hollywood, keshtu qe regjizorit te “Three Kings” nuk i financuan më filma per 6 vjet rresht, deri ne 2011 kur shoku i tij Mark Wahlberg u be sebep qe si producent ti financonte filmin e tij “Fighter” (kete e kam pare kur ka dale ne kinema) dhe nje vit më vone “Silver Linings Playbook”.
Pra i bie qe, vetem tani ne 2013, David Russell te kete ringritur realisht koken, qe prej traumës me “I heart Huckabees”. Por si duket, kaq di e kaq ben (regjizura e “American Hustle” s’ka ndonje gje te jashtezakonshme, eshte goxha konvencionale, dhe mendimi im eshte se filmi nga kjo ane, mund te ishte shume here me teper guximtar, kontraversal, kurajoz).

2. Por parë nga nje tjeter pikeshikim, edhe sikur regjizori te kish mundur, ndofta filmi mund te mos ishte me ‘i mire’, dhe kjo per nje tjeter arsye: ”American Hustle”, edhe pse i realizuar ne 2013, i merr ngjarjet ne te kaluaren (ne vitet ‘70). Pra eshte film retrospektiv. Por, filmat qe i vendosin ngjarjet ne nje epoke te shkuar, seç kane gjithsesi diçka prej konservatoreje, diçka prej regresiveje ne vetvete (edhe pse jam i ndergjegjegjshem se ka patur e do kete gjithmone kryevepra qe trajtojne tema “nga e kaluara”, siç thuhet rendom). Ose per te qene më i qarte: nder regjizoret e medhej, ka patur plot qe kane realizuar shumicen e filmave te tyre me teme nga e kaluara (pothuaj te gjithe filmat western te John Ford, pa dyshim regjizorit me te madh amerikan te te gjithe kohrave, i zhvillojne ngjarjet e tyre ne shek XIX; po keshtu edhe ato te gjeniut japonez Mizoguchi). Ndaj dhe e perseris, ketu nuk ka asgje te keqe!  Por amà, ka patur edhe regjizorë (si italiani Antonioni apo japonezi Ozu apo francezi Godard) te cilet gjate karrieres se tyre nuk kane bere qofte dhe nje film te vetem qe te trajtoje nje ngjarje qe zhvillohet në te kaluaren (ne raport me kohen kur eshte bere filmi). Dhe po ta vesh re me kujdes, kjo gje ekziston edhe ne letersi (ne mund ta quajme si arritje faktin qe romanet e Kadarese, para 1990-s, evitonin temat e dites, pra dhe klishetë e realizmit socialist, duke i vendosur ngjarjet e tyre ne te kaluaren historike te shqiptareve, por eshte fakt se nje gje e tille e shkeput vepren e nje shkrimtari apo artisti nga aktualiteti, cilado qofshin arsyet e nje zgjedhjeje te tille). Keshtu dhe kjo puna e “American hustle” : ndofta filmat qe i vendosin ngjarjet e tyre “ne te kaluaren”, kane vetvetiu diçka prej konservatoreje, sikur qofte dhe vizualisht (look retro, vintage etj etj). Por jo vetem!

E gjitha kjo me kujton se kete vit, kemi pare nje tjeter film amerikan, fort te afruar per nga tema me kete ne fjale: “Ujkun e Wallstreet”-itte Scorseses, i cili gjithashtu evokon nje periudhe tashme te shkuar (vitet 80-90). Me te vetmin ndryshim: nese filmi i Scorseses i ngjan nje katedraleje jo pak megalomane ku mitologjia e gangsterizmit sherben si kamatë çik e dyshimte per deliret artistike te Scorseses, ky i David Russell eshte shume here me modest. Fundja sikurse edhe vete personazhi kryesor i tij: ne vend te ujkut, kesaj rradhe behet fjale per nje dhelper. Vertet hilacak, por shume here më pertac ne aktet e tij se nje ujk! Fiks si ne foto.

Te dy filmat jane satira, por nese i pari (Ujku) i ngjan me se tepermi nje opere, ky i dyti (Dhelpra) eshte me se shumti jazzy. Besoj se preferenca per njerin apo tjetrin do te ishte e te njejtes natyre edhe me keto dy zhanre te muzikes.

7.0

trailer : http://www.youtube.com/watch?v=h5Cb4SFt7gE

***

Posted on 19th February 2014
Under: Te ndryshme | 1 Comment »

“Fighter” – film amerikan me regji te David O. Russell


Ne fillim te filmit, marrim vesh se “Fighter” eshte nje biopic (biography picture). Kete e mesojme permes nje tabele ku shkruhet : “Bazuar ne nje histori te vertete” (vdesin amerikont per i çik film te bazum ne nje “histori te vertete” ! ). Ne fakt, filmi rrefen historine e boksierit amerikan Micky Ward, dhe raportet tij me me trajnerin, qe nuk ishte kushtjeter veçse vellai i tij, ish boksieri Dicky – me vonë toksikoman i regjur.

Ne fund te filmit, sapo fillojne titrat e mbylljes, shihen imazhet e verteta te dy vellezeve, historia e te cileve rrefehet ne film dhe luhet nga aktoret Mark Wahlberg & Christian Bale. Dhe pikerisht, ato imazhe te bejne te mendosh se sa i obsesionuar eshte Hollywoodi me moton e tij “bigger than life” : gjithe ajo marramendje filmike (kodet e filmit hollywoodian shkeqejne par exellence pergjate dy orëve !), per te treguar, ne fund te fundit, historine e dy tipave nuk ka ku te shkojë më ordinerë qe sot, pak a shume ngjajne me :

E perseris : problemi nuk eshte pse heronjt jane ‘ordinere’, as pse sot jane plakur, u kane rene dhembet etj etj etj. Problemi (nese ka nje te tille) më duket se ka te beje më shume me optiken, me shikimin e gjerave, ndodhive, personave nga ana e Hollywoodit (kuptohet, jo vetem sot, por sot e mot !), dhe diferenca kaq e stermadhe midis asaj qe e quajme rëndom realitet, dhe kinematografise.

Keto mendime më erdhen ne mendje ne fund fare te shikimit te “Fighter“, per te cilin nuk e mohoj se eshte film i bere me ndershmeri e sinqeritet, per me teper qe regjizori, David Russell, eshte nga te rrallët regjizore ‘Made in USA’ qe perpiqet te beje diçka disi më personale, disi më te veçante (kujtoni ‘Three Kings” me George Clloney ne Irak).

5.7

Posted on 28th March 2011
Under: USA | No Comments »